bayern-munich-vs-werder-bremen

Formacionet zyrtare: Bayern Munchen-RB Leipzig

Bayern Munichu e pret RB Leipzigun sonte mbrëma në duelin që zhvillohet në Allianz Arena.

Periskopi.com Sporti

Ancelotti pas rikthimeve në formacion të të lënduarve, i kthehet formacionit të tij të preferuar 4-2-3-1, në një tentim për të ç’thurur gjithë atë që ka arritur Leipzig këtë sezon.

Formacioni i Bayernit:  Neuer, Hummels, Thiago, Martinez, Lewandowski, Robben, Costa, Alonso, Lahm, Vidal, Alaba.

Formacioni i Leipzigut:  Gulácsi – Bernardo, Orban (C), Sabitzer, Keita, Poulsen, Forsberg, Werner, Ilsanker, Halstenberg, Demme

avdijaj

Donis Avdijaj realizon një perlë në humbjen e Schalke 04 (Video)

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, është rikthyer në Schalke 04.

Periskopi.com Sporti

Avdijaj është inkuadruar në minutën e 69’ për skuadrën gjermane në ndeshjen ndaj Hamburg në kuadër të Bundesligës gjermane.

Ai ka shënuar në minutën e fundit të takimit për rezultatin 2 me 1.

Ky njëherësh është dhe goli i parë i tij si anëtar i skuadrës gjermane. /Periskopi/

mavraj_7

Mërgim Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë

Ka udhëhequr ekipin e tij drejt një barazimi 1-1, shumë të vlefshëm dhe të vështirë përballë skuadrës së Borussia Dortmund.

Periskopi.com Sporti

Kundër yjeve me famë botërore dhe për këtë arritje, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, që aktivizohet në Bundesligën gjermane me ekipin e FC Koln është shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mërgim Mavraj është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës, për të qenë në një skuadër përkrah disa prej futbollistëve më të mirë në botë, sikurse janë Arien Robben, Thomas Muller dhe Robert Lewandowski.

Vlerësimi maksimal për futbollistin shqiptar që luan në radhët e skuadrës së FC Koln ka ardhur nga kanali televiziv gjerman ARD, i cili në faqen zyrtare, sikurse dhe në profilin në “Facebook” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 14-të të Bundesligës, mes të cilëve radhietet edhe Mavraj.

mavra
Mergim Mavraj, në formacionin e Bundesligës
honnes

Hoenes: Premier Liga është larg më e mira

Presidenti i rikthyeri dhe i ri i Bayern Munchen, Uli Hoenes, është dekalaruar se Premier Liga është dukshëm financiarisht para gjermanëve.

Periskopi.com Sporti

64-vjeçari deklaroi se klubi i tij Bayern Munich është shumë mbrapa rivalëve anglezë, shkaku i kontratës së jashtëzakonshme televizive që ka siguruar ky kampionat.

“Nuk ekziston më një garë në kushte të barabarta në aspektin e biznesit. Shihni të ardhurat nga e drejta televizive në Angli, Bayerni është 200 milionë euro pas klubeve kryesore angleze”.

Klubi bavarez e mbylli vitin e shkuar me shifra rekorde dhe me fitime prej 30 milionë euro.

bayern

Bayern Munchen rigjenë rrugën e fitores, mposhtë Leverkusenin

Pas dy humbjeve me radhë në të gjitha garat, Bayern Munichu i është kthyer fitoreve, duke mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 2 me 1.

Periskopi.com Sporti

Kampioni gjerman nisi mirë takimin kur Thiago Alcantara realizoi në minutën e 30 për 1 me 0, derisa turku Hakan Calhanoglu barazoi pesë minuta më vonë.

Mbrojtësi Hummels realizoi në minutën e 56 për rezultatin përfundimtar 2 me 1 në këtë takim.

Bayerni me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 27 pikë, tri më pak se Leipzigi në pozitën e parë.

admiri

Formacionet zyrtare: Bayern Munchen – Bayer Leverkusen

Bayern Munchen e pret sonte Bayer Leverkusen për të zhvilluar derbin e xhiros së dymbëdhjetë të Bundesligës gjermane.

Periskopi.com Sporti

Ekipi bavarez do të mundohet të shënojë fitore pas asaj humbje në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve nga Rostov.

Këto janë formacionet zyrtare:

Bayern Munchen: Neuer; Lahm, Martinez, Hummels, Alaba; Thiago, Alonso, Kimmich; Costa, Lewandowski, Müller.

Bayer Leverkusen:

ara

Leipzig??s players celebrate after the German second division Bundesliga football match between RB Leipzig and Karlsruher SC at the Red Bull Arena in Leipzig, eastern Germany, on May 8, 2016.

Leipzig won the match 2-0 and will be promoted to the first division Bundesliga next season. / AFP / Robert MICHAEL        (Photo credit should read ROBERT MICHAEL/AFP/Getty Images)

Klubi që u formua në vitin 2009, garon për titullin e Bundesligës

Rasen Ballsport Leipzig është klub që garon në Bundesligën gjermane.

Periskopi.com Sporti

Ky klub është formuar në vitin 2009.

Por, në këtë sezon po bën befasira të mëdha, pasi aktualisht renditet në pozitën e tretë ka grumbulluar pesëmbëdhjet pikë pas shtatë javësh.

Por, jo rrallëherë, gjermanët po e akuzojnë këtë klub se ka arritur këtu vetëm me shpenzime të mëdha. /Periskopi.com