burg-1

Të gjithë të burgosurve do t’ju falet nga një vit dënimi

Amnistia me rastin e festave të fundvitit, pritet të përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme.

Periskopi.com Lajme

 

Burimet pohuan për Top Channel, se aktualisht drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur.

Janë rreth 4 mijë të dënuar që do të përfitojnë, prej të cilëve rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje ose rilidhje të energjisë ndërtime të paligjshme apo dhe për drejtime mjeti nën efektin e alkoolit ose pa patente. Kjo kategori të dënuarish kanë marrë dënime penale që variojnë nga disa muaj deri në një vit burgim dhe përfitojnë menjëherë lirimin nga ambientet e vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e draftit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po harton listat e sakta me personat e dënuar që do të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirimin nga qelitë e burgut, në mënyrë që amnistia të zbatohet plotësisht para festave të fundvitit, në frymën e të cilave po bëhet, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Astrit Dehari / ARKIV

Hetuesia i kishte bërë presion Deharit për të dhënë deklarata kundër VV-së

Astrit Dehari, tashmë i ndjerë, kishte shprehur gatishmëri të qëndronte në burg edhe deri 20 vite. Kjo për të mos u kthyer kurrë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Këtë ai ua kishte shprehur hetuesve policorë, të cilët kërkonin të zbardhnin të vërtetën rreth sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin po mbahej në paraburgim ai bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Indeksonline raporton sipas burimeve se aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ishte i gatshëm të barte çfarëdo pasoje.

“Jo 10, por edhe 15 deri 20 vjet; jam përgatit me përballu burgun”, ishte shprehur Dehari.

Dehari ka vdekur javën e kaluar në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Lirohet pas 63-vitesh burg por nuk e pranon ofertën, ka një arsye (Video)

Një 79-vjeçari i cili ka kaluar 63 vite të jetës në burg, ka refuzuar ofertën e gjykatës për t’u liruar.

Periskopi.com Lajme

Të moshuarit Joseph Ligon, gjykata i ka ofruar lirim me kusht, por ai e ka refuzuar pasi beson se duhet të lirohet pa kushte.

Ligon është burgosur në moshën 15-vjeçare së bashku me katër adoleshentë të tjerë nën akuzat për vrasjen e dy personave në Filadelfia në vitin 1953.

I burgosuri besohet se është personi më i vjetër që ka kryer dënimin më të gjatë me burg në botë, megjithatë ai i mohon akuzat për vrasje edhe sot, transmeton noa.

“Ai nuk dëshiron që të lirohet me kusht. Thjesht dëshiron të lirohet përgjithmonë, pa kushtëzime,” ka thënë Bradley Bridge nga Shoqata për Mbrojtje e Filadelfias, gjatë një seance gjyqësore më 28 tetor.

 

 

Nehat Thaqi

Nuk lirohet Nehat Thaqi, Gjykata ia vazhdon masën e paraburgimit

Gjykata Speciale në Beograd ka zgjatur sot paraburgimin për 30 ditë të tjera për drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar në zonën kufitare të Kosovës me Serbinë.

Periskopi.com Lajme

“Gjyqtari i procedurës paraprake e mori këtë vendim kështu duke  refuzuar propozimin e avokatëve mbrojtës për ndërprerjen e paraburgimit” i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”  Tanja Koljenshiq, zëdhënëse e gjykatës.

Thaçi është duke u hetuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Sipas Gjykatës Speciale në Beograd Thaçit i është zgjatur paraburgimi për 30 ditë, kështu duke u refuzuar propozimi i avokatëve të tij mbrojtës për ndalimin e këtij paraburgimi.

Shqiptari që mbajti peng zyrtarët e burgut dënohet me 10 vite burgim

Gjykata greke e Lamias ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg shtetasin shqiptar, Alket Rizai, për akuzën e mbajtjes peng të 5 zyrtarëve të Burgut të Malandrinos, në Fokidha të Greqisë qendrore, më 17 mars të vitit 2013, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij me qëllim që të arratiseshin.

Periskopi.com Lajme

Me 10 vite e 8 muaj burg secili janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe me heqjen e të drejtave politike për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për 5 vite.

Avokati i tij personal, Sakis Kehajoglou ka deklaruar ekskluzivisht për Top Channel se ky është një nga vendimet e fundit për veprat penale, për të cilat akuzohet Alket Rizai.

I pyetur se përse klienti i tij ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Nuk jam as shenjtor, as djall. Nëse më dënoni ose jo, për 1 vit e gjysmë do të jem i lirë”, Kehagioglou ka thënë se Alketi ka mbledhur të gjithë dënimet ndaj tij, përfshi dhe burgimin e përjetshëm, dhe sipas ligjeve greke duke zbritur kohën që ka qëndruar në burg, ka llogaritur se për një vit e gjysmë ose diçka më shumë do të jetë përsëri i lirë.

Referuar Kodit Penal të Greqisë dhe konkretisht nenit 105, burgimi i përjetshëm nënkupton maksimumi 20 vite burgim. Por kur kryhet 3/5 e denimit, nisin procedurat për lirimin me kusht. Po ashtu, Kodi Penal i Greqisë, parashikon që pavarësisht numrit të dënimeve që një person mund të ketë, ato unifikohen në një të vetëm.

Në gjyqin e sotëm në Lamia, Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, ka pohuar para trupit gjykues se nuk kishin ndërmend që të plagosnin apo vrisnin punonjësit e burgut që morën peng, ndërsa ka thënë gjithashtu se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, që po i konsumonte për herë të parë, shkruan Top Channel.

Nehat Thaqi

Nehat Thaqi sot para Gjykatës në Beograd, rrezikon 15 vjet burgim

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi i cili u arrestua nga policia serbe në fund të shtatorit në vendkalimin kufitar “Te Dheu I Bardhë” do të paraqitet sot para Gjykatën Speciale në Beograd.

Periskopi.com Lajme

Siç kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” në Prokurorinë e  Lartë Publike në Nish, juridiksion mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e Thaqit për krim të organizuar.

Thaqi është arrestuar nga autoritetet serbe si i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, e cila është e dënueshme në këtë vend deri në 15 vjet burg.

Ai u arrestua më 29 shtator dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Nishit në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë të po këtij qytetit të vitit 2010.

Komuna e Rahovecit

Ish-zyrtari i Rahovecit burgoset për keqpërdorim seksual të të miturës

Ish-zyrtari i Komunës së Rahovecit, S.K., është dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorim seksual të një personi nën moshën 16-vjeçare.

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit ka dënuar me 3 vjet heqje lirie ish-drejtorin për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Rahovecit, S.K., i cili akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16-vjeçare.

Në aktgjykimin e siguruar nga KALLXO.com të Gjykatës Themelore të Gjakovës të datës 29 prill 2016, S.K. ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

Ndaj këtij aktgjykimi ishte ankuar mbrojtja e të akuzuarit.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se aprovohet ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, duke ndryshuar më pas aktgjykimin e Gjykatës Themelore përkitazi me vendimin për dënim.

“Me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit S.K. ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë i datës 29.04.2016, përkitazi me vendimin për dënimin, ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarin S.K. për veprën penale – keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, nga neni 235 par. 1 pika 1.1 të KPRK-së, për të cilën është shpallur fajtor, e gjykon me dënim burgu në kohëzgjatje prej tri vitesh, të cilin dënim do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 14.08.2015 e tutje, thuhet po ashtu në aktgjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës i akuzuari kishte pasur disa herë marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

“Sepse në kohën e pacaktuar të muajit qershor 2015 e gjerë më 12.08.2015, i akuzuari me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, pikërisht me të dëmtuarën – të miturën NN ka kryer marrëdhënie seksuale, në atë mënyrë që të njëjtën i akuzuari gjithherë e ka marrë me veturën zyrtare të K.K. Rahovec, duke e dërguar në Rahovec, respektivisht në një rrugë malore në dalje te Rahovecit, në një rrugë me vreshta dhe me të ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale, e që për këto shërbime seksuale i akuzuari të dëmtuarës i ka dhënë të holla nga 30 euro deri në 50 euro, si dhe një telefon të mençur të tipit “Lenovo”, gjersa i njëjti më 14.08.2015 është arrestuar nga Policia”, thuhet në aktakuzë.