Vdes edhe një shqiptar në burg, mësohet emri

Një i dënuar ka ndërruar jetë në burg.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në burgun e Fierit. Siç bëhet e ditur nga burime të policisë rreth orës 06:30 të mëngjesit të djeshëm është gjetur i vdekur në qelinë e tij, Arqile Fili, 64 vjeç, nga Fieri.

Trupi i pajetë është gjetur nga gardianët, të cilët më pas kanë thirrur policinë.

Nga hetimet e para bëhet fjalë për një vdekje natyrale, por dosja i është dërguar prokurorisë për hetime të tjera.

Dënohet me një muaj burg, i trajtonte kafshët në kushte mizore (Foto/Video)

Një grua nga Uellsi është dënuar me një muaj burg, pasi i kishte grumbulluar qentë dhe macet, duke i trajtuar në mënyrë mizore.

Periskopi.com Lajme

43 mace dhe 31 qenë, në pronësi të Valerie Hicks po trajtoheshin në mënyrën më të keqe të mundshme. Ky veprim u lajmërua nga qytetarët, dhe pasi u ndërmorr një aksion nga Policia, pronares britanike i’u shqiptuar një vendim prej një muaj burg, shkruan lajmi.net.

Ambienti ku po mbaheshin kafshët ishte aq i tmerrshëm sa kur u futën brenda zyrtarët policorë, u detyruan të hynin me aparatet e frymëmarrjes.

macee2 macee4 mace33

 

Vdes edhe një shqiptar në burg

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Marrim vesh se bëhet fjalë për M. Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë (Likovë Kumanovë).

Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij.

Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut.

Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta.

Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.

Sërish masakër në një burg në Brazil , të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 të burgosur u vranë sot gjatë një tjetër konfrontimi në një burg brazilian, ndërsa aktet e dhunshme në burgje kanë shënuar qindra të vdekur prej fillimit të vitit në vend.

Periskopi.com Lajme

Një tjetër përballje është regjistruar mes bandave kriminale kundërshtare mbrëmjen e djeshme në burgun Alcaçuz, burgu më i madh shtetëror në Rio Grande do Norte. (verilindje).

Prokuroria e Trinbunalit të Hagës kërkon burgim të përjetshëm për Karaxhiqin

Prokuroria e Hagës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.

Periskopi.com Lajme

Ai marsin e kalur është dënuar me 40 vjet burg për shkak të gjenocidit në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995, bëri të ditur sot Tribunali i Hagës.

Ankesë është ngritur në shkallën e dytë të Gjykatës së Tribunalit në fillim të dhjetorit dhe ka 89 faqe derisa ankesa e Karaxhiqit i ka 223 faqe.

NZZ: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, praktikisht i pamundur

"Janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike"

Periskopi.com Lajme

Duke analizuar rrethanat e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe reagimet që ka ngjallur arrestimi i tij në opnion, analisti i “Neue Zürcher Zeitung” pasi bën një përshkrim të figurës së ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, ndalet edhe në zhvillimet në Kosovë në fillim të viteve 2000, kur u themelua kjo parti nga Ramush Haradinaj.

“Në vitin 2000 ai themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duke u bërë kështu një konkurrent i Hashim Thaçit. Diplomatët perëndimorë politikanin e sapo formësuar e morën në mbrojtje. Ata e lëvdonin atë si të aftë për të mësuar dhe bashkëpunues dhe vlerësonin respektin, që ai tregonte ndaj tyre. Por që ky raport paternalist nuk i përgjigjej aspak raporteve reale të pushtetit, ata e kuptuan në vitin 2004, përcjell deutschewelle.de Shumë kosovarë asokohe ishin të zhgënjyer që pavarësia nuk po avanconte dhe indinjoheshin që ‘ndërkombëtarët’ donin të diskutonin për statusin e vendit pasi të përmbusheshin ‘standardet’ e kërkuara prej tyre.

Kësisoj shpërtheu një pogromë gjysmë spontane dhe gjysmë e orkestruar. Kryesisht kjo revoltë drejtohej kundër minoriteteve por edhe kundër pranisë ndërkombëtare. Në këtë çast u bë e qartë, se pushteti në Kosovë nuk ishte në duart e ‘bashkësisë ndërkombëtare’, por në duart e ish-warlords, (zotërve të luftës) që në çdo kohë mund të nxisnin një gjendje të jashtëzakonshme. Ramush Haradinaj ishte përfaqësuesi më prominent i këtij grupi. Shefi i Misionit të OKB-së, UNMIK, Sören Jessen-Petersen, për këtë arsye u afrua me të. Kësisoj u zhvillua një aleancë nga halli në formën e një miqësie burrash. ‘Ndërkombëtarët’ gjithnjë e më shumë u angazhuan për agjendën e pavarësisë të elitës vendase, ndaj vullnetit të së cilës ato ishin të varura, për ta mbajtur në stabilitet protektoratin. Kur Haradinaj në mars 2005 u akuzua nga Tribunali për Krimet e Luftës, Jessen-Petersen e cilësoi atë si mik dhe e mbështeti. Kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte, më vonë akuzonte, se atë nuk e kishin mbështetur as UNMIK-u dhe as NATO-ja. …

Duke komentuar procesin ndaj Haradinatj në Hagë, më tej në artikullin e ‘Neue Zürcher Zeitung’ shkruhet: “Sado të dyshimta të jenë rrethanat që e shoqëruan këtë proces, po aq i qartë është juridikisht lirimi nga akuza i Haradinajt. Ndaj janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike. Gjatë arrestimit të tij të fundit në Slloveni më 2015 autoritetet e liruan atë pas pak ditësh për shkak të imunitetit që gëzonte. Një vendim ndryshe i francezëve do të ishte një sensacion”, shkruan ‘Neue Zürcher Zeitung’.

 

NZZ: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, praktikisht i pamundur

 

Publikohet fotografia e parë e Ramush Haradinajt brenda në burgun e Francës (Foto)

Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së, është një shqiptar që në fakt është gëzuar disi. Sigurisht, jo për arrestimin e tij, por për faktin se ka pasur kënaqësinë të qëndrojë në të njëjtën qeli me Haradinajn.

Periskopi.com Lajme

Jo vetëm kaq, por shqiptari i dënuar në Francë, ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me ish-kryeministrin e Kosovës. Në foto, duket Haradinaj i qetë dhe i qeshur, teksa shtrëngon dorën me shqiptarin tjetër të dënuar, me të cilin është shok qelie.

Djali e ka nisur foton në redaksinë e JOQ, ku shkruan: Live, në Colmar të Francës. Ju përshëndesim.

Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës shkaktoi bujë të madhe dhe shumë reagime nga politikanë, por jo vetëm. Qindra qytetarë protestuan në forma të ndryshme, ndërsa sot në Prishtinë shqiptarët sfiduan të ftohtin siberian dhe borën në kryeqytet duke kërkuar lirimin e Haradinajt në një protestë përpara Ambasadës Franceze në Kosovë, nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”.

Ramush Haradinaj ne burg

Zbulohet se si ishte planifikuar vrasja e Adem Demaçit, ishin të përfshirë edhe shqiptarët

Pas dënimit me 15 vjet burgim, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, ishte caktuar të mbante burgun në Nish të Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Demaçit i ishte vendosur të vuajë dënimin në këtë qytet fillimisht, por më pas ishte planifikuar t’ia ndërronin vendin, dhe në proces ta vrisnin.

Shërbimi sekret serb i njohur si UDB kishte përgatitur një planë të detajshëm për ta vrarë.

Demaçi do të transferohej në Beograd dhe rrugës për në burgun e Beogradit nga Nishi, ai do të ekzekutohej, ndërsa arsyetimi për vrasjen e tij do të ndërtohej se kinse Demaçi kishte tentuar ikjen.

Në këtë planë për vrasjen e Demaçit ishin të përfshirë edhe shqiptarë.

Këto dhe shumë detajet të tjera të jetës dhe veprimtarisë së Adem Demaçit mund t’i ndiqni në Klan Kosova.

Adea Batusha

Adea Batusha flet nga arresti shtëpiak, thotë se në burg ka pasur provokime verbale

E dyshuara për sulmin e Kuvendit që ndodhi më 04 gusht Adea Batusha ka folur sonte nga arresti shtëpiak.

Periskopi.com Lajme

Ajo është shprehur e pafajshme se kishte të bënte me rastin e asaj nate, e që tashmë e njëjta me katër të tjerë akuzohen si të dyshuar për terrorizëm për sulmin ndaj kuvendit.

“Atë natë kam qenë në lagje të spitalit duke pirë kafe, pastaj kam shku në shtëpinë time ku më sa e mbaj mend kam parë lajmin që është sulmu Kuvendi i Kosovës. Jemi të pafajshëm por jemi te etiketuar veç pse jemi aktivistë të Vetëvendosjes. E di se do të shpallemi të pafajshëm sepse provat janë jo të qëndrueshme. Janë disa pamje që paraqesin përditshmërinë tonë”, thotë ajo, transmeton lajmi.net.

Ajo tregon se gjatë qëndrimit të saj në burg ka pasur provokime verbale, ndërsa thekson se është mbrojtur në heshtje sepse beson që ky është një montim politik.

Batusha në një intervistë për Info Box të Dukagjinit, flet edhe për të ndjerin Astrit Deharin i cili dyshohej me të njëjtën akuzë për terrorizëm por që i njëjti ndërroi jetë teksa po gjendje në paraburgim.

“Unë Astritin e kam njohur në VV, kemi qenë bashkëaktivist dhe shokë, e njoh që 4-5 vite. Ka qenë një shok shumë i mirë dhe akvitistë shembullor. Kjo është një goditje jo vetëm për neve dhe familjarët por për tërë shoqërinë tonë, një rast i rëndë dhe i pabesueshëm dhe spo mujë ende ta kuptoj se si shteti ka lejuar të ndodh një ngjarje kaq e rëndë që një i burgosur poltik të vdes brenda ambientit të burgut dhe të mos jap prap përgjegjësi. Kam qenë e mërzitur për ditë të tëra, kujtimi për të dhe mënyra se si ai ka biseduar me aktivistë të tjerë dhe çfarë punëtori ka qenë ai ne na bën që ta vazhdojmë rrugën që ai fatkeqësisht e la në gjysmë”.

Ajo nuk jep një mendim të prerë se çfarë mendon rreth deklarimeve të institucioneve se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje, thotë se refuzon të jap një mendim personal për këtë rast, por shprehet e shqetësuar se si shteti lejoi që një gjë e tillë të ndodh brenda burgut.

“Ne kemi pa versionin zyrtar por mënyra se si ka ardhur ecuria e kësaj ngjarje na bën dyshues, shoqëria jonë është duke u ndje e pasigurt, sepse janë dhënë deklarata të ndryshme, edhe raporti i autopsisë ka pasur terma kundërthënëse dhe ka qenë i mangët, ka shumë zëra që e kundërshtojnë.

Me aq sa e kam njohur Astritin ai ka qenë energjik dhe i buzëqeshur, refuzoj të krijojë një mendim personal për një rast të tillë”, ka treguar Adea Batusha.

Ajo bëri të ditur se  rruga e saj, çfarëdo vendimi që do t’i jepet, ka thënë se nuk ndalet me kaq.

“Pushteti po mundohet të na frikësojë vazhdimisht neve pesë aktivistëve, kjo mënyrë e frikësimit është shumë e ultë dhe nuk ka mundësi të funksionojë”.

Në përgjimet e EULEX-it, Lushtaku kur duhej të ishte në burg lajmërohej nga Skenderaj

Në kohën kur duhej të ishte nën mbikëqyrjen e oficerëve korrektues të Dubravës, Sami Lushtaku u dërgonte mesazhe njerëzve me përmbajtje se ishte në Skenderaj.

Periskopi.com Lajme

Në gushtin e vitit 2015, ekipe policësh të EULEX-it e kishin vënë nën përgjim Lushtakun dhe ekipet e gardianëve të cilët e përcillnin.

Raportet e hetuesve të EULEX-it e përshkruajnë në detaje itinerarin e Sami Lushtakut gjatë kohës së tij në paraburgim dhe vizitave të tij jashtë Qendrës së Paraburgimit.

Siç shkruhet në një raport të tillë, të siguruar nga KALLXO.com, më 19 gusht 2015, Sami Lushtaku përmes telefonit komunikoi me M.B., duke thënë: “Shiko të premten (më 21 gusht 2015) përgatit pjatat shtëpiake për 7-8 persona, ashtu si i bën më së miri ti, bëje gati për me marr dhe unë do ta marr”, përshkruhet në transkriptet e mesazheve.

Kjo porosi e Lushtakut sipas prokurorit merr përgjigje pozitive nga M.B.

Në rrjedhën e këtij komunikimi, Policia e EULEX-it më 21 gusht të vitit të kaluar mbikëqyri Sami Lushtakun gjersa ai u nis nga Qendra e Paraburgimit në Dubravë me një makinë PEU me ngjyrë të bardhë, i shoqëruar nga tre oficerë të Shërbimit Korrektues.

Tre oficerët e Shërbimit Korrektues të caktuar për të përcjellë Sami Lushtakun në QKUK, ishin Ylber Blakaj, Gzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.

Policët e EULEX-it e përshkruajnë se si makina me të cilën po transportohej Lushtaku mori një kthesë të papritur.

“Makina ishte duke iu afruar Fushë-Kosovës përmes autostradës Pejë-Prishtinë rreth orës 9:50, ndërsa rreth orës 10:02 bën një kthesë të papritur majtas në semaforin afër qendrës tregtare ETC, në vend se të vazhdonte drejt në QKUK”, përshkruan raporti.

“Makina vazhdoi më pas në atë rrugë deri rrethrrotullimi që dërgon në autostradën për Mitrovicë. Makina pastaj u kthye në rrugën “Ahmet Krasniqi”, që çon në lagjen Arbëria/Dragodan dhe vazhdoi rrugës teposhtë”, thuhet në raportin e EULEX-it.

Gjithnjë sipas raportit, makina vazhdoi duke bërë përsëri një kthesë të papritur në rrugën “Selim Berisha”, ku jeton M.L.

Ky është vendi i fundit ku përcjellësit nga EULEX panë Sami Lushtakun me oficerët e Shërbimit Korrektues atë ditë.

“Në orën 10:24 vetura PEU u pa sërish në kryqëzimin e rrugës “Zagrebi” me Unazën Qendrore në fund të lagjes Arbëria/Dragodan. Në këtë kohë në veturë ishin vetëm tre pjesëtarë të Shërbimit Korrektues ndërsa Sami Lushtaku nuk ishte më me ta”, thuhet në raport.

Në një një aktakuzë, e cila është dorëzuar në Gjykatë prokurori i EULEX-it përshkruan mënyrën se si kaluan kohën tre oficerët e Shërbimit Korrektues që ishte dashur të ishin me Sami Lushtakun.

“Policia e EULEX-it vazhdoi mbikëqyrjen e veturës me tre oficerët brenda deri në orën 17:52. Gjatë kësaj kohe oficerët e Shërbimit Korrektues u panë duke udhëtuar rreth Prishtinës, duke ngrënë drekë, duke bërë shoping, pastaj duke udhëtuar në Mitrovicë, pastaj atje bënë prapë shoping dhe në fund rreth orës 17:52 u panë në Skenderaj”, thuhet në raport.

Prokurori thotë se as makina asnjëherë nuk arriti në QKUK, e as Sami Lushtaku nuk u pa në makinë pas orës 10:12.

Prokurori Romulo Mateus më pas përshkruan një komunikim në të cilin përmendet vendndodhja e Sami Lushtakut.

“Mirë mirë, ne jemi në Skenderaj” dhe shtoi ‘kish me qenë mirë nëse unë nuk kam nevojë me ardhë atje, a mundesh me ba ti, vetëm takohu me të”, thuhet në një telefonatë në mes Lushtakut dhe personit me emrin Avni.

Prokuroria e Shtetit njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj 24 personave për arratisjet e Sami Lushtakut dhe pjesëtareve të grupit “Drenica”./Kallxo.com/

Të burgosurit serbë në burgun e Mitrovicës pezullojnë grevën e urisë

Të burgosurit serb në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, pas katër ditësh i dhanë fund sot grevës së urisë, të cilin e filluan pas vendimit që katër nga të arrestuarit të transferoheshin në burgun afër Podujevës.

Periskopi.com Lajme

Gjithashtu pjesë e kësaj greve të urisë ishte edhe, Oliver Ivanoviq të cilët vendosën të ndalonin grevën e urisë pas bisedimeve me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të popullit të Kosovës dhe drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, shkruan Tanjug.

Të burgosurit ishin në grevë që nga e shtuna,e që sipas tyre kishin frikë se mund të transferoheshin në disa burgje tjera të Kosovës.

Në burg të Podujevës nuk ishte asnjë i burgosur serb, kurse katër serbët të cilët u zhvendosën ishin banorët e parë të nacionalitetit serb këtë qendër të burgimit.

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka të vendosur rreth 40 të persona të burgosur.

Oliver Ivanoviq kundërshton qëndrimin në Dyz, nis grevë urie

Politikani serb i dënuar për krime ndaj shqiptarëve Oliver Ivanoviq, është transferuar nga Burgu i Mitrovicës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, të Llapit.

Periskopi.com Lajme

Burime nga Ministria e Drejtësisë, jo zyrtarisht konfirmojnë për gazetën metro se Ivanoviq është futur në grevë urie, për shkak të këtij vendimi, i cili sipas autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, konsiderohet si procedurë standarde, dhe më e sigurt.

Këtë e ka konfirmuar edhe iniciativa qytetare e Ivanoviq, të cilët vendimin e konsiderojnë si shkelje dhe rrezikim i të drejtave të njeriut.

“Urgjentisht, kërkojmë nga autoritetet e EULEX, që të reagojnë lidhur me transferimin e Oliver Ivanoviq, dhe ta kthejnë atë në Mitrovicë”, ka reaguar partia e liderit të tyre, tashmë të dënuar për krime ndaj shqiptarëve në Veri të Kosovës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar për intervenim edhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë.

Oliver Ivanoviq, është duke u mbajtur në Burgun e Dyzit dhe proteston me grevë urie.

Burgu Gerdoc

Katër të burgosur serbë janë transferuar nga Mitrovica e Veriut në Gërdoc

Katër të burgosur serbë janë transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Mitrovicës së Veriut në burgun e sigurisë së lartë, në Gërdoc të Podujevës.

Periskopi.com Lajme

Raportohet se në mesin e të transferuarve është Slobodan Gavriç, i dënuar me 13 vjet burgim për terrorizëm në Kosovë.

Këtë vendim të autoriteteve kosovare ka reaguar Qeveria e Serbisë, nëpërmjet drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai ka vlerësuar se veprimet e tilla të qeverisë së Kosovës, i shkelin parimet themelore të të drejtave të njeriut.

“Ky veprim ka shkaktuar drejtpërdrejtë tek vendimi i të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë për të hyrë në grevë urie, nga frika se ata mund të transferohen në një burg në të cilin do të detyroheshin t’iu përgjigjeshin vetëm shqiptarëve,” thuhet në reagim.

Nesër protestë para burgut të Prizrenit, kërkohet drejtësi për Deharin

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nesër bëhen një javë nga vdekja e Astrit Deharit, e që ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Periskopi.com Lajme

Për të kërkuar drejtësi për aktivistin e tyre, ky subjekt ka organizuar një aksion para burgut në Prizren.

“Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, thuhet në një njoftim të tyre.

Në kohën sa Dehari nuk doli nga dhoma, askush nuk shihet se hyri aty (Video)

Tashmë janë publikuar video xhirimet e tërë ditës së 5 nëntorit në burgun në Prizren, ditë kjo kur vdiq i paraburgosuri që ndodhej aty, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Klan Kosova ka publikuar video ku shihen momentet teksa gardiani në herë e fundit ja bënë me dorë ngase ai nuk donte të dilte në shëtitje.

Kanë vazhduar pamjet pandërprerë dhe në një orëshin e shumëpërfolur, pjesë kjo kur besohet se shokët e dhomës e lanë në gjendje normale dhe e gjetën në gjendje të keqe.

Madje KMDLNj ka raportuar ka publikuar ditë më parë edhe rrëfimin e shokut të dhomës që e gjeti i pari Deharin në gjendje të rëndë.

KMDLNJ raporton se si e gjeti Astritin shoku i dhomës

 

Në video pastaj shihet se si fillon paniku në dhomë, si lajmërojnë njëri-tjetrin, deri në momentin kur e nxjerrin vet Astrit Deharin nga dhoma për ta bartur deri tek vetura që do e dërgonte në spital./ Periskopi

Mirena dyshon në vërtetësinë e videove të publikuara për Astrit Deharin

Publicisti dhe gazetari Ilir Mirena ngrit dilema se përse nuk janë publikuar deri më tani videot ku shihet se çfarë ka ndodhur në burgun e Prizrenit në ditën kur vdiq aktivisti i vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Mirena thotë se tani ka mundësi të shumta të editimit të videove.

Ai thotë se për autenticitetin e këtyre videove duhet hetim special.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Kushdo qe merret me prodhimin dhe editimin e videove sot e di se sa leht mund te manipulohet dhe rieditohet nje video. Teknikat jane te panumerta. Kerkojini ne Google dhe i gjeni lloj-lloj softëare per qellime te tilla.

Nje pyetje shume e thjeshte: Pse u vonua kaq shume publikimi i videove?

Fakt me i rendesishem se sa keto video te dyshimta eshte trupi i Astrit Deharit qe eshte varrosur dje.

Per autenticitetin e ketyre videove duhet hetim special.

Fantazmat nuk e mbyten Astritin!/ Periskopi

 

Të gjitha vizitat që iu bënë Astrit Deharit në burg (Dokument)

Në bazë të lejeve të lëshuara nga gjyqtari Vehbi Kashtanjeva, në gjashtë nga shtatë vizitat që Astrit Deharit iu bënë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren familjarët u shoqëruan nga zyrtarë të “Vetëvendosjes”.

Periskopi.com Lajme

Aktivisti tash i ndjerë i Lëvizjes “Vetëvendosje” Astrit Dehari gjatë 68 ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka pasur gjithsej 7 vizita.

Në të gjitha vizitat të pranishëm ishin prindërit dhe gruaja e tij, e në gjashtë prej tyre familjarët shoqëroheshin nga zyrtarë të “Vetëvendosjes”.

Për shtatë javë, çdo të enjte, të ndjerit Dehari i kanë shkuar në vizitë familjarë, të shoqëruar nga aktivist të subjektit që ai i takonte dhe secila vizitë ka zgjatur 60 minuta.

KALLXO.com ka siguruar të gjitha lejet e lëshuara për vizitë Deharit nga gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, në të cilat shihet se u është lejuar vizita përveç familjarëve edhe aktivistëve të VV-së.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara. Atë sipas dokumentacionit të siguruar e kishin vizituar prindërit Avni e Xhemile Dehari, gruaja Arta Boshtraj dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sami Kurteshi.

Kjo vizitë, referuar lejes së lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, është bërë më 3 nëntor dhe ka zgjatur një orë.

Në vizitën e parafundit-atë të datës 27 tetor, veç tre familjarëve të lartpërmendur (prindërve dhe gruas), sipas lejes së lëshuar nga nga gjyqtari Kashtanjeva, i pranishëm ka qenë edhe sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” Dardan Molliqaj.

Dje gjyqtari Kashtanjeva mohoi se u dha leje zyrtarëve të “Vetëvendosjes” ta vizitojnë Deharin në burg, por sot zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi tha se ky gjyqtar mund të ketë lëshuar leje edhe për vizitat e Kurteshit dhe Molliqajt, por mund të mos i kujtohet kjo gjë pasi lëshon shumë leje për vizita te të paraburgosurit.

Sot në një konferencë për medie sekretari organizativ i “Vetëvendosjes” Dardan Molliqaj tha se ai dhe Kurteshi vizituan Deharin në burg.

Molliqaj në konferencë shpjegoi procedurat e ndjekura gjatë vizitave të tilla.

“Procedurat janë kështu: kërkesë bën familja për personat të cilët duan ta vizitojnë dikë, në këtë rast të ndjerin,” shpjegoi Molliqaj.

KALLXO.com ka kërkuar nga Zyra për Informim e VV-së emrat e aktivistëve që e kanë vizituar Deharin, por nuk ka marrë përgjigje prej saj.

Më 20 tetor, sipas lejes së gjyqtarit të siguruar nga KALLXO.com, Astrit Deharin në burg e kishte vizituar Brym Maximilian. I njohur si Brym Max, një profesor i filozofisë që ka ligjëruar disa herë edhe në VV e Lëvizjen Studentore SKV. Brym në letrën e shkruar pas vdekjes së Deharit, kishte thënë se e njeh atë që nga viti 2008 dhe se shpesh i ndjeri kishte përkthyer shkrimet e tij nga gjermanishtja në shqip.

Në vizitën e katërt të 13 tetorit, gjykatësi u dha leje ta vizitojnë  Deharin prindërit Xhemilja e Avniu, bashkëshortja Arta dhe Hekuran Myrtaj.

Myrtaj konfirmoi për KALLXO.com se është anëtar i “Vetëvendosjes”.

“Po jam edhe anëtar i ‘Vetëvendosjes’,” tha ai.

Një javë para kësaj, gjithnjë sipas lejeve të gjyqtarit në kombinimin e njëjtë të familjes, Deharit i kishte shkuar në vizitë edhe koordinatori i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Ferizaj, Emrush Xhemajli. Xhemajli ishte kandidat i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit.

Sipas lejes, në fund të shtatorit  Deharin e kishte vizituar aktivisti tjetër i “Vetëvendosjes” Egzon Balaj. Në këtë takim ishin edhe familjarët e të ndjerit, prindërit dhe gruaja.

Vizita e parë në paraburgim e Astrit Deharit është e vetmja ku atë e vizituan vetëm familjarët, pa praninë e zyrtarëve të Vetëvendosjes. Në këtë vizitë, ishin prindërit dhe gruaja, si dhe dy nipërit e të ndjerit. Kjo ishte vizita e vetme të cilën gjykatësi Kashtanjeva Deharin e cilësonte si “të akuzuar”, ndërsa në lejet tjera i referohej si “i pandehuri”.

Astrit Dehari dhe pesë aktivistë të “Vetëvendosjes” u arrestuan më 30 gusht nën dyshimin për sulm me raketahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai dhe dy  aktivistë të tjerë Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti ndodheshin në paraburgim, ndërsa tre të tjerët nën masën e arrestit shtëpiak.

Dehari vdiq më 5 nëntor në rrethana të pasqaruara deri më tani. Autopsia e trupit të të ndjerit u bë të hënën, ku veç ekspertëve të institutit të mjekësisë ligjore, prezentë ishin edhe ekspertë të caktuar nga familja.

Raporti final i autopsisë pritet të publikohet së shpejti e hetimet për rastin është duke i vazhduar prokuroria.

Sot “Vetëvendosje” kërkoi ndërprerjen e hetimeve nga grupi aktual hetues.

vizita-2 vizita3 vizita4 vizita5 vizita-6 vizita7

Qytetarët fajësojnë shtetin për vdekjen e Deharit (Video)

Vdekja e aktivistit të subjektit më të madh opozitar, Astrit Dehari, në qendren e paraburgimit në Prizren, ka tronditur gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Shumë qytetarë kanë bërë homazhe, dhe kanë marrë pjesë në marshin për të si dhe në varrimin e të ndjerit.

Astrit Dehari, vdiq në rrethana ende të pa qarta përderisa ishte në paraburgim për shkak se ishte akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht, vdekja e tij u paraqit nga autoritet e burgut dhe policisë në Prizren, si vetëvrasje. Pati deklarata të ndryshme dhe kontradiktore. U tha se Dehari ka vdekur si pasojë e përdorimit të barnava.

Mirëpo, sipas rezultateve të para nga autopsia ka dalë se ai nuk ka vdekur nga përdorimi i barnave dhe se Dehari ka pasur një vdekje të dhunshme.

Edhe përfaqësuesit e subjektit të cilit i përkiste ai, por edhe familjaët e tij, thanë se sipas informatave që u janë dhënë nga ekspertët që kanë kryer autopsinë, Dehari nuk ka bërë vetëvrasje por dyshimet më të madha janë se ai është vrarë.

Periskopi ka pyetur qytetarët në lidhje me atë se çfarë mendojnë për vdekjen e 26-vjeçarit, kush është fajtor sipas tyre dhe a besojnë ata në pafajësinë e Deharit dhe 5 aktivistëve të tjerë që po akuzohen për terrorizëm.

Rreth 100 qytetarë të intervistuar kanë thënë se shteti mban përgjegjësinë për vdekjen e Deharit dhe janë shprehur se besojnë në pafajësinë e tij dhe aktivistëve të tjerë përderisa Prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë të kundërtën.

Qytetarët kanë thënë që këto raste, ku të burgosurit politikë janë nxjerrë të vdekur nga burgjet, kanë ndodhur vetëm para luftës nën regjimin e Millosheviqit.

“Unë mbaj mend që para luftën, në kohën e Millosheviqit të burgosurit shqiptarë kanë dalë të vdekur nga burgjet. Mirëpo, nuk kam pritur që kjo të ndodhë tash në këtë kohë”, është shprehur Metush Sahiti.

”Është e sigurt që brenda praburgimit përgjegësinë për çfardo që ndodhë e mbajnë autoritetet. Sido që të ketë vdekur ai, autoritet e burgun janë përgjegjës që nuk janë kujdesur mjaftueshëm për sigurinë e tij. Po, sigurisht që besoj në pafajsinë e tyre, përderisa janë bërë rreth tre muaj që janë duke u hetuar dhe Prokuroria ende nuk ka dalë me ndonjë fakt që dëshmon të kundërtën”, është shprehur një qytetar.

Shumica e qytetarëve kanë pasur mendim të njëjtë në lidhje me këtë çështje. Fajtorë, sipas tyre, janë organet përgjegjëse dhe shteti.

”Policinë e Kosovës, sistemin e drejtësisë, gjyqësorin”.

”Besoj 100% në pafajsinë e tyre.  Është absurde, arrestimi i tij, zgjatja e hetimve dhe gjithçka tjetër”.

”Natyrisht që pushteti ka faj për të gjitha.Edhe për arrestimin e tyre”.

Ka pasur edhe të tillë që vdekjen e Astritit e kanë cilësuar si vrasje politike.

“Kjo është një vrasje politike”.

 

Fjalimi i babait të Astrit Deharit në mbledhjen komemorative për të

Ecte ngadalë, me shpirt të thyer e me lot në sy, por iu drejtua fotografisë së të birit.

Periskopi.com Lajme

 

Avniu, babai i tashmë të ndjerit Astrit Dehari, që ndërroi jetë të shtunën në burg në Prizren, gjeti forcë t’ia thoshte dy fjalë atij dhe për të, raporton Periskopi

Këto i bëri në mbledhjen komemorative që e mbajti Vetëvendosje në nderë të aktivistit të tyre.

Ky është fjalimi i babait të Astritit, Avni Deharit:

Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sall dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty.

Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardh të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde.

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht deshën të bëjnë vdekjen të heshtur.

Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë. Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh.

Je i bindur që drejtësia, liri dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre.

Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet./ Periskopi.com

Avokati i Nehat Thaqit thotë se dëshmitarët nuk e njihnin atë

Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq thotë se të tre anëtarët të familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.

Periskopi.com Lajme

“Një nga viktimat dëshmoi se nuk e njohin Nehat Thaqin dhe se ai nuk ishte njeriu që i dëboj nga Kosova. Ne presim që të lirohet menjëherë dhe të hiqet hetimi nga prokuroria. Koha e paraburgimit i skadoi më 28 tetor dhe nuk ka nevojë të jetë më atje për as edhe një ditë”, ishte shprehur për “Blic”, avokati Spahoviq, transmeton lajmi.net.

Thaqi në seancën dëgjimore të Prokurorisë  për Krim të Organizuar në Serbi kishte hedhur poshtë akuzat se kishte dëbuar familjen Milovanoviq, ai kishte thënë se gjatë asaj kohe ai ishte në Fushë Kosovë.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi u liruar sot rreth orës 16:00 nga qendra e paraburgimit në Beograd. Prokuroria pushoi hetimet ndaj tij pasi që nuk kishte fakte.