ramsey

Ramsey: Kur u transferova tek Arsenali, mendoja se isha në ëndërr

Aron Ramsey ka folur për kohën kur ishte transferuar nga Cardiff City në Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Kanë kaluar 8 vite që nga ai transferim dhe mesfushori uellsian ka folur për ditët e para të tij si lojtar i Arsenalit. Ai ka thënë se është dashur të ‘pickojë’ vetën shpesh për të besuar se ishte me të vërtetë lojtar i ‘topqinjëve’,

“Kur erdha këtu ndihesha si një yll i thyer. Kishte shumë lojtarë të famshëm të nivelit botëror në stërvitje, dhe jam i sigurtë që kur më kanë parë, kanë pyetur vetën se kush është ky djalosh. Më dukej jo reale dhe e ‘pickoja’ vetën shpesh për të parë a mos jam në ëndërr. Të gjithë në ekip më pritën mire dhe më bën të ndihem sikur ata.”

“Më duket sikur se nënshkrova dje me Arsenalin, por tani kanë kaluar 8 vite. U largova nga familja qysh në moshën 17 vjeçare dhe jetoja vetëm. Por tani jam rritur dhe jam pjekur dhe besoj se futbolli më ka ndihmuar shumë” – u shpreh 25 vjeçari. /Periskopi.com