Bruto Produkti Vendor / Ilustrim

Rritet Bruto Produkti Vendor në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti (prill, maj, qershor), Bruto Produkti Vendor ka shënuar rritje.

Periskopi.com Lajme

sipas të dhënave thonë se është rritje reale për 3.3% në krahasim me TM2 të vitit 2015.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: transporti dhe magazinimi me 10.9%; hotelet dhe restorantet me 7.8%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5.1%; furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtim të mbeturinave me 4.8%; tregtia me shumicë dhe pakicë me 4.6%; ndërtimtaria me 4.0%; dhe bujqësia, gjuetia, pylltaria me 2.0%.

Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: afarizmit me pasuri të patundshme (4.9%); industrisë nxjerrëse (2.1 %); administrimi publik (1.1%); dhe industria përpunuese (1.0 %).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e  bruto kapitalit me 10.2%; importin e mallrave dhe shërbimeve me 8%; dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet Jopërfituese në Shërbim të Ekonomive Shtëpiake (IJPSHESH) me 6.5%.

Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.1)% dhe në eksportin e mallrave dhe shërbimeve (0.5%).