reali3

Edhe Pepe mungon ndaj Las Palmas

Periskopi.com Sporti

Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë për sfidën e fundjavës ndaj Las Palmas.

Në listën e të ftuarve nga trajneri Zinedine Zidane nuk bëjnë pjesë Marcelo, Casemiro dhe Pepe.

Për dy të parët është raportuar dje se do të mungojnë, ndërsa për reprezentuesin e Portugalisë u mësua sot se nuk do të jetë gati për ndeshjen që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

reali3

Pas Marcelos, Realit i mungon edhe Casemiro

Periskopi.com Sporti

Lajmet e këqija për tifozët e Real Madridit duket se nuk kanë të ndalur.

Pasi u raportua më herët se mbrojtësi i majtë Marcelo nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës të Los Blancos, tashmë mësohet se madrilenët do të kenë edhe një tjetër mungesë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Casemiro, i cili nuk ka stërvitur fare me skuadrën para ndeshjes ndaj Las Palmas, e cila zhvillohet në fundjavë. /Periskopi.com