20170104175133572646

Guardiola katër ndeshje pa shërbimet e Fernandinho

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho, do të mungojë katër ndeshje pasi ankesa e klubit për kartonin e kuq është refuzuar.

Periskopi.com Sporti

Braziliani ishte dënuar me katër ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq të marrë në fitoren 2 me 1 ndaj Burnleyt, pas ndërhyrjes në Johann Berg Gudmundsson.

Tani Federata Angleze ka konfirmuar dënimin, pasi ky ishte kartoni i dytë rresht i kuq për të.

Braziliani do të mungojë ndaj West Hamit në FA Cup, Evertonit, Tottenhamit dhe West Hamit në Premier Ligë.

clichy-780x439

Manchester City shënon dy gola të shpejtë ndaj Burnley (Video)

City ka kaluar në epërsi përballë Burnleyt me golin e Gael Clichy.

Periskopi.com Sporti

Qytetarëve iu deshën hiq më pak se 58 minuta për ta zhbllokuar rezultatin.

Ishte mbrojtësi francez që me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës qëlloi portën.

Nuk vonoi shumë edhe Aguero gjeti rrjetën për 2-0.

City po luan me një lojtar më pak pasi Fernadinho është përjashtuar me karton të kuq.

city-vs-burnley

Formacionet zyrtare: Manchester City-Burnley

Manchester City ka për kundërshtar Burnleyn në xhiron e 20-të të Ligës Premier, ndeshje që zhvillohet në Etihad Stadium.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Pep Guardiolas ka rënë në pozitën e pestë në tabelë pas humbjes nga Liverpooli dhe fitorja i nevojitet me çdo kusht.

Nga ana tjetër, ekipi i Sean Dyche dëshiron të mbetet kah mesi i tabelës për të mos rrezikuar largimin nga elita e futbollit anglez.

Takimi fillon nga ora 16:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City:

ci

Burnley:

burn

keane

Chelsea gjen ‘Terryn e ri’

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte duket se ka gjetur zëvendësimin e duhur për John Terry.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja britanike ‘Mirror’ raporton se trajneri italian e sheh mbrojtësin e Burnley, Michael Keane si zëvendësim të duhur të kapitenit John Terry.

Ky i fundit me gjasë do të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni, madje mund të ndodhë edhe pensionimi i tij.

Në anën tjetër, 23-vjeçari i Burnley ka shkëlqyer me paraqitjet te skuadra e tij dhe transferimi i mundshëm i tij te të kaltërit e Londrës mund të realizohet për 25 milionë funte. /Periskopi.com

keane

Chelsean gjen ‘Terryn e ri’

Periskopi.com Sporti

Chelsea duket se ka gjetur pasardhësin e John Terryt në mbrojtje.

Londinezët janë duke vëzhguar mbrojtësin e talentuar të Burnley, Michael Keane, të cilin e shohin si zëvendësimin e duhur për kapitenin e ‘blues’.

23-vjeçari ka qenë në të kaluarën pjesë e akademisë së Manchester United, ndërsa nga viti 2014 aktivizohet te Burnley.

Në anën tjetër, John Terry pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni, në rast se nuk vendosë të transferohet te ndonjë skuadër tjetër. /Periskopi.com