bacca

Bacca qëndron në San Siro

Agjenti i sulmuesit kolumbian Carlos Bacca, ka hedhur poshtë çdo lajm që e lidhë klientin e tij me një largim nga San Siro.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave italiane sulmuesi Bacca ka prishur raportet me trajnerin Montella, besohet se ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit, ku interesimim kanë Napolit, Paris Saint Germain dhe ish skuadrës së tij Sevilla

“Po lexoj dhe dëgjoj shumë gjëra të pakuptimta”, ka thënë agjenti Sergio Barila për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ai është shumë i lumtur te Milani dhe nuk do të largohet”, ka shtuar përfaqësuesi i lojtarit.

Bacca ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 13 ndeshje në Serie A këtë sezon. /Periskopi/

bacca

Milani gjen super-sulmues, Bacca drejt largimit

Carlos Bacca po përjeton momentin e tij më të keq të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Shifrat nuk janë kundër kolumbianit sepse deri në këtë fazë të sezonit edhe vitin e kaluar ai kishte realizuar vetëm 6 gola por mungesa e vazhdimësisë nga ana e tij në ndeshjet e fundit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin Montella dhe që bën të bien këmbanat e alarmit.

Bacca ka 5 ndeshje që nuk shënon dhe ndaj Palermos trajneri i Milanit i besoi Lapadulas në vend të tij. Kjo situatë ka bërë që Milani tashmë të hidhet në sulm në kërkim të një tjetër bomberi, teksa po përflitet shumë për një afrim te Sturridge. Sulmuesi i Liverpooli nuk është shumë i preferuar nga Klopp.

bacca

Milani i vendos çmimin Bacca’s

Milani i ka vendosur çmimin sulmuesit Carlos Bacca.

Periskopi.com Sporti

Për kolumbianin, gjigandi italian kërkon hiç më pak se 40 milionë euro.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja italiane Corriere dello Sport.

Për Baccan është duke shfaqur interesim klubi anglez, West Ham United. /Periskopi.com

bacca

Bacca drejt gjigandit francez?

Pas prishjes së marrëdhënieve me trajnerin Vicenzo Montella gjatë fitores së Milanit ndaj Pescaras, Carlos Bacca ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Periskopi.com Sporti

Besohet se Paris Saint-Germain janë të gatshëm që të transferojnë kolumbianin, pasi që trajneri i tanishëm i francezëve, Unay Emery, e kishte nën urdhrat e tij gjatë kohës në Sevilla.

Bacca në 49 paraqitje për ‘rosonerët’ ka shënuar 29 gola. /Periskopi.com

 

bacca

PSG insiston për Bacca

Paris Saint-Germain po vazhdon interesimin për sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca.

Periskopi.com Sporti

Kolumbiani është në shënjestër të kampionit të Francës kohëve të fundit.

The Sun shkruan se francezët do të tentojnë transferimin e sulmuesit në afatin kalimtar të janarit.

Largimi i Zlatan Ibrahimovic ka lënë një zbrazëtirë jo të vogël në skuadrën e drejtuar nga Laurent Blanc, edhe pse sulmuesi Edinson Cavani është në formë të mirë.

Bacca mund të joshet për të kaluar në Francë për shkak se PSG merr pjesë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk e ka edhe Milani. /Periskopi.com

bacca

Do të doja të punoja me Emery

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Milanit, Carlos Baca ka zbuluar se do të dëshironte të punonte me trajnerin e Paris Saint-Germain, Unai Emery.

Dyshja në fjalë kanë punuar së bashku në të kaluarën, kur ishin pjesë e skuadrës spanjolle Sevilla.

“Emery është menaxheri më i rëndësishëm që kam pasur gjatë karrierës sime. Ai më ka ndihmuar t’i përmirësojë performancat e mia. Unë gjithmonë mendoja i qetë sepse ai më besonte gjithmonë mua”, deklaroi Bacca.

“Ai është gjithashtu një mik i mirë i imi. Ndoshta ky është sekreti i një marrëdhënie të shkëlqyer mes nesh”.

“Unë do të doja të punoja sërish me të në të ardhmen. Por, unë jam i fokusuar vetëm te Milano në këtë moment”. /Periskopi.com