sokoli

Sokoli: Turqia favorite, por Kosova ka skuadër cilësore

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka folur rreth përballjes së radhës që Përfaqëesuesja e Kosovës e zhvillon si mysafire ndaj Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Turqia është favorite në këtë sfidë, mirëpo beson se Kosova mund ta rrezikojë pasi ka lojtarë cilësor në skuadër.

“Turqia është favorite, por Kosova ka ekip cilësor që mund t’i kundërvihet denjësisht Turqisë”, deklaroi Sokoli për Periskopin.

Ai mendon se do të ishte më mirë po të kishim një ligë të përbashkët shqiptare, ndërsa flet edhe për favoritët për titull në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

“Në të gjitha aspektet do të ishte më mirë po të kishim një ligë unike, një kampionat të përbashkët. Mendoj se favoritë për titull janë Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina”, përfundoi ai. /Periskopi.com

sokoli

Bylbyl Sokoli te klubi i njohur shqiptar

Bylbyl Sokoli është shumë afër marrëveshjes me klubin shqiptar nga Maqedonia Shkëndijën.

Periskopi.com Sporti

Ai momentalisht gjendet në Tetove dhe vijon bisedimet me drejtuesit e klubit. Nëse gjithçka shkon sipas planit Sokoli do të rikthehet në pankinen e Shkëndijës pas shumë viteve, njofton Gazeta Sheshi.

Ai gjithashtu ka qenë trajner edhe i Renovës, ndërsa më pas ka vijuar punën në Kosovë.

Udhëheqësia e re e klubit nga Maqedonia duke e njohur nga afër Bylbyl Sokolin duan që ai të udhëheqë ekipin në vazhdim. Vetëm disa ditë më parë ai thurri lavde për kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin.

Kujtojmë që Sokoli ishte së fundmni kryetrajner i Gjilanit dhe më pas nuk ka drejtuar as një skuadër.

sokoli

Trajneri nga Kosova trajner i Shqipërisë?

Bylbyl Sokoli, një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, është një nga alternativat për të marrë drejtimin e Shqipërisë U21.

Periskopi.com Sporti

Sport Ekspres shkruan sot se në tavolinën e presidentit Duka ka shkuar edhe emri i tij, e siç dihet, zgjedhja e pasuesit të Redi Jupit është eksluzivitet i numrit një të federatës.

Sokoli, veçse një trajner me cilësi, është shfaqur shpesh në media duke trumbetuar me të madhe se duhet të ketë vetëm një Kombëtare, madje është shprehur se ideja e krijimit të kombit kosovar është diçka artificiale, dhe se një ekip Kombëtar është shumë më i fortë.

Vite më parë ai është vlerësuar edhe nga Tifozat Kuq e Zi me çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar” për frymën e përçuar për krijimin e një Lige të përbashkët dhe një Kombëtareje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

sokoli

Sokoli: Ne i lejuam kroatët të na poshtërojnë

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka komentuar humbjen e thellë të Kosovës nga Kroacia.

Periskopi.com Sporti

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut u mposhtën bindshëm nga kroatët me rezultat 0:6, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.

Ai në një intervistë për Periskopin tha se nuk dëshiron të fajësojë trajnerin Albert Bunjaku, mirëpo shton se formacioni dhe rreshtimi i lojtarëve kosovarë dështoi totalisht.

“Shumë shpesh rreshtimi nuk ka shumë rëndësi, por formacioni ka rëndësi dhe në bazë të formacionit dhe kundërshtarit bëhet edhe rreshtimi. Jo për të kritikuar selektorin, por dje edhe rreshtimi edhe formacioni dështuan totalisht”, deklaroi Sokoli.

Sokolo shton se Kosova i lejoi vet kroatët ta poshtërojnë me lojë.

“Futbolli është lojë kolektive dhe kur dështojnë individët dështon edhe skuadra. Kroacia ishte favorite, por jo aq sa për të na poshtruar me rezultat. Ne iu lejuam kroatëve që të na poshtërojnë në Shkodër. Ata e dominuan takimin në saje të lojës sonë të dobët”, përfundoi Sokoli. /Periskopi.com