Ndahen mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për kompensimin e pjesshëm të dëmeve natyrore të shkaktuara në bujqësi gjatë këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Vendimi parasheh kompensim prej 25 % nga vlera totale e dëmeve, bazuar në raportet e vlerësimeve të dërguara nga komunat përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë.

Në total janë ndarë 263 mijë e 701 euro për kompensim të fermerëve në 21 komuna të Kosovës që kanë raportuar dëme gjatë vitit. Sipas vendimit të Qeverisë, mjetet do të transferohen nga buxheti i MBPZHR-së tek komunat, të cilat do t’ua shpërndajnë mjetet ekonomive bujqësore që kanë pësuar dëme.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që Qeveria e Kosovës kompenson dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, si vërshimet dhe erërat e forta. Më herët është ndarë një buxhet prej rreth 160 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë muajit janar dhe shkurt./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

La gazetarinë për t’u marrë me bujqësi

Vetëm pak muaj pas diplomimit (1986) punoi në profesionin e vet, gjeograf. Tërë jetën ua kushtoi dy të tjerave, për të cilat nuk studioi, gazetarisë dhe bujqësisë. Kësaj të fundit ka vendosur t’ia kushtojë kohën më të madhe, pasi gazetarisë duket se nuk ia pa hairin.

Periskopi.com Lajme

 

Ai i është kthyer traditës familjare, për të cilën thotë se ndihet më së miri kur e bën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Marrja me bujqësi Dalip Vokrri thotë se nuk e lodh asnjëherë, edhe pse gjatë sezonit angazhimi i tij ditor kalon 15 orë punë. Në një pasdite nëntori ai po i pastronte dredhëzat nga barishtet. Gjithçka thotë se e ka kohën e vet.

I gjithë fshati Sfeçël është i njohur për kultivimin e perimeve. Dalip Vokrri i përket kësaj pjese të Podujevës. U përket këtyre traditave.

Reklamë
Reklamë