Vetëm 1.9% e tokës bujqësore në Kosovë mbillet me kultura shumëvjeçare

Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë (RB) 2014 kanë treguar se nga sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore, kulturat shumëvjeçare marrin pjesë me 1.9%.

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për “Pemëtarinë në Republikën e Kosovës” për vitin 2014.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore, sipërfaqet me kultura të përhershme, sipërfaqet me pemë, si: Pemët farore, pemët bërthamore, pemët thelbore, pemët e imta, fidanët e pemëve dhe makinat dhe mekanizmi ndihmës në ekonomitë bujqësore me plantacione të pemëve.

Të dhënat në këtë publikim janë prezantuar të agreguara në nivel të Kosovës, sipas rajoneve dhe sipas komunave (në disa raste). Në publikim janë prezantuar edhe madhësitë e klasave, si për nga numri i ekonomive bujqësore, ashtu edhe për nga sipërfaqja e plantacioneve të pemëve.

Sipërfaqja tokësore e mbjellë me kultura shumëvjeçare është 7 788.23 ha. Pemët bëjnë pjesë ne grupin e kulturave shumëvjeçare dhe sipas të dhënave statistikore ky grup ka sipërfaqe prej 4 390.24 ha të mbjellë me pemë. Nga kjo, 3 519.66 ha janë plantacione të pemëve. Numri i Ekonomive Bujqësore me plantacione të pemëve është 11 677, ndërsa ekonomi bujqësore që kultivojnë trupa të pemëve në mënyrë ekstensive janë 95 064.

Ekonomitë Bujqësore me plantacione të pemëve kultivojnë mesatarisht 0.3 ha.

Shumica e sipërfaqes së plantacioneve të pemëve është e kultivuar me mollë (56.1%) dhe kumbull (19.9%). Mollët dhe kumbullat janë po ashtu llojet më të rëndësishme të pemëve të cilat kultivohen në pemishtet ekstensive të Kosovës (molla në këtë sektor është e përhapur me 34.3% dhe kumbulla 24.8%).

Në nivel global sipas statistikave të FAOSTAT-it, Kina zë vendin e parë në prodhimtarinë e frutave të pemëve 33.3 milionë tonë, e cila është gati gjysma e prodhimtarisë botërore, pastaj vijnë SHBA 4.3 milionë tonë.

Ndërsa, rreth 14.3 milionë tonë mollë janë prodhuar në 28 shtete të BE-së në vitin 2014. Mollët janë prodhuar pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por prodhuesit më të mëdhenj janë Polonia, Italia dhe Franca.

Sipas Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës (RB) 2014, sipërfaqet e kultivuara tëmollës në plantacion ishin gjithsej 1 973.19 ha. Sa i përket komunave, Istogu e ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me mollë 272.63 ha, pastaj komuna e Pejës ka 176.70 ha, e pasuar nga komuna e Gjilanit 126.06 ha, komuna e Prishtinës 111,93 ha, Ferizaj 104.28 ha, Malisheva 96.58 ha, Skenderaj 94.55 ha dhe 27 komunat e tjera (së bashku) rreth 990.46ha.

Sa i përket dardhës, Azia si kontinent është prodhuesi me i madh i dardhës 49.23 % të prodhimtarisë botërore, pastaj vjen Evropa me 21.35 %. Prodhuesi më i madh i dardhës është Kina 15.2 milionë tonë, SHBA 0.74 milionë tonë. Prodhuesi më i madh i dardhës në Evropë në vitin 2010 (ËAPA, 2012) ishte Italia (680 000 tonë), Spanja (456 000 tonë dhe Belgjika (285 000 tonë).

MBPZHR-ja mbështetje për projektet bujqësore edhe në Mitrovicën Veriore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim zyrtaren kryesore ekzekutive për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hodzic, me të cilën ka biseduar për projektet zhvillimore të ministrisë, të cilat do të realizohen gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetaren më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, ku në kuadër të këtij programi ai tha se do të mund te gjejnë mbështetje edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve të komunave te veriut.

Po ashtu, ministri Krasniqi shtoi se mbështetja për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë dhe të tjerat, do të rritet në vazhdimësi, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë bujqësore, si dhe rritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.

Nga ana e saj, kryetarja, Adriana Hodzic, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe komunave tjera te veriut./ Periskopi

Tre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë arrestohen për keqpërdorim

Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, me inicialet, B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Periskopi.com Lajme

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione.

Shuma e keqpërdorimit është mbi 200 mijë euro.

Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden ne masën e arrestit shtëpiak.

Fillon fushata për promovimin e qumështit të freskët vendor

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në sektorin e qumështit në vitet e fundit arrijnë në 50 milionë euro.

Periskopi.com Lajme

Përmes kësaj mbështetjeje, ky sektor është zhvilluar dukshëm, duke rritur fondin blegtoral dhe ngritjen e cilësisë së qumështit përmes subvencionimit të krerëve prodhues, ndërsa përmes granteve investive është investuar në ferma, në mekanizim bujqësor, pajisje për avancimin teknologjik të përpunimit të qumështit dhe përmirësim të marketingut të produkteve të qumështit.

Kështu u tha sot në ceremoninë e fillimit të fushatës “Promovimi i Qumështit të Freskët Vendor”, nismë e cila është projekt i përbashkët i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, MBPZHR-së,  USAID-it dhe AUV-së.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili vlerësoi nismën e fushatës për promovimin qumështit të freskët dhe me këtë rast ai ka premtuar që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori dhe sektorëve tjerë në bujqësi.

“Dua të theksoj se Qeveria nga mjetet e saj, që përmes MBPZHR-së ka drejtuar për përkrahjen e bujqësisë, një shumë mjaft të madhe e ka dhënë për sektorin e qumështit dhe vlerësoj se rezultatet tregojnë se është investuar në një sektor tepër të rëndësishëm. Po ashtu në emër të Qeverisë ju premtoj se do të ju përkrah për këtë punë që bëni dhe ju sigurojë që përmes ministrisë përkatëse do të përkrahim aktivitetet tuaja qoftë në prodhimin primar të qumështit, qoftë në përpunimin e tij”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, theksoi se krahas investimeve që do të bëjnë në këtë sektor, nisma për promovimin e qumështit të freskët do të ndikojë në avancimin e mëtejmë të kësaj industrie, duke iu ofruar konsumatorëve vendor qumësht cilësor, një treg më të mirë për prodhuesit vendor dhe një zvogëlim të  importit.

“Janë rreth 300 milionë litra qumësht që prodhojmë në vit nga mbi 180 mijë krerë lopë qumështore dhe rrjedhimisht, ky sektor gjeneron të ardhura të mira për mijëra familje në Kosovë. Kjo fushatë e jona për qumështin e freskët, si një brend vendor, do të vetëdijësoj edhe më shumë konsumatorët tanë për konsumimin e qumështit dhe

 

produkteve të tij, nga prodhuesit vendor. Ata duhet të besojnë në cilësinë e produkteve tona, sepse vërtetë janë bërë hapa gjigant në këtë drejtim.”, tha ministri, duke treguar se vetëm gjatë këtij viti Ministria ka ndarë rreth 10 milionë euro për sektorin e qumështit, si përmes granteve ashtu edhe për subvencioneve.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, tregoi se fushata do të përqendrohet në promovimin e qumështit të freskët të pasterizuar në Kosovë, duke përfshirë këtu informimin dhe vetëdijësimin e konsumatorëve për vlerën ushqyese të këtij qumështi.

Ndërkaq, gjatë ceremonisë së lansimit është prezantuar edhe spoti televiziv i krijuar për këtë fushatë, përmes së cilës synohet vetëdijësimi edhe më i madh i konsumatorëve vendor për konsumimin e qumështit dhe produkteve të tij, nga prodhuesit vendor./ Periskopi

Fotografitë fituese nga gara për fotografinë me të mirë për bujqësinë #Tokajone 2016

Juria profesionale për përzgjedhjen e fotografive më të mira nga gara e fotografisë më të mirë në bujqësi 2016, ka kryer vlerësimet duke përzgjedhur 100 fotografitë më të mira, në mesin e të cilave 10 edhe do të marrin shpërblimet sipas vendimit për hapjen e garës.

Periskopi.com Galeria

Juria ishte në përbërje të Ridvan Slivoves, fotograf, Kushtrim Ternava, fotograf dhe Leonora Arifi, shefe e divizionit për informim në MBPZHR.

Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro. Të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.

Në ditët e ardhshme, çmimet do t’iu ndahen edhe zyrtarisht fituesve si dhe do të promovohet albumi me fotografi. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.

9-drenusha-lika 10-bleron-caka 8-arben-llapashtica 7-bujar-gashi 6-sefer-aliqkaj 5-arian-mavriqi 4-besnik-hamiti vendi-i-trete-agon-nimani vendi-dyte-riola-morina vendi-i-pare-ardian-zullufi

Në Skenderaj më së shumti mbillet gruri dhe jonxha, në Podujevë misri

Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë (RB) 2014 kanë treguar se pjesëmarrja e tokës së punueshme-arave, në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore është 43.6% (180 381 ha). Sipërfaqja mesatare e tokës së punueshme - arave për ekonomi bujqësore është 1.6 ha.

Periskopi.com Lajme

Drithërat zënë pjesën më të madhe të tokës së punueshme – arave, ku gjithsej janë 97 026 ekonomi bujqësore, me sipërfaqe të përgjithshme të kultivuar me drithëra 131 949. 39 ha. Madhësia mesatare e sipërfaqes me drithëra për ekonomi bujqësore është rreth 1.36 ha. Mbi 81.8% e ekonomive bujqësore, ose 79 396 sosh, kanë nën 2 ha sipërfaqe për ekonomi bujqësore të kultivuara me drithëra.

Kultura, që zë pjesën më të madhe të tokës së punueshme-arave është gruri (50.3%), i pasuar nga misri (19.4%).

Prodhuesit më të mëdhenj të grurit në nivel global në vitin 2013, sipas statistikave të FAOSTAT-it (2013) ishin: Kina, 115 milionë/t; India, 80 milionë/t; ShBA, 60 milionë/t; Rusia, 41 milionë/t; dhe Kanada, 23 milionë/t. Ndërsa, nga vendet e BE-së, sipas Eurostat-it (2013), prodhuesit më të mëdhenj ishin: Franca, me rreth 37 milionë/t; Gjermania, me rreth 25 milionë/t; dhe Bullgaria, me 5.4 milionë/t. Kurse, nga vendet e ish-Jugosllavisë, prinë Serbia me 563 403 ha, e pasuar nga Kroacia me 204 506 ha, të mbjellur me grurë.

Sipas Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës, (RB) 2014, sipërfaqet e kultivuara me grurë, ishin 90 727.78 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar grurë ishte 74 532 ekonomi bujqësore, ose rreth 1.22 ha për ekonomi bujqësore.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë në kultivimin e grurit për nga sipërfaqja e kultivuar me grurë është Skenderaj, me sipërfaqe 6 936.96 ha, ndërsa komuna e Podujevës ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e grurit.

Prodhuesit më të mëdhenj të misrit, sipas FAOSTAT (2013) janë: ShBA me mbi 350 milionë/t;

Kina me mbi 217 milionë/t; Brazili me rreth 80 milionë/t; dhe Argjentina me mbi 32 milionë/t. Ndërsa, në vendet e BE-së (Eurostat, 2013) prodhuesit më të mëdhenj janë: Franca me mbi 15 milionë/t; Spanja dhe Rumania me mbi 11 milionë/t; dhe Hungaria me rreth 7 milionë/t.

Sipërfaqet me misër, në nivel vendi sipas RB 2014 ishin 35 038.22 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit është 64 979. Mesatarja e sipërfaqes së kultivuar me misër për ekonomi bujqësore është 0.54 ha. Vetëm 15% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës me mbi 5 ha, kurse 66% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës nën 2 ha.

Sa i përket komunave, Podujeva ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit, me gjithsej 5 237, ndërsa komuna e Lipjanit ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me misër, 2 222.40 ha.

Sa u përket bishtajoreve kokërr, kultura më e kultivuar është fasulja. Sipërfaqet e përgjithshme me fasule kokërr janë 3 958.55 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kultivojnë fasule kokërr është 34 925.

Sipas komunave, Podujeva ka sipërfaqen (375.26 ha) më të madhe me fasule kokërr, krahasuar me komunat e tjera, në nivel vendi. Gjithashtu, kjo komunë ka edhe numrin më të madh të ekonomive bujqësore (3 951), që kultivojnë fasulen kokërr.

Sa u përket frytrrënjorëve, patatja është kultura kryesore frytrrënjoreve, që kultivohet në Kosovë. Sipas RB 2014, sipërfaqet e përgjithshme në nivel vendi me këtë kulturë janë 3 694.53 ha, të kultivuar nga 18 732 ekonomi bujqësore. Komuna, që ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me patate është komuna e Vushtrrisë, me sipërfaqe 1 327.84 ha.

Sa u përket bimëve foragjere, jonxha, tërfili, përzierja e barit, misri i gjelbër dhe kungulli foragjer janë kulturat më të kultivuara, si për nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga numri i ekonomive bujqësore, që i kultivojnë këto kultura. Sipas Regjistrimit të Bujqësisë 2014, në Kosovë jonxha kultivohet në sipërfaqe prej rreth 15 010.77 ha, nga gjithsej 23 687 ekonomi bujqësore.

Komuna që dallohet për nga numri më i madh i ekonomive bujqësore dhe sipërfaqes me kultivim të jonxhës është Skenderaj me 2 419 ekonomi bujqësore dhe sipërfaqe 1 734.75 ha.

Sipas RB-së 2014, 34 827 ekonomi bujqësore merren me kultivimin e perimeve, në një sipërfaqe të përgjithshme prej 6 689.15 ha. Me perime është e mbjellë 3.7% e tokës së punueshme – arave (6 689 ha). Në mesin e perimeve, më shumë se 38% e tokës së mbjellë është me speca, kurse janë 30 533 ekonomi familjare, që e kultivojnë këtë kulturë në sipërfaqe të përgjithshme prej 2 553.01 ha.

Sipas komunave, dominimin si për nga numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar speca    (2 779 sosh), ashtu edhe për nga sipërfaqja kultivuese me këtë kulturë, 1 160.48 ha e ka komuna e Rahovecit./ Periskopi

 

 

 

 

 

Promovohet sistemi i ri i ujitjes së orizit në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Mihaill Cvetkov do të vizitojë sot Çeshinovën, ku do të merr pjesë në korrjen e parë të orizit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çeshinova është i vetmi rajon në vend që ka të instaluar sistemin e ujitjes ‘pikë pas pike’, që për herë të parë është zbatuar në Maqedoni pikërisht nëtë vit dhe pikërisht në Çeshinovë.

Sistemi është pjesë e nismës ”Prodhim i qëndrueshëm i orizit” që zbatohet nga Projekti i USAID-it për zgjerimin e afarizmit të vogël, në bashkëpunim me Programin për mbrojtje ë natyrës (NCP) në Maqedoni, si edhe bashkëfinancuar nga Qeveria zvicerane./Telegrafi/

Shukri Fetahut i ndahet çmimi i inovacionit për kultivarin e parë vendor të grurit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, profesorit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”.

Periskopi.com Lajme

Presidenti ka thënë se prodhimi i ushqimit është sfidë e nivelit botëror, por ne me shkencëtarë si profesori Fetahu, që gjithnjë janë në kërkim të mundësive të reja për tejkalimin e sfidave, gjithçka mund ta përballojmë me lehtë.

“Ndarja e çmimit për inovacione, kërkime dhe zhvillim për profesorin Fetahu është një vlerësim për punën e tij të gjatë shkencore në krijimin e kultivarit të parë vendor të grurit, i cili është shumë i përshtatshëm për kushtet tona klimatike, ka kapacitete të larta prodhuese dhe ka vlera të shumta ushqyese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, ka thënë se në çmimin e ndarë nga presidenti e sheh vullnetin e tij për promovimin e vlerës së inovacioneve dhe respektimin e arritjeve shkencore.

Sipas profesorit Fetahu, ky respekt është kulturë dhe përkujdesje institucionale, por edhe gatishmëri për avancimin e prodhimit të ushqimit vendor, në funksion të zvogëlimit të importit të grurit.

“Ju sot me këtë akt nderuat studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës, ekipin hulumtues për punën dhe sakrificën shumëvjeçare për ta realizuar inovacionin e parë në kuadër të shkencave bujqësore në Kosovë”, ka thënë profesori Fetahu.

Presidenti Thaçi shtoi se vendi ynë ka fermerë shumë të vyeshëm dhe kur puna e dija bëhen bashkë, atëherë gjithsesi që edhe rezultatet në bujqësi janë më të larta.

“Kultivari vendor besoj se do t’i përmbush edhe pritjet e kultivuesve të grurit për rendimente më të larta dhe më cilësore”, përfundoi presidenti Thaçi.

Shukri Fetahu dsc_0474 dsc_0457

Del lista preliminare e përfituesve të granteve në bujqësi në sektorin e përpunimit

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka publikuar listat e vlerësimeve për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016.

Periskopi.com Lajme

Listat e vlerësimeve janë publikuar për këto nën-masa:

Masa 103:

Nën-Masa 103.1 Sektori i përpunimit të qumështit;

Nën-Masa 103.2 Sektori i përpunimit të mishit;

Nën-Masa 103.3.1 Sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve;

Nën-Masa 103.2 Sektori i prodhimit të verës.

Listat e vlerësimit që nga dita e djeshme janë të qasshme për publikun në faqen e AZHB-së, ndërkaq në ditët në vazhdim pritet të fillojë edhe procesi i kontrollit në terren të këtyre projekteve dhe sipas procedurave pas përfundimit të kontrolles bëhet miratimi i listës përfundimtare për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016.

Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit, për herë të parë këtë vit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre.

Në e-mailatyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin

  • Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB-së, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.