Boyko Borisov

Kryeministri i Bullgarisë paralajmëron dorëheqjen

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Korisv ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi kandidati nga partia e tij u mund në zgjedhjet presidenciale.

Periskopi.com Lajme

Borisov kishte mbështetur kryetarin e qendrës së djathtë të parlamentit, Tsetska Tsacheva, i cili mori vetëm 35 % të votave në balotazhin e së dielës, sipas exit polit, njofton BBC.

Një politikan i huaj, ish komandat i Forcave Ajrore të vendit Rumen Radev, ka fituar më shumë se 58 % të votave, transmeton KP

Ai u mbështet nga Partia Socialiste.

kosova2

Kosova përfundon kualifikimet me humbje

Periskopi.com Sporti

Ashtu si edhe në pesë ndeshjet tjera, edhe në këtë të fundit të zhvilluar sonte në palestrën Minatori në Mitrovicë, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll u mposht.

Skuadra jonë u mund nga Bullgaria me rezultat 62-67 në ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro Basket 2017’.

Kjo ishte hera e parë kur Kosova mori pjesë si shtet në kualifikimet për një kampionat ndërkombëtar. /Periskopi.com

kosovaa

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e fundit për ‘Euro Basket 2017’

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë sonte mbrëma ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro Basket 2017’.

Skuadra e shtetit tonë do të përballet me Bullgarinë në palestrën Minatori në Mitrovicë.

Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi do të kërkojnë fitoren e parë në këto kualifikime, pas pesë humbjesh rresht. /Periskopi.com

kosova-ukraina

Sot Kosova luan kundër Bullgarisë

Periskopi.com Sporti

Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës Kualifikuese për Euro Basket 2017 si mysafir i Bullgarisë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00.

Në dy ndeshjet e para Kosova pësoi disfatë, të parën nga Sllovenia si mysafir dhe të dytën nga Ukraina në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës. /Periskopi.com