zidane

A do ta thejë Zidane rekordin e madh të Ancelottit?

Që nga humbja e 6 prillit ndaj Wolfsburgut 2-9, Zidane dhe Real Madrid nuk kanë njohur më disfata. Ata janë deri më tani të pamposhtur për 234 ditë, ose një total prej 30 ndeshjesh.

Periskopi.com Sporti

Nëse “galaktikët” fitojnë edhe sot kundër Sporting Gijonit, Zizou dhe lojtarët e tij barazojnë rekordin e Ancelottit. Carletto arriti që ta mbante Real Madridin pa humbur në sezonin 2013-2014 për 31 ndeshje.

Bilanci i gjatë i italianit dhe Real Madridit të asaj periudhe ishte 26 fitore dhe 5 barazime, ndërkohë që Zidane ka 22 fitore dhe 8 barazime deri më tani/.

ancelotti2

E pabesueshme, Bayerni shkarkon Ancelottin?

Humbja e Bayern Munichut kundër Rostovit ka vënë në diskutim të ardhmen e Carlo Ancelottit në këtë skuadër.

Periskopi.com Sporti

“Corriere dello Sport” shkruan se ndeshja e ardhshme në Bundesligë kundër Bayer Leverkusenit mund të jetë një duel vendimtar për postin e tij, shkruan Albeu.

Kritikët e Ancelottit e fajësojnë për modulin e lojës, dështimin për të përmbysur një ndeshje në disavantazh dhe raportin jo të mirë me ekipin në dhomat e zhveshjes.

Bayern Munich ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme nga Borussia Dortmund në Bundesligë dhe Rostov në Ligën e Kampionëve.

ancelotti-cropped_13kp81iim5mg4102bh3owrsge1

Ancelotti: Nuk e nënvlerësuam Rostov-in

Trajneri italian i bavarezëve, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij e kishte marr seriozisht ndeshjen ndaj ekipit rus.

Periskopi.com Sporti

Tekniku italian beson se më shumë i kanë kushtuar gabimet se sa mos serioziteti i skuadrës në takimin e sotëm. Rostov përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-2 për të fituar ndaj Bayernit.

“Ne nuk e kemi nënvlerësuar Rostov-in” tha Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

“Ne nuk patëm paraqitje të mirë, ky është shkaku i humbjes, në pjesën e dytë ne gabuam shumë. Për momentin jemi në momente të këqija” përfundoi Ancelotti.

Bayern është në krizë të rezultatësh pasi që është mposhtur edhe nga Borussia Dortmund në javën e fundit në Bundesligë. /Periskopi.com/

 

ancelotti-guardiola

Bayerni do bëhet më i mirë me Ancelottin sesa me Guardiolan

Giovanni Trapattoni ka mbështetur bashkëkombësin e tij, Carlo Ancelotti, në punën si trajner i Bayern Munich.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se Ancelotti po bënë më mirë punën te bavarezët sesa paraardhësi i tij, Pep Guardiola.

“Bayerni tashmë është duke luajtur një lojë ndryshe nën drejtimin e Carlo, për dallim nga koha e Guardiolas”, tha Trapattoni.

“Bayerni do të jetë edhe më dominues dhe më i suksesshëm nën drejtimin e tij. Carlo ka një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin”. /Periskopi.com

koman

Ancelotti: Mohon zërat për kthimin e Coman në Juventus

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka refuzuar kategorisht zërat për një rikthim të, Kingsley Coman në Juventus.

Periskopi.com Sporti

Coman ishte transferuar në vitin 2015 në Bayern Munchen nga ‘Zonja e Vjetër’ në formë huazim, me mundësi blerje për 18 milionë euro.

Anësori francez sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët e pa prekshëm te ‘bavarezët’ nën urdhërat e ish trajnerit të Bayern Munchen, Pep Guardiola, por nën drejtimin e italianit nuk ka arritur të bëjë të njëjtën pasi ka startuar vetëm në 6 ndeshje, ky dy si zëvendësues.

“Coman? E ardhmëja e tij është në Bayern, tha Ancelotti për Tuttosport.

“Ne të gjithë kemi shpresat te ai, do të jetë një lojtar i madh për Bayernin”, përfundoi tekniku italian. /Periskopi.com

 

higuain2

Këta janë tre sulmuesit më të mirë në botë

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti ka përzgjedhur tre futbollistët më të mirë në botë.

Periskopi.com Sporti

Italiani beson se Gonzalo Higuain, Luis Suarez dhe Robert Lewandowski janë tre sulmuesit më të mirë në rolin e tyre.

“Çmimi që Juventusi ka paguar për Gonzalo Higuainin është i justifikueshëm. Lojtarët e mëdhenj kushtojnë”.

“Se bashku me Suarezin dhe Lewandowskin, ai është më i miri në rolin e tij”, ka thënë Ancelotti. /Periskopi.com

ancelotti

Ancelotti provokon Mavrajn me birra

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti e ka provokuar në mënyrë idirekte mbrojtësin shqiptar që luan për Këlnin, Mërgim Mavraj.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e trajnerit italian dhe ajo e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare takohen sot me fillim nga ora 15:30.

Ancelotti thotë se për çdo pikë të fituar në këtë takim do të konsumojë nga një birrë.

“Do të përpiqem të pi tri birra, nëse marrim tre pikët ndaj Këlnit”, deklaroi Ancelotti.

“Pra, për çdo pikë të marrë do të konsumoj një birrë. Ndoshta i bëj edhe katër”, shtoi ai.

Mavraj kishte refuzuar kohë më parë të bartte fanelën e kombëtares në stërvitje ku reklamohej birra e Pejës.

mavraj/Periskopi.com

pogba

Kurrë nuk e kam dashur transferimin e Pogbas

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti thotë se kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë e transferimit të Paul Pogba.

Italiani, i cili përgjatë karrierës ka drejtuar shumë klube të njohur evropiane, thotë se nuk e donte transferimin e 23-vjeçarit as në kohën kur e drejtonte Real Madridin dhe as në këtë verë.

“A e doja Pogban në skuadër në këtë verë? Jo. Ne tashmë kemi një mesfushë të madhe”, tha Ancelotti.

“Kur isha në Real? Jo as atje. Pogba është një lojtar i madh, por unë kurrë nuk e kam kërkuar një lojtar të profilit të tij”. /Periskopi.com

ancelotti2

Ancelotti: Dua të qëndroj te Bayern

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti e ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar me gjigandin bavarez edhe pas skadimit të kontratës aktuale, e cila shkon deri në vitin 2019.

Ai thotë se te klubi nga Allianz Arena ndihet si në familje.

“Unë do të doja të qëndroja këtu më shumë se edhe dy vjet tjera”, tha Ancelotti.

“Ka klube në të cilat ndiheni si në një kompani dhe ka klubi që njeheni si në një familje”, përfundoi ai. /Periskopi.com

ancelotti2

Ancelotti përfshin shqiptarin në listën për Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti ka zbuluar listën e skuadrës së tij për përballjet në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Në listë është përfshirë talenti shqiptar, Meritan Shabani, i cili është vetëm 17-vjeç dhe luan në pozitën e mesfushës.

Shabani bën pjesë në listën B të bavarezëve, që do të thotë se mund të aktivizohet në rast se ndonjë futbollist i listës A nuk do të mund të luajë.

meritan shabani/Periskopi.com