ALMIRI

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Almirit 4 vjeçar, avokatët kërkojnë burg të përjetshëm

Kanë mbaruar hetimet për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu i cili ishte shtypur me makinë nga Boban Iliq gjatë një konflikti verbal në afërsi të shtëpisë së shëndetit publik në Kumanovë.

Periskopi.com Lajme

Avokatët e familjes theksojnë se deklaratat e dëshmitarëve kanë qenë shumë të qarta se Almiri është shtypur me makinë qëllimisht.

Sipas tyre, procedura po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe se pritet që të ngritet aktakuzë ndaj Iliqit derisa avokatët theksojnë se do kërkojnë burg të përjetshëm për dëmtuesin.