SIDA

Seks, drogë dhe tatuazhe, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgjet shqiptare

Personat e burgosur janë në risk të lartë për t’u infektuar nga HIV/AIDS. Në një studim të bërë për herë të parë në burgje u identifikuan raste të reja me HIV/AIDS, ndërkohë që të burgosurit pranojnë se kryejnë marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura.

Periskopi.com Lajme

“Prevalenca e përgjithshme e HIV/AIDS në sistemin e burgjeve është nën 1 përqind. Janë tërësisht raste të reja. Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale”, u shpreh Arjan Boçi, Stop AIDS, shkruan Top Channel.

Studimi është bërë në shtatë burgje të vendit dhe në shifra më të larta kanë rezultuar të prekurit me hepatit B dhe C të cilët nuk e dinin më parë.

“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C në nivele 9 përqind të hepatiti B dhe 11 përqind për hepatitin C, ndërsa 2 përqind me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha Boçi.

Të burgosurit përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive.

“Shkëmbime të shumta praktikash të injektimit. 13 përqind e tyre treguan se përdornin drogë në burgje. Shqetësues është edhe fenomeni i tatuazheve”, shtoi Boçi.

Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke  shtuar një tjetër rrugë të transmetimit pasi 2/3 e të burgosurve të përfshirë në studim kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg.

Besnik Berisha

Reagon avokati Berisha: S’ka aktakuzë kundër zyrtarëve të burgjeve

Besnik Berisha, avokat Shemsi Hajrizit, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka thënë se lajmi se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër 10 zyrtarëve të këtij Shërbimi "nuk është i saktë".

Periskopi.com Lajme

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besnik Berisha, avokat i zyrtarit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi, ka thënë se lajmi se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër 10 zyrtarëve të këtij Shërbimi nuk është i saktë.

“Lajmi i publikuar sot se Prokuroria ka ngritur Aktakuze kunder 10 zyrtareve te Sherbimit Korrektues te Kosoves, perfshire dhe klientin tim z. Shemsi Hajrizi, NUK ESHTE I SAKTE dhe se kunder z. Hajrizi dhe as tjereve nuk ka akoma asnje Aktakuze. Ky rast eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Eulexit dhe hetimet akoma nuk kane përfunduar”, ka shkruar saktësisht në profilin e tij avokati Berisha.

Reagimi i avokatit ka ardhur pas një njoftimi të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit 10 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë suspenduar përkohësisht nga puna pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.