cagliari-celebrating-vs-inter_1uh6rzf0cn49b1xjcu2k6167aq

Cagliari befasia e javës, mposht Interin

Cagliari ka arritur të shkaktojë befasinë më të madhe në Seria A, duke e mposhtur Interin në Giueseppe Meazza.

Periskopi.com Sporti

Në pjesën e parë ishte pothuajse e barabartë përveç një penalti të humbur nga kapiteni i ‘zikaltërt’, Maurico Icardi në minutën e 26’.

Neroazzurët gjatë gjithë ndeshjes kishin kontrollin e topit por nuk arritën të mposhtin një ekip si Cagliari.

Inter kaloi në epërsi në minutën e 56′ pas një solo aksioni nga portugezi, Jao Mario.

Cagliari golin e barazimit e arriti në minutën e 71’ përmes Federico Melchierro, vlen te theksohet se Cagliari kishte zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Cagliari e gjeti vetën në epërsi pas një harkimi të Melchierro që  Handonovic e devijoj në portën e tij dhe arriti fitore prej 1-2.

Interi tanimë është tre ndeshje pa fitore ndërsa Cagliari ka arritur fitore e tretë rresht duke e kaluar në tabelë ekipin e Frank De Boer. /Periskopi.com