Filipine: Grupi i armatosur mysliman i nxori më se 150 vetë nga burgu

Dhjetëra persona të armatosur të ndërlidhur me një grup mysliman, kanë depërtuar me forcë në një burg në Filipine, sot herët në mëngjes, me ç’rast e kanë vrarë një rojtar dhe i kanë liruar më se 150 të burgosur, ka thënë policia.

Periskopi.com Lajme

Filipinet, shtet në Azinë Juglindore, me popullatë shumicë katolike, për disa dekada është e përfshirë nga kryengritjet myslimane në ishujt e saj jugor.

Personat e armatosur kanë hapur zjarr kundër rojtarëve në burgun e qytetit Kidapavan, në orët e para të mëngjesit, u ka thënë mediave një udhëheqës i burgut.

Prej 1,511 të burgosurve, 158 ia dolën të ikin nga burgu, ndërsa katër vetë u zunë nga policia.

Autoritetet po e vazhdojnë operacionin e ndjekjes.

Komandanti i grupit të armatosur i takonte Frontit Çlirimtar Islamik, thanë udhëheqës të burgut.

Rebelohen qindra të burgosur në Birmingham

Nga 1.450 të burgosur në Birmingham rreth 600 kanë marrë pjesë në rebelimin e madh që filloi dje në orët e mëngjesit dhe zgjati deri në mesnatë

Periskopi.com Lajme

Pas rebelimit që shpërtheu dje në burgun e tretë më të madh britanik në Birmingham është vendosur që 240 të burgosur të transferohen në një burg tjetër në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga 1.450 të burgosur në Birmingham rreth 600 kanë marrë pjesë në rebelimin e madh që filloi dje në orët e mëngjesit dhe zgjati deri në mesnatë.

Gjatë rebelimit të burgosurit shkaktuan edhe disa zjarre të vogla, dogjën dokumentacionin e burgut, morën disa pjesë të burgut, ndërsa është plagosur një prej tyre.

Dëmin që është bërë do ta paguajë ndërmarrja private G4S e cila ka vendosur sistemin e sigurisë në burg. “Ky ka qenë një nga rebelimet më të mëdha në një burg gjatë 26 viteve të fundit”, theksuan mediat britanike.

Të burgosurit presin faljen nga Hashim Thaçi

Të burgosurit në qendrat korrektuese të Kosovës tashmë kanë nisur kërkesat e tyre për të përfituar nga falja presidenciale.

Periskopi.com Lajme

Ata janë njoftuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues që të bëjnë gati dokumentacionet e nevojshme që atyre u duhen dorëzuar tek zyra e presidentit në këmbim të lirisë së tyre.

Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar televizionit se të burgosurit tashmë kanë nisur kërkesat për të përfituar nga falja, të cilat do shqyrtohen për muajin shkurt, saktësisht përvjetorin e 9 të pavarësisë.

Televizioni përkundër insistimit më shumë se 2 javorë, nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga zyra e Presidentit se sa persona do përfitojnë nga falja.

Falja e presidentit për të burgosurit përcaktohet me nenin 84 të Kushtetutës e që bazohet në ligjin për amnisti.

Sipas këtij ligji janë rreth 60 vepra penale të cilat përfshihen në faljen presidenciale.

Përzgjedhja e listave për personat e falur bëhet nga një rekomandim i shërbimit korrektues të Kosovës rreth sjelljeve të të burgosurve në burg.