Raporti tronditës/ Këshilli i Evropës: Kanabisi në Shqipëri zë 2.6% të prodhimit të brendshëm

“Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike, kanabis sativa në Shqipëri zënë 2,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Periskopi.com Lajme

Këtë situatë dhe shifër alarmante për situatën e kanabisit dhe trafikimit të tij në vend, e mojuar me këmbëngulje nga kryeministri Rama, e jep raporti vjetor i Komisionit Evropian që vlerëson ecurinë e Shqipërisë për vitin 2016. Ndërsa shtete evropiane si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar të ardhura ilegale nga bimët narkotike i kanë të papërfillshme, duke mos kapur 1% të PBB-së. Shifra alarmante e këtij raporti shoqërohet gjithashtu dhe me vënien në dukje të mungesës së kapacitetit të policisë shtetit për të luftuar këtë fenomen, i cili vitet e fundit është përhapur shumë.

Ndërkohë që kërkesa për shtim të luftës kundër trafikut të bimëve narkotike është imediate, aq sa nga zyrtarë të BE-së po e shohin dhe si kusht në çeljen e negociatave, ministria e Brendshme ka rritjen më të vogël të buxhetit me 17.6 mln lekë ose 0.09%. Në total për 2017, edhe pse ndër sektorët me peshën kryesore të buxhetit të shtetit me 7.47% ose rreth 20 miliardë lekë, ministria e Brendshme rendit dikasteri i katërt sa i përket ndarjes së fondeve për vitin e ardhshëm, raporton Shekulli./ Opinion