Capital T

Capital T mes luksit të shfrenuar dhe shumë femrave në klipin e ri (Video)

Reperi i njohur Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “100”.

Periskopi.com Limonada

 

Ai është cilësuar si një ndër reperët më produktiv të këtij viti në estradë, gjersa nuk është ndalur për asnjë moment, duke sjell kështu vazhdimisht projekte të reja muzikore.

“100” është kënga më e re e realizuar nga producenti Mixey, tekstin e së cilës e ka shkruar vet reperi, gjersa për klipin janë kujdesur Imagine Films.

Videoklipi është mjaft ekstravagnt, dhe Kapo diti që edhe kësaj radhe, të befasojë fansat me paraqitjen dhe stilin e tij.

Ky projekt, pritet të jetë një sukses i radhës për reperin, i cili hitet gjatë 2016-tës i ka patur të shumta. /Telegrafi

Elvana Gjata​, 2po2​ dhe Capital T​ të hënën me projekt të ri

Periskopi.com Video
capital

Capital T me një mesazh për shqiptarët nga të dyja anët e kufirit (Foto)

Periskopi.com Limonada

Teksa po zhvillohen debate të ndryshme rreth dy skuadrave tona të futbollit, reperi Capital T vjen me një mesazh bashkimi, trasnmeton Telegrafi.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe pjesëmarrja e përfaqësueses në gara të ndryshme ndërkombëtare, po shihet me një sy ndryshe nga grupe tifozësh që funksionojnë sipas parimit: “Një komb, një kombëtare” dhe të cilët mendojnë se shqiptarët duhet të kenë vetëm një ekip.

Duke uruar paraqitjet e mira të të dyja ekipeve, Trim Ademi ka publikuar një fotografi me simbole kombëtare dhe të flamurit të Kosovës.

“Shqipëria dhe Kosova rrugës për në Rusi. Fillim i mbarë dhe ishalla vazhdojmë kështu, jemi me ju më të bashkuar se kurrë. Futboll, shqiponjat, kampionë”, shkruan në postimin e reperit.

capital-t-780x439 (1)

Capital-T reperi që solli performancën qe jemi mësuar ta shohim vetëm nga yjet botërore (Video)

Periskopi.com Limonada

Ne jemi mësuar që përmes televizioneve dhe videove të ndryshme të shohim spektakël të dhuruar nga këngëtarët botërorë.

Paraqitja skenike sa më e mirë, organizimi i statistëve, valltarëve dhe realizimi i gjithë këngës në mënyrën më të mirë të mundshme nuk ishin gjithmonë të pranishme tek ne.

Por është pikërisht reperi Capital-T i cili arriti një gjë të tillë. Mbrëmjen e paralajmëruar që do të realizohej në Gjakovë, ai e shndërroj në një ëndërr për dike tjetër.

Pa drita, errësirë e bukur me njerëz që mezi pritnin performancën e tij, zbarkuan statistët e shumtë  por askund nuk shihej reperi.

Ishte pikërisht Capo, ai i cili erdhi më pas si surprizë në njërën pjesë tjetër të skenës duke shfaqur gjithë aftësinë e tij për të performuar në mënyrën më mbretërore të mundshme, transmeton Indeksonline.

Si gjithmonë duke mos lënë anash faktin e aftësisë për të performuar ‘live’, reperi edhe këtë herë zgjedhi që t’i jap edhe më shumë jetë këngës ‘Hitman’ duke e realizuar atë të gjithën live , e duke vazhduar me shumë nga projektet e tij që kanë arritur të bëhen ndër këngët më të kërkuara në muzikën shqiptare.

Ndërsa surprizat e kësaj nate nuk përfunduan, derisa erdhi edhe këngëtarja Dhurata Dora për të realizuar në mënyrë të kompletuar këngën ‘Bongo’ nga dyshja e cila ka arritur të mbledhë me mijëra klikime në kanalin ‘Youtube’.

E reperi është duke vazhduar netët e tij të shumta me performim fantastik të këngëve të tij./Indeksonline/