vokrri

Vokrri flet pas seancës së CAS për Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar seancën e sotme të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila u mblodh pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Serbisë.

Periskopi.com Sporti

Pala serbe ka paditur UEFA-n, e cila më 3 maj, në Kongresin e Budapestit pranoi Kosovën si anëtare të saj, me 28 vota pro, por kjo sipas palës serbe është në kundërshtim me statutin e UEFA-s, pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-s.

Për këtë arsye, CAS ka thirurr sot drejtuesit e Federatës Serbe dhe avokatët e tyre, derisa në seancë ishin edhe zyrtarët ligjorë të UEFA-s, por jo edhe Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nuk është ftuar fare.

“Është mbajtur një seancë gjyqësore në të cilën ne nuk kemi qenë të ftuar, pasi Federata Serbe ka paditur UEFA-n. Ndoshta do të ishte mirë të ishim të paktën si vëzhgues, por nuk jemi ftuar. Nuk besoj se kjo çështje mund të përbëjë ndonjë shqetësim sa i përket pranimit tonë”, ka deklaruar Vokrri për “GazetaOlle.com”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë verzionin e saj, duke konfirmuar dëgjimin e palës serbe, dhe se shumë shpejtë do të dalë me një vendim.

cas

Vendimi i Gjykatës së futbollit për Kosovën mund ta rrezikojë stabilitetin në Ballkan

Përse vendimet e Gjykatës së Sportit në Zvicër mund të rrezikojnë stabilitetin në Ballkan? Në Gjykatën Ndërkombëtare të Sportit të Luzanës me nismën e Serbisë zhvillohet seanca dëgjimore mbi pranimin e Kosovës në UEFA.

Periskopi.com Sporti

Këtë të hënë në Zvicër ka nisur procedura për marrjen e vendimit më të rëndësishëm politik të vitit për Ballkanin. Federata serbe e Futbollit me ankimin e saj pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Sportit në Luzanë kërkon që të kthehet vendimi i marrë në mars në Kongresin e UEFA-s në Budapest për pranimin e Kosovës.

Sebria argumenton, që në Budapest janë shkelur statutet e UEFA-s, sepse sipas tyre një federatë futbolli mund të bëhet anëtare, vetëm nëse vendi përkatës është anëtar i OKB-së. Nëse Gjykata i jep të drejtë Serbisë, Kosovës do t’i duhej të tërhiqej edhe nga FIFA, ku mund të jenë anëtar vetëm federatat, të cilat janë pranuar edhe në UEFA.

Duke komentuar këtë proces gazeta e përditshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) vë theksin te çështja e tendencave për bashkim ndër shqiptarët. Sepse, pikërisht, për të shmangur rrezikun e ndryshimit të kufijve në Kushtetutën e Kosovës, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit është përcaktuar përdorimi i simboleve, si flamuri i Kosovës e ai i Shqipërisë për krijimin e një identiteti kosovar.

E sporti është një nga fushat, ku preferohen veçanërisht simbolet kombëtare. Ishte sinjifikative, që fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi u brohorit në Prishtinë me flamurin e Kosovës, dhe jo me atë të Shqipërisë.

“Për sportistët kosovar deri më tani Shqipëria ka qenë pika e referimit që u ka hapur atyre rrugën drejt suksesit. Ndaj prej vitesh një qëllim i rëndësishëm politik i qeverive në Kosovë dhe i përkrahësve ndërkombëtarë perëndimorë ka qenë pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. Sporti më popullor i njerëzimit, kështu gjykohet, ngre peshë emocionet e milionave në Ballkan, e kësisoj mund të kontribuojë edhe për forcimin e një identiteti kosovar. Është e mundur që juridikisht Serbia të ketë sukses në Luzanë, sepse argumentet ligjore janë të forta. Serbia përpiqet edhe në fusha të tjera të mbrohet me sukses kundrejt pavarësimit të mëtejshëm kosovar. Beogradi pengon edhe një prefiks të vetin telefonik të Kosovës, inicialin e saj në internet si dhe pranimin në UNESCO. Lista është e pafundme. Nëse qeveria serbe tani do të ketë sukses edhe në Luzanë, me këtë ajo do të bëjë edhe një hap më tej për ta hedhur më shumë ish-provincën e vet në krahët e Shqipërisë”, shkruan FAZ. /DW/

cas

CAS sot merr vendim për Kosovën

Gjykata e Arbritrazhit sportiv (CAS), do të nisë ta shqyrtojë ankesën e Federatës serbe të futbollit.

Periskopi.com Sporti

FSS ka bërë ankesë ndaj vendimit të UEFA-s për pranimin me të drejta të plota të Federatës së Futbollit të Kosovës në shtëpinë më të madhe evropiane.

FFK u pranua me të drejta të plota në UEFA më 3 maj të këtij viti ku kishte 28 vota pro dhe 24 tjera kundër.

Federata serbe ka vlerësuar se pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një shkelje e statusit.

Në deklarata të mëhershme zyrtarët e FFK-së kanë thënë se nuk duhet të shqetësohemi pasi Kosova është pranuar në UEFA sipas rregullores së kësaj të fundit.

vokrri

Serbia pritet të dështojë në CAS rreth Kosovës më 31 tetor

Serbia është ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Periskopi.com Sporti

Sipas listës së seancave dëgjimore të CAS, çështja në fjalë do të merret në shqyrtim më datën 31 tetor.

Anëtarët e UEFA-s votuan 28-24 në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë, vendim që i hapi rrugën pranimit të kosovarëve pak ditë më vonë edhe në FIFA, duke u njohur ndërkombëtarisht në futboll dhe duke u përfshirë në eliminatoret e Botërorit 2018.

Serbët e cilësuan këtë një “votë politike” dhe kërcënuan me gjyq në KAS, duke harruar se nga zyrat e Lozanës nuk kanë dalë asnjëherë fitimtarë.

Në të gjitha rastet e mëparshme, si ndaj ish-trajnerit Radomir Antic, Shqipërisë apo UEFA-s, pala serbe ka humbur gjithmonë në CAS, që tregon qartësisht se pretendimet me të cilat është paraqitur atje kanë qenë të kota apo krejtësisht të paargumentuara.

Kuptohet që gjyqi i palës serbe do të jetë kundër UEFA-s, e cila ka marrë këtë vendim, ndërsa pala kosovare do të jetë thjesht spektatore në këtë çështje pasi është institucioni i futbollit ai që do të provojë se vendimi i marrë nga anëtarët e saj është mëse i drejtë dhe i ligjshëm.

kosova-shqiperia

CAS shqyrton ankesën e Serbisë ndaj Kosovës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e njohur shkurt si CAS, ka vendosur që ankesën e Serbisë për pranim të Kosovës në UEFA ta shqyrtojë më datën 31 tetor.

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian në maj të këtij viti, ndërsa Presidenti i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic e kishte kundërshtuar ashpër vendimin që mundësonte pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Vendimi i UEFA-s i parapriu pranimit të Kosovës edhe në FIFA, të cilën Kosova e arriti poashtu në muajin maj. /Periskopi.com

Real Madrid's Toni Kroos, center, is greeted by team mates after scoring a goal during a Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and Athletic Bilbao at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Saturday, Feb. 13, 2016. (AP Photo/Daniel Ochoa de Olza)

CAS gëzon Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e njohur shkurt si CAS ka marrë një vendim të mirë për Real Madridin.

Lojtarët e rinj të madrilenëve ishin dënuar ditë më parë nga FIFA, mirëpo tani pas këtij vendimi të CAS, ata do të kenë të drejtë të luajnë për skuadrat e tyre përkatëse.

“Fëmijët e prekuar nga dënimi mund të luajnë përsëri me ekipet e tyre përkatëse”, thuhet njoftimin e Real Madridit.

Los Blancos janë ankuar në këtë gjykatë duke kërkuar anulimin e vendimit të FIFA-s, ndërsa tani pritet përgjigjja e CAS. /Periskopi.com