Avokati i Popullit: Në Qendrën Korrektuese në Lipjan ushtrohet dhunë ndaj të miturve

Periskopi.com Lajme

Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mbahen me qëllimin që të përmirësohen për veprat penale që kanë kryer, ndonëse nuk i njeh ligji për t’i dënuar.

Mirëpo, përmirësimi nuk duket të jetë forma e vetme për të cilën të miturit mbahen brenda grilave, në pendesë për veprimet që kanë kryer.

“Dajaku” është mjet tjetër që zyrtarët korrektues në këtë qendër kanë zgjedhur të përdorin ndaj të miturve. Të paktën kështu ka ngritur dyshimet institucioni i Avokatit të Popullit (IAP).

Në raportin vjetor të punës të këtij institucioni, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), gjatë vizitës në këtë qendër ka pranuar ankesa prej të miturve se ndaj tyre përdoret dhunë e tepruar e forcës prej zyrtarëve korrektues.

“…MKPT ka pranuar disa ankesa nga të miturit lidhur me përdorimin e tepruar të forcës nga disa zyrtarë korrektues. Ankuesit pretendonin se disa zyrtarë korrektues pa ndonjë arsye përdorin forcë të tepruar”, thotë raporti i IAP.

Të njëjtën nuk e thotë Qendra Korrektuese në Lipjan. Indeksonline ka dërguar pyetje në Qendrën Korrektuese për të kuptuar nëse dhuna ndaj të miturve po vazhdon të përdoret.

Mirëpo Heset Loku, Drejtor i kësaj qendre ka mohuar se ka parë të alarmohet për dhunë të tillë në raportin e avokatit të popullit.

“Unë e kam raportin e avokatit të Popullit, nuk kam asi raporti që ju po thuani. Po tash është e juvja. Raporti që më ka dërgu avokati i Popullit nuk është asisoji. Edhe nuk ka asnjë rast të deklarimit të dhunës”, ka thënë drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Pavarësisht insistimit për të kuptuar mbi rastet e dhunës që janë raportuar nga të miturit, Indeksonline nuk ka arritur të marr ndonjë sqarim nga ky institucion.

“Për ç’do informacion drejtonu te drejtori i përgjithshëm edhe nëse ai pajtohet me iu dhan komentet e mia lidhur me këtë”, është shprehur Loku.

Sidoqoftë përveç dhunës që pretendohet se përdoret nga zyrtarët korrektues ndaj të miturve, e njëjta përjetohet edhe mes bashkëmoshatarëve.

Shenjat e dhunës që MKPT ka vërejtur janë dëshmia më e mirë.

“MKPT, po ashtu, ka vërejtur se te disa të mitur ende mund të vërehen shenja dhune që u shkaktuan gjatë konflikteve ndërmjet tyre. MKPT e ka njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan me pohimet e të miturve, shqetësimet e shprehura dhe kërkoi që të hetohen pohimet për përdorim të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve korrektues. MKPT ka kërkuar që të njoftohet me rezultatin e hetimeve”, thuhet në raportin e MKPT.

Por një keqtrajtim i tillë thuhet se nuk është pranuar nga femrat e dënuara të cilat akomodohen qendrën e njejtë.

“ MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë për keqtrajtim apo përdorim të forcës së tepruar nga femrat e dënuara, të paraburgosura dhe të mitura të cilat akomodohen në këtë qendër”.

Veprat për të cilat të miturit mbahen brenda grilave u takojnë natyrave të ndryshme, vjedhje, vrasje e përfshirje në grupe terroriste. Dënimet e tilla sipas ligjit sillen nga 5 deri në 10 vite. /Indeksonline/

Reklamë
Reklamë

Inspektorati nuk gjen asnjë shkelje në Burgun e Lipjanit, ku ndërroi jetë Naser Makolli

Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka kryer një inspektim në Qendrën Korrektuese të Lipjanit pas rastit të vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli.

Periskopi.com Lajme

Merret vesh se pas këtij inspektimi është përgatitur një raport, i cili i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe ShKK-së.

I kontaktuar nga KALLXO.com, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, tha se raporti ka dalë pozitiv dhe se nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.

“Sa i përket procedurave të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë respektuar të gjitha. Çka do të thotë se (të paraburgosurit të ndjerë) i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Paraburgimit kur i është përkeqësuar gjendja. Raporti i Inspektoratit ka qenë pozitiv, nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore”, tha Zogaj.

46-vjeçari Naser Makolli vdiq të hënën pasdite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan ku ishte dërguar pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Vdekja e Makollit rindezi debatin rreth vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pasi që Naser Makolli ishte njeriu i parë që e gjeti aktivistin e Vetëvendosjes pa shenja jete në qelinë e tij.

Trupit të Makollit i është bërë autopsia dhe rezultatet nuk priten të publikohen para përfundimit të kësaj jave ose fillimit të javës së ardhshme.

Vëllai i viktimës, Hysen Makolli, tha se vëllai i tij nuk ka vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje.

Sipas tij, diçka ka ndodhur me të sepse, sipas tij, brenda një muaji nga 115 kilogramë pesha e tij ka rënë në rreth 50 kilogramë./Kallxo.com/

Reklamë
Reklamë

Fshatari që ua mëson zanatin e zdrukthëtarisë të dënuarve në Dubravë (Video)

Thuajse gjithë jetën e tij ja ka kushtuar zdrukthëtarisë, zanat të cilin e ka trashëguar nga të parët e tij. Çdo gjë që e rrethon dhe po shihni e ka ndërtuar vet ai . Është ky Halil Lajçi nga fshati Lubozhde i komunës së Istogut, të cilit puna me dorë i është bërë pjesë e pandashme e jetës. Ndërsa rrëfen për mënyrën se si ai i punon pikturat me gurë dhe ku inspirua për këtë lloj arti.

Periskopi.com Lajme

Lajçi punon në Burgun e Dubravës si zdrukthëtar, ku të burgosurve ua mëson këtë zanat, mirëpo ai thotë se të dënuarit janë shumë kreativë.

Thuajse të gjitha portretet që bën ai, janë figura të shquara dhe që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.

Përveç pikturave me gurë, Lajçi ka punuar edhe lahuta, çifteli e punime të tjera nga druri. Dhe jo vetëm kaq, edhe kjo shtëpi e vogël të cilën e ka shndërruar në restaurant muze, është e punuar nga duart. Por kjo punëtori dhe ky pikëtakim i fshatarëve, mban edhe një histori në vete.

Ndonëse me shumë vështirësi arriti t’i ruaj këto vegla e punime nga lufta e fundit në vendin tonë, ai me plot dashuri na tregon për vjetërsinë, kuptimin dhe vlerat që kanë ato.

Sigurisht të rrjedhësh nga një familje me traditë, ta trashëgosh artin, kulturën dhe jetesën e tyre është një pasuri në vete. Njësoj sikurse kjo punë e axhës Halil. I cili jo vetëm që ruan me xhelozi këtë trashëgimi, por dhe e shpërndanë atë kudo, madje edhe burgjet e vendit tonë.

 

Reklamë
Reklamë

Shqiptari i dënuar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu!

Një shqiptar është arratisur nga burgu, ku po vuante një dënim të marrë nga gjykata.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 10:30 minuta të paradites në burgun e Alessandrias në Itali.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar, shkruan syri.net.

I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.

Alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për shqiptarin e arratisur, i cili sipas policisë, nuk ka mundësi për tu larguar shumë nga zona.

Kontrolle të shumta janë duke u bërë, por ende nuk është gjetur.

Reklamë
Reklamë

Mike Tyson rrëfen me sa femra në ditë bënte seks kur ishte në burg

Gjatë kohës së qëndrimit në burg në Indianapolis, gjatë viteve 1992-1995, ai ka bërë aq shumë seks, saqë jo vetëm që nuk mund të stërvitej, por as që të shëtiste në oborrin e burgut, por vetëm se merrte veten në qelinë e tij!

Periskopi.com Showbiz

Kështu shkruan në autobiografinë e tij legjenda e boksit botëror, Mike Tysoni, që përshkruan në të mjaft veprime kontraversive, sidomos, të viteve ’90.

Sidoqoftë, sikurse shkruan ai, gjatë jetës së tij, ai ka bërë shumë seks dhe, para se të futej në burg, ai “flinte”, çdo ditë, me 15 femra, një “mani” që e ndoqi atë edhe në burg.

Gjatë “mandatit” të tij trevjeçar pas hekurave, Tysoni, midis të tjerave, thuhej se “ka fjetur” edhe me një grua që ishte këshilltare për luftën kundër drogës. Ai i ofroi asaj, sipas autobigorafisë, rreth 10 000 dollarë që të kishte marrëdhënie seksuale me të, gjë të cilën ajo e pranoi.

Që nga ajo kohë, ajo i shkonte, rregullisht, për vizita Tajsonit në burg. Një nga truprojat e tij, para pak kohësh, bëri publike emrat e femrave që “kanë fjetur” me Tysonin dhe bëhet fjalë një shifër impozante prej 1300 femrash!

Po ashtu, ekzistojnë edhe disa histori të papublikuara, sipas njërës prej së cilës, Tysoni ka bërë seks me modelen e njohur Naomi Campbell, në një tualet, gjatë një mbrëmjeje argëtimi në New York dhe marrëdhnien seksuale ata të dy e kryen, ndërkohë që roje bënte truproja i lartpërmendur i Mike të hekurt!

 

 

Reklamë
Reklamë

Burgoset kosovari ish-banor i Big Brother, shfrytëzoi gruan për prostitucion

Kreshnik Hysaj i njohur nga të gjithë si Kika i Big Brotherit dyshohet se është në burg që nga data 13 dhjetor, pasi është ndaluar nga Policia e Kosovës me akuzën për favorizim të prostitucionit. 28 vjeçari thuhet se është në burgun e Pejës aty ku pret të njihet me masën e dënimit.

Periskopi.com Showbiz

Një nga njerëzit e tij më të afërt thotë se Kika është arrestuar me 13 dhjetor në shtëpinë e tij në Pejë rreth orës 04.00 të mëngjesit.

“E ka denoncuar ish gruaja e tij për keqtrajtim dhe përdorimin e saj për qëllime përfitimi”

Miku i Kikës tha se gjatë martesës me Vlora Tahirin ai e dërgonte në Prishtinë ku e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkujt të tjerë, për 30 euro.

Por jo vetëm kaq ish banori i Big Brother i ka shkaktuar probleme ish bashkëshortes së tij me familjen.

“Në familje ajo nuk mund të shkojë më , i ka marrë edhe vajzën dhe nuk e lejon ta takojë. Vlora nuk mund ti durojë më këto gjëra dhe ndaj vendosi që ta denoncojë që të tregojë të vërtetën”

 

Reklamë
Reklamë

Mësimdhënësi i arrestuar për drogë në Dubravë pranon fajësinë

Sipas prokurorit, të pandehurit i janë gjetur 65 gramë marihuanë të fshehur tek organet gjenitale.

Periskopi.com Uncategorized

I akuzuari për futje të substancave narkotike në Burgun e Dubravës e ka pranuar fajësinë.

Kjo u bë e qartë nga vetë i pandehuri M.Gj. në seancën gjyqësore ku u shqyrtua kërkesa e prokurorit për masën e sigurisë ndaj tij.

“Nuk kam ku të ik se s’jam njeri aq i rrezikshëm. Unë kam pranuar fajin dhe jam penduar për atë që kam bërë”, deklaroi i pandehuri M.Gj. para trupit gjykues, pasi që prokurori Ardian Hajdaraj kërkoi që ai të mbahet në paraburgim sepse, sipas tij, ekziston rreziku që ai të arratiset ose të ketë ndikim te dëshmitarët.

Sipas prokurorit, i pandehuri e ka keqpërdorur pozitën zyrtare si mësimdhënës brenda Shërbimit Korrektuese të Dubravës duke shpërndarë aty narkotik.

Edhe M.Gj. tregoi se është mësimdhënës i gjuhës angleze në shkollën teknike “Mithat Frashëri”, në degën e saj në Dubravë.

Kërkesën e prokurorit për paraburgim të klientit të tij e kundërshtoi edhe avokati Muharrem Hoti, i cili kërkoi nga Gjykata në Pejë që të caktojë ndonjë masë si arresti shtëpiak ose ndalimin e afrimit me vendin dhe persona të caktuar.

I dyshuari M.Gj. sqaroi në këtë seancë se nuk paguhet nga Ministria e Drejtësisë dhe nuk është person zyrtar i Burgut të Dubravës.

“Rrogën e marr nga Ministria e Arsimit. Nënshkruhem çdo muaj në Shkollën Teknike”, tha ai.

Ndërsa, prokurori Hajdaraj tregoi se Prokuroria ka zhvilluar hetime nën dyshimin se i pandehuri gjatë kryerjes së detyrës zyrtare po kryente veprën penale blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve  brenda burgut të Dubravës.

Ai tha së dje kur është ndaluar tek porta e hyrjes  së Burgut të pandehurit i janë gjetur 65 gramë narkotike të llojit marihuanë.

“Me datën 18.1.2017 rreth orës 12:40 është ndaluar nga policia me ç’rast i janë gjetur 64 gramë marihunë në organet gjenitale”, tha prokurori.

Së shpejti trupi gjykues pritet të marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë.

Ndryshe dje përmes një njoftimi për media Ministria e Drejtësisë tha së ka arrestuar dhe parandaluar futjen e drogës në Shërbimin Korrektues të Dubraves nga një zyrtar i MASHT-ti.

Reklamë
Reklamë

Anita rrëfen çfarë i tha Ramushi menjëherë pasi u lirua me kusht (Video)

Bashkëshortja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një bisede telefonike që pati në emisionin InfoBox, ka thënë se bashkëshorti i saj, është figura më e përshtatshme për të goditur shqiptarët, prandaj edhe është arrestuar.

Periskopi.com Lajme

Anita beson se shumë shpejt Ramushi do të kthehet në Kosovë.

Megjithatë, ajo thotë se shteti i Kosovës, duhet medoemos duhet të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.

Ajo i hedh fajin institucioneve që nuk ka marr hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri.

Më poshtë e keni edhe videon ku tregon Anita për kontaktin e parë që ka pas me bashkëshortin, pas lirimit me kusht.

 

Reklamë
Reklamë

Kosovarët, dhunë ndaj grave

Shumë raste mbesin të pa raportuara. Por, sipas statistikave zyrtare në dy raste të ndryshe është ushtruar dhunë ndajë grave vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa në një rast është kërcënuar një grua nga ish bashkëshorti.

Periskopi.com Lajme

Fillimisht, Policia e Kosovës ka pohuar se një grua është sulmuar fizikisht të premten rreth orës 22:00  nga bashkëshorti i cili kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpi.

“Viktima femër K-Shqiptare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim te alkoolit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri me një karikator me 10 fishke. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan lajmi.net.

Një tjetër rast është raportuar në Rahovec, ku burri e ka rrahur gruan aq shumë sa qe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, ka treguar Policia.

Rasti ka ndodhur në Rr. Milazim Isma në Rahovec rreth orës 18:00h.

Gjatë natës së parmbrëmshme, në Vushtrri burri e ka kërcënuar ish bashkëshorten dhe babanë e sajë, rasti është lajmëruar në Polici, por ende nuk ka të veprime konkrete. “Ankuesja femër K-Shqiptare raporton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ish bashkëshorti i saj,  e ka kanosur përmes telefonit atë dhe babin e saj . Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”.

Ndryshe, nga gratë që pësuan nga dhuna mashkullore, një grua nga Deçani është treguar më e zonja. Ajo, fillimisht është arrestuar e pasi kishte postuar një video në rrjetin social duke mbajtur armë në dorë, por më pas e njëjta është liruar. “Me 06.01.2017 është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi e njëjta në një video incizim shihet duke përdorur armë zjarri. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas është intervistuar në lidhje me rastin është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Reklamë
Reklamë

Deklarata me humor e Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në ‘burg’

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në qershorin e vitit 2015 ishte arrestuar në Slloveni, ai vet kishte thënë se autoritetet sllovene kanë reaguar ndaj një fletë-arresti të Serbisë, i cili daton që nga viti 2006.

Periskopi.com Lajme

Atë kohë kishte folur nga vendi ku po mbahej.

Ai pati thënë se do ta vazhdojë itinerarin e paraparë, për t’u kthyer në Kosovë, pasi të hiqet nga sistem ky fletë -arrest.

“Nuk jam i arrestuar, por po merr kohë pastrimi i listës nga sistemi slloven”, ka thënë ai.

Haradinaj me humor pati komentuar se gjithë kjo i ka kushtuar me humbje të avionit./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Historia trishtuese, vogëlushja shqiptare feston ditëlindjen e parë në burg (Video)

Ina po mëson t’i hedhë hapat e parë në burg. Ditën kur e ëma u arrestua ishte 4-muajshe dhe sot vogëlushja mbush 1 vjeç. Gardianët, punonjëset sociale dhe stafi i burgut 325, prej ditësh kanë përgatitur një surprizë për të. Secili prej tyre i ka sjellë një dhuratë.

Periskopi.com Lajme

Punonjësja sociale Blerina Duriçi tha: “Dhurata më e bukur është ky libër me përralla. Duam që ta ketë jetën si në përralla”.

Për gratë e dënuara, Ina e vogël është edhe fëmija e tyre jashtë burgut, ndaj secila kërkon që ta mbajë në krahë.

Por, Xhulianës, pavarësisht surprizës, ditëlindja e parë e të bijës në burg do t’i dhembë: “Nuk e di nëse do i them ndonjëherë që ka qenë në burg”.

Xhoi Jakaj, drejtoresha e burgut, shprehet se veshjen që ka blerë për vogëlushen ka menduar që ajo ta veshë jashtë burgut, në kopësht.

Xhuliana Çami është dënuar me 8 vjet burg, pasi përmes mashtrimit me shtëpitë me qira, ka shkaktuar një dëm prej 160 mijë lekësh te qytetarët. Gruaja ka deklaruar se e ka kryer veprën për shkak të papunësisë dhe pamundësisë për të ushqyer dy fëmijët e tjerë, për të cilët tashmë kujdesen familjarët. /Top Channel

 

 

Reklamë
Reklamë

Shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, shpërthimi ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet.   Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.

Reklamë
Reklamë

KLMDNj: Transferimi i të burgosurve serbë në Gërdoc, shkelje të drejtave të tyre

KMDLNj vlerëson se është shkelje e të drejtave të personave të privuar nga liria që të transferohen pa vendim dhe pa paralajmërim, siç është rasti me transferin e bërë.

Periskopi.com Lajme

Monitorues të KMDLNj-së, kanë vizituar  Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, pas njoftimit se janë transferuar 4 persona të privuar nga liria të nacionalitetit serbë nga Qendra e Paraburgimit të Mitrovicës.

Fillimisht monitoruesit takuan zëvendës drejtorin e Burgut me të cilin diskutuan mbi transferin e ndodhur dhe për vlerësimin e Burgut për të transferuarit.

Zyrtarët i pohuan monitoruesve se të transferuarit nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi mbi transferin e as për kushtet dhe sjelljen e stafit në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas këtij takimi monitoruesit takuan nga afër dhe biseduan me të transferuarit ( 3 nga ta, sepse njëri ndodhej në seancë gjyqësore).  J. J. i dënuar, mirëpo ende jo të formës së prerë i deklaroi KMDLNj –së se ai nuk ka asnjë vërejtje për Burgun e Sigurisë së Lartë dhe e vetmja kërkesë e tij ishte që të kthehej në Mitrovicë për arsye të kushteve ekonomike jo të mira e cila i pamundëson vizitat e familjes.

“N. V i dënuar me vendim të formës së prerë, gjithashtu i transferuar nga Q. P. Mitrovicë i deklaroi KMDLNj – së se më shumë preferon të qëndrojë në BSL. Ai pohon se parapëlqen të qëndrojë në BSL për shkak të kushteve dhe trajtimit më të mirë. Gjithashtu, i lartëcekuri ka marrë gjithë tretmanin e nevojshëm me të ardhur në BSL”.

“Edhe i paraburgosuri Z. V u shpreh se nuk kishte asnjë ankesë për tretmanin dhe kushtet në BSL. Të gjithë të transferuarit (3 nga ta) pohuan se i kanë marrë të gjithë gjësendet personale nga Q.P Mitrovicë dhe se janë njoftuar familjet e tyre mbi transferin. Gjithashtu, asnjëri nga ta nuk ndodhet në grevë urie”.

Reklamë
Reklamë

Hoxha pranon se nuk u respektuan procedurat për transferimin e të burgosurve serbë

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë po vazhdon greva e urisë si shenjë proteste për transferimin e katër të burgosurve serbë që janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Drejtësisë, Nusret Hoxha, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se nuk janë respektuar procedurat për transferimin e katër të burgosurve nga një burg në një burg tjetër dhe në mesin e atyre që janë në grevë urie është edhe udhëheqësi i Iniciativës qytetare, Oliver Ivanoviq.

“E gjitha ka filluar të shtunën, kur katër të burgosurit u transferuan në burgun e Sigurisë së Lartë në afërsi të Podujevës. Së pari, kjo është bërë pa paralajmërim, nuk ka pasur as edhe një letër të vetme, nuk ka ekzistuar vula dhe nuk ka asnjë kërkesë”, tha Hoxha, transmeton KP.

Ai tha se sipas ligjit, kërkesa me shkrim për transferim të burgosurve duhet t’i dërgohet drejtorit në këtë rast ushtruesit të detyrës së qendrës së paraburgimit në Mitrovicë.

“Atë e kanë thirrur vetëm dy minuta para se të shkojnë në derë duke i thënë: ‘Ne po vijmë për këta katër të burgosur’”, tha Hoxha.

Zëvendësministri tha se greva e urisë e të burgosurve po vazhdon ndërsa të transferuarit në burgun e Gërdocit, që gjithashtu janë në grevë urie, do t’i vizitojë sot ose nesër.

Kundër këtij transferimi ka dalë edhe avokati Nebojsha Vllajiq. Ai tha për “Tanjug” se burgu i Sigurisë së Lartë është burg dhe jo qendër paraburgimi.

Sipas tij, të transferuarit nga burgu i Mitrovicës nuk janë të dënuar por gjenden në paraburgim.

Reklamë
Reklamë

Ekskluzive: Të burgosurit teksa dalin nga dhomat në ditën kur vdiq Astrit Dehari (Video)

Klan Kosova ka siguruar pamjet teksa të burgosurit dalin nga dhomat e tyre në burgun e Prizrenit për të shkuar në shëtitje.

Periskopi.com Lajme

Shumë të burgosur shihen teksa dalim jashtë, dhe gardiani teksa kontrollon dhomat njërën pas tjetrës.

Madje në pamjet nga kamerat e sigurisë shkruan se ora është 14:50 kur ata fillojnë të dalin në shëtitje, dhe shkruan data 5 nëntor, që nënkupton që dita kur ai është gjetur i vdekur./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Burgu në Prizren nuk pati doktor për Astrit Deharin

Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur mjek kujdestar për ta kontrolluar Astrit Deharin në momentet e para kur ishte vërejtur se kishte probleme, të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Kontrolli mjekësor për të ka ardhur tek kur ishin angazhuar mjekët nga Spitali i Prizrenit.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka sqaruar se në qendrën e paraburgimit në Prizren të shtunave dhe të dielave nuk ka mjek kujdestar dhe si rrjedhojë trajtimi i Deharit është kryer nga një teknik  e më pas nga mjekët në spitalin e Prizrenit.

Astrit Dehari vdiq pasditen e së shtunës në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren.

 

Reklamë
Reklamë

Çka regjistruan kamerat e sigurisë në burg, te dhoma e Astrit Deharit?

Askush nuk është parë duke hyrë apo dal nga dhoma e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në kohën kur dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë.

Periskopi.com Lajme

Mirret vesh se njësitet hetimore përkatëse kanë bërë verifikimin e të gjitha kamerave e sigurisë në Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në pjesën ku gjendej dhoma e Deharit.

“Është bërë verifikimi i lëvizjeve përmes kamerave të sigurisë në periudhën e pauzës nga njësitet përkatëse hetimore, ku nuk është vërejtur asnjë lëvizje drejt dhomës së Deharit”, ka thënë ky burim për “Indeksonline”.

Të njëjtat burime kanë pohuar se njësitet hetimore tashmë kanë nisur të bëjnë ekspertizën e kamerave, për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë manipulim të tyre.

“Ka mbetur të bëhet ekspertiza e kamerave që të hiqen dyshimet për manipulimin e sistemit të kamerave të sigurisë”, është shprehur ky burim .

Po ashtu mësohet se përveç gërvishtjeve në qafë dhe duar, Dehari ka pasur edhe shqyerje të indeve të rrugëve të frymëmarrjes.

I ndjeri, Astrit Dehari ka ndërruar po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016.

Reklamë
Reklamë

Hetuesit gjejnë ditarin me 63 faqe të Astrit Deharit

Hetuesit që po merren me zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit kanë gjetur një ditar personal të të ndjerit në dhomën e tij të dhe janë duke lexuar përmbajtjen e tij.

Periskopi.com Lajme

 

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hetuesit lexojnë dhe analizojnë çdo pjesë të ditarit të Astrit Deharit i cili është shkruar gjatë kohës së paraburgimit.

I njëjti burim ka treguar se sipas informacioneve të siguruara, javën e kaluar Astrit Dehari është vizituar nga familjarët e tij disa herë, por gjithmonë ata kanë qenë të shoqëruar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj thotë se Nehat Thaqi pati qëndrim dinjitoz në burg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në bazë të informatave që ka pasur këto ditë për zyrtarin policor Nehat Thaqi, gjendja e tij psikike është mirë. Ai tha se Thaqi ka qëndruar dinjitoz gjatë kohës që ishte në arrest.

Periskopi.com Lajme

“Që nga dita e arrestimit të nënkolonelit, Nehat Thaçi më 29 shtator e deri në ditën e sotme kemi përcjell në baza ditore çdo zhvillim e sot kemi marrë një konfirmim që është liruar”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kemi përcjell shumë nota të protestës, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që Thaçi t’i kthehet familjes së tij. Si rezultat i partnerëve tanë ndërkombëtar dhe përpjekjeve tona si diplomaci e Kosovës që të mbrojmë interesin e çdo qytetari, ai ka arritur të lirohet”.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne kemi pasur pothuajse komunikim ditor, veçse ambasadori jonë nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, e ka vizituar shpesh e gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Për të tjerat ai mund të flas pasi të kthehet në Prishtinë. Pasi ajo që është e rëndësishme është që t’i kthehet familjes”.

Sipas tij, politika e Serbisë nuk ka ndryshuar shumë.

“Kjo fushatë e Serbisë, që të krijojë një frikë, për neve është e papranueshme dhe do të bëjmë përpjekje që të ushtrojmë presion. Kjo është një politikë e përndejkjeve që e ushtron shteti serb, që nuk ka ndryshuar shumë. Ne jemi shtet sovran dhe i pavarur dhe do ta mbrojmë secilin individ dhe do ta mbrojmë që të kenë kujdes kur udhëtojnë në Serbi”.

“Ne nuk duam që prej rasteve të veçanta të marrim vendime të përgjithshme. Jo vetëm dialogut, por mund të dëmtojnë dhe kredibilitetin e një shtetit të ri, që krahas mbrojtjes së qytetarëve ne bëjmë përpjekje që të ruajmë edhe prestigjin”.

Reklamë
Reklamë

Këto janë komunat e PDK-së që udhëhiqen nga burgu dhe gjykatat

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë