Rrahje para konsullatës turke në Bruksel, lëndohen shumë persona

Në përleshjet e ashpra të enjten para ndërtesës së konsullatës turke në Bruksel, në të cilat morën pjesë përkrahësit dhe kundërshtarët e presidentit turk Recep Tayip Erdogan janë lënduar shumë persona, njoftoi policia belge.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësja e policisë së Brukselit, Ilse van de Keere ka thënë për AFP se personat e lënduar janë dërguar në polici, por nuk ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të personave të lënduar.

Kryeministri belg, Charles Michel sonte ka dënuar trazirat në rrjetin Twitter.

“Qeveria belge angazhohet për zero tolerancë ndaj trazirave në lidhje me referendumin turk. Dënoj ashpër dhunën para konsullatës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Trazirat vijnë në momentin kur turqit, të cilët jetojnë në Belgjikë, mund të votojnë nga data 27 mars deri më 9 prill në konsullatat në Bruksel dhe Antverpen për referendumin për zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, i cili mbahet më 16 prill.

Firat, agjencia e lajmeve e afërt me separatistët kurdë në Turqi, ka raportuar se tre persona me origjinë kurdë, të cilët kishin ardhur për të votuar, janë therur me thikë në këto trazira, për të cilat agjencia pohon se janë përgjegjës përkrahësit e AKP-së, partisë konservatore në pushtet në Turqi.

BE thërret ambasadorin turk pas deklaratave kërcënuese të Erdogan

Bashkimi Evropian thirri sot ambasadorin e Turqisë në Bruksel për t’i kërkuar shpjegime pas deklaratave kërcënuese për sigurinë e qytetarëve evropianë nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan, theksoi një zëdhënëse.

Periskopi.com Lajme

“Ne i kemi kërkuar përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në BE të vijë në Shërbimin Evropian të veprimeve të jashtme, shërbim diplomatik i BE-së, sepse ne dëshirojmë të marrim një shpjegim përsa i përket komentev të presidentit Erdogan në lidhje me sigurinë e evropianëve në rrugët e mbarë botës”, deklaroi zëdhënësja, Maja Kocijancic.

“Ambasadori i Turqisë në BE duhet të flasë me “drejtuesin” përgjegjës të marrëdhënieve me Ankaranë”, theksoi ajo.

Kriza e rëndë diplomatike mes Ankarasë dhe evropianëve ka kaluar sërish në një etapë tjetër kur presidenti turk deklaroi se asnjë evropian nuk mund të bëjë më asnjë hap në rrugë i sigurtë, nëse BE mban ndaj Turqisë një qendrim që ai e gjykon armiqësor.

“I drejtohem edhe njëherë evropianëve (…) Turqia nuk është një vend që mund të goditet, ose të mund të luash me nderin, apo t’i dëbosh ministrat”, është shprehur me tone të ashpra Erdogan.

“Mbarë bota e di atë që po ndodh. Nëse ju silleni në këtë mënyrë, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk do të mund të bëjë një hap më shumë në siguri, me qetësinë asnjë vend të botës”, shtoi ai, disa orë para një atentati që shkaktoi tre të vdekur dhe 40 të plagosur në Londër.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë prëkeqësuar ndjeshëm këto javët e fundit pas ndalimit të disa mitingjeve zgjedhore pro-Erdogan, në të cilat do të merrnin pjesë ministrat turq në Gjermani dhe Holandë.

Vuçiq i frikësohet shqiptarëve në Bruskel (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tregoi detaje interesante nga udhëtimi i tij në Bruksel për të takuar palën kosovare.

Periskopi.com Lajme

Ai foli edhe për frikën që pati nga zyrtarët e BE-së dhe shqiptarët.

 

Thaçi udhëton për në Bruksel, takohet me tre presidentët e Bashkimit Evropian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër udhëton për në Bruksel, ku do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Periskopi.com Lajme

 

Presidenti Thaçi do të pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin do të bisedojë për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Më pas, presidenti Thaçi do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së Parlamentit Evropian për Kosovën.

Ndërsa, të enjten, presidenti Thaçi do zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Edhe në këtë takim do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidenti Thaçi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Përfundon takimi në Bruksel, s’ka deklarata nga delegacionet (Foto&Video)

Ka përfunduar pak minuta pas orës 23:00 takimi i përbashkët i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së.

Periskopi.com Lajme

Dy delegacionet ja kanë larguar nga ndërtesa e Bashkimit Evropian ku patën takimin pa asnjë deklaratë për media.

Ndërsa, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka lëshuar një deklaratë që nuk jep asnjë informacion nga takimi, thjeshtë që ka takuar përfaqësuesit dhe se dialogu duhet vazhduar.

 

 

 

 

 

59cefac2-d963-4a87-95e0-bc9c8e2c9ecb_preview e6ee4e5d-f4b7-47c3-8e41-b1767144cfc5_preview 01c7f56c-1a4c-4000-9371-706f5ca62f28_preview 696d733d-4b9c-4508-a490-a4a2b44b61d3_preview ec6ffa56-9c7b-4a9b-9c16-02064a0156e3_preview b30b4530-88c7-4dbc-81ca-7839af331971_preview deb0b11f-84ee-47e5-9e22-2570350c8308_preview 9fd62b43-591f-45cb-85c7-11fa57b146f5_preview c914cb04-bdf3-4192-aa86-1dafdebd93b8_preview 57c5f88c-d473-43b4-bbf8-929e7fa9f5f0_preview 5ddf185d-dfe0-40ce-a4ab-df141f7f3750_preview 3df220d8-131c-4c9e-a2e0-dbbaf225babe_preview 6737d04a-4986-4065-b32e-bb7c82ede221_preview 96b36270-7d4b-433c-8399-d9537b179207_preview 41400ebe-3b84-457d-9a61-5cc649bea475_preview f5005f73-8d27-42f6-8151-323525189f40_preview ce1139b1-ea21-4307-ae83-b17e416c7da4_preview

Nis takimi i përbashkët Kosovë-BE-Serbi

Pas dy orësh takim me palën serbe, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka filluar takimin e përbashkët.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim do të diskutohet për murin në veri, Asociacionin e Komunave serbe dhe tema të tjera.

Përfaqësuesit e lartë të dy shteteve kanë premtuar se “do t’i masin fjalët” gjatë dialogut./Lajmi.net

Nikoliq teksa hyri në takim në Bruksel: Po afrohemi te tema e pavarësisë së Kosovës

"Mos të ushqehet optimizmi në BE dhe në Prishtinë se mund të bisedojmë për diçka që është esenciale për ta, për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës”, ka thënë Tomislav Nikoliq.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq, në Bruksel, para fillimit të takimit me delegacionin e Kosovës ka thënë se Serbia mbron territoret dhe të drejtën për sovranitet të shumë shteteve, transmeton Koha.net.

“Takimi i javës së shkuar u shfrytëzua për t’u ulur në të njëjtën tavolinë ashtu si nuk ka ndodhur qe shumë kohë… Nëse duan zgjidhje dikush duhet të iniciojë çështje për zgjidhje. Jemi të gatshëm të bisedojmë kur këto zgjidhje mund t’iu ndihmojnë të gjithë qytetarëve, në radhë të parë serbëve për të jetuar më të sigurt në Kosovë”, ka thënë Nikoliq në rts.

Por ai ka thënë se megjithatë ka çështje për të cilat nuk mund të bisedohet.

“Mos të ushqehet optimizmi në BE dhe në Prishtinë se mund të bisedojmë për diçka që është esenciale për ta, për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës. Shqiptarët dhe Mogherini duan të iniciojnë edhe çështjen e sistemit gjyqësor, të kthehen në urën e Mitrovicës, a mund të ekzistojë ajo apo jo…Ne insistojmë për AKS-në kjo është tema jonë”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, “jemi marrë vesh për diçka, askush asgjë nuk ndërmerr, edhe pse e dinë se ajo për të cilën jemi marrë vesh është nën ingerencat që shteti mund të ia lerë Prishtinës.

“Çdo gjë më tej është akull i rrëshqitshëm nëpër të cilin Serbia nuk dëshiron të shkojë “, thotë Nikoliq.

Sipas tij edhe bota është e ndarë për pavarësinë e Kosovës ndërsa ka thënë se bisedimet e Brukselit po hyjnë në fazën “kur gjithnjë e më vështirë është çfarëdo vendimi ë përbashkët”.

“I jemi afruar asaj që çfarëdo tjetër që të jepnim, do të ishte humbje e madhe për Serbinë dhe alibi për ata që kanë dëshirë të thonë se jemi pajtuar me të ashtuquajturën pavarësi e Kosovës“, thotë Nikoliq duke shtuar se kryetari i Kosovës Thaçi ,pas takimi të shkuar, s’e ka mbajtur fjalën për atë që ishte arritur marrëveshja.

“Zonja Mogherini nuk ka thënë se Thaçi s’e respektoi marrëveshjen. Nëse jemi marrë vesh, ai nuk është dashur ta mashtrojë Vuçiqin i cili foli para tij. Thaçi nuk do ose guxon ta majë fjalën”, ka thënë Nikoliq.

Tensione edhe pas takimit në Bruksel

Takimi i zhvilluar në Bruksel më 24 janar, ndërmjet përfaqësuesve të nivelit të lartë politik të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Zyrës së përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka synuar uljen e tensioneve ndërmjet dy vendeve, që u shpërfaqën javëve të fundit nëpërmjet një retorike të ashpër nga autoritetet e të dyja vendeve.

Periskopi.com Lajme

Por, pavarësisht takimit të së martës në Bruksel, retorika e ashpër nga të dyja palët ka vazhduar edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje nëse dialogu i rinisur me nivel të lartë të përfaqësimit politik, do të mund t’i ulë tensionet, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, shqiptarë dhe serbë.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimi në Bruksel, me nivelin e lartë të përfaqësimit të të dyja vendeve, nuk kishte të bënte me vlerësimin e objektivave të arritura drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për të kundërtën e kësaj.

Shkasi imediat që u takuan liderët e institucioneve të larta të Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, ka të bëj me provokimet dhe rrezikun potencial të krijuar pas ngjarjeve të fundit, qoftë me murin në Mitrovicë të veriut, qoftë me trenin që ishte nisur për në këtë pjesë të Mitrovicës nga Beogradi.

“Realisht, duhet të konstatohet një gjendje, e cila ka të bëjë me qëllimin e kundërt karshi objektivave që janë parashtruar drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pa e bërë një analizë të mirëfilltë se çfarë janë të arriturat dhe dështimi, nuk mund të ecim në drejtimin e duhur, pavarësisht se kush do të jetë në përfaqësimin eventual të ri, pavarësisht se çfarë platforme do të shtrohet eventualisht në vazhdimin e dialogut”, thekson Beqaj.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pas takimit të fundit në Bruksel të autoriteteve të larta të të dyja vendeve, situata do të qetësohet. Sipas tij, Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë të dyja palëve obligimet që kanë në raport me marrëveshjet që i kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut.

“Pres që këto tensione të bien, para së gjithash për shkak se në mënyrë shumë të qartë u është bërë me dije Beogradit dhe Prishtinës, se duhet t’i vazhdojnë bisedimet dhe t’i zgjidhin problemet përmes bisedimeve, si dhe që duhet të dërgojnë porosi të tilla që nuk i ngritin tensionet. Unë jam gati se i bindur se e gjithë kjo do të zgjidhet, por se sa kjo do të bëhet shpejt, kjo është çështje e veçantë. Por, mendoj që në qoftë se janë afatizuar zgjidhjet e disa problemeve, atëherë ato probleme duhet të zgjidhen brenda afateve”, thotë Nojkiq.

Në anën tjetër, pas vazhdimit të retorikës së ashpër edhe pas takimit të fundit në Bruksel, zyra e Mogherinit ka reaguar duke kritikuar pjesëmarrësit e takimit se kanë dhënë deklarata publike për zhvillimet në takim, pavarësisht pajtimit që të mos e bëjnë këtë.

Profesor Beqaj thotë se mungesa e transparencës lidhur me zhvillimet në takimet në Bruksel, përfshirë edhe takimin e fundit, e bëjnë procesin e dialogut të përcillet me situata kundërthënëse. Sipas tij, vetë zyra e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur në takim.

“Mogherini nuk ka qenë e interesuar të bëhet transparent takimi i dy liderëve, ndonëse ky nuk ka qenë takim i shefave të shërbimeve sekrete. Pra, në vend se të korrigjohet si gabim që ka të bëjë me anën publike, kjo ka qenë çështje interne. Së dyti, a ka qenë e pakënaqur zyra, përkatësisht Mogherini, për shkak të deklaratave, të cilat janë dhënë në s’përputhje me atë çfarë janë biseduar temat në bisedat interne apo ndoshta për shkak se kanë thënë të pavërtetat publike? Pra, këto çështje e komplikojnë shumë situatën, në vend se ta thjeshtësojnë dhe ta qartësojnë atë”, vlerëson ai.

Sido që të jetë, Nojkiq vlerëson se retorika e ashpër duhet të ndërpritet, pavarësisht që sipas tij, ajo më tepër shërben, siç thotë ai, për konsum të brendshëm.

“Një situatë e tillë mund të nxisë pasoja të padëshirueshme, por unë mendoj që e gjithë kjo, para së gjithash ishte vetëm një retorikë dhe tërheqje e vëmendjes. Mendoj se kjo është një fushatë parazgjedhore, e cila ishte e drejtuar edhe nga ana e Prishtinës, por edhe nga ana e Beogradit”, thekson Nojkiq.

Ai shprehmendimin se edhe çështja e murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, për të cilin autoritetet e Kosovës kanë thënë se do ta shembin, nuk do të jetë shkas për dështim të dialogut, ndonëse sipas tij, ndërtimi i murit është veprim i gabuar nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut. Sipas tij, këtë problem tashmë e kanë vënë në dukje përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata do ta imponojnë edhe zgjidhjen.

Për murin nuk u diskutua në Bruksel, e pranon edhe Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se do të vazhdohet dialogu, madje do përshpejtohet dhe se takimi i radhës do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm, takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për televizionin publik ai tha se për murin nuk kanë biseduar në mënyrë të veçantë, por sipas tij, ua kanë përmendur serbëve se ai do rrënohet.

“Në fillim të muajit të ardhshëm do të ndodh edhe një takim tjetër, nuk do stërzgjatën më çështjet, e aq më pak marrëveshjet e arritura deri më tani. Për çështjen e murit nuk kemi biseduar në mënyrë të veçantë, por ua kemi bërë të qartë se duhet ta rrënojnë, e nëse nuk e bëjnë do t’i parashtrohet afatit ligjor. Nuk është në interes tonin që të krijojmë tensione”, tha ai.

 

 

Mustafa – Vuçiq, javën tjetër në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit në një takim të nivelit të lartë – në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve – më 24 janar në Bruksel.

Periskopi.com Lajme

Në një njoftim të zyrës së Mogherinit thuhet se “zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian deh Ballkanin perëndimorë në tërësi”.

 

 

Vetëvendosje themelon pika në Bruksel dhe Namur të Belgjikës

Në Bruksel dhe Namur të Belgjikës janë themeluar pika e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosjes në këtë fundjavë.

Periskopi.com Lajme

Ky subjekt ka informuar në rrjetin social facebook se procesi i strukturimit organizativ të Lëvizjes në Belgjikë do të vazhdojë gjatë javëve në vijim përmes themelimit të pikave tjera në disa prej qyteteve kryesore ku ekziston një prezencë domethënëse e bashkatdhetarëve, si Anvers, Bruges, Liège dhe Huy.

“Ky proces po tregon se përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje! po rritet çdo ditë e më shumë, si përgjigje kundërshtuese ndaj regjimit autoritar në Kosovë. I ftojmë të gjithë simpatizuesit dhe përkrahësit të marrin pjesë aktive në procesin e brendshëm zgjedhor dhe në aktivitetet që do pasojnë, përmes angazhimit dhe anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kërkohet shkarkimi ose dorëheqja e Edita Tahirit, ajo tregon për vendimin e saj

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur pas mesnatës, kur u lexua projekt rezoluta për murin në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Në pikën e parë të kësaj rezolute kërkohet shkarkim i saj, e në të kundërtën thuhet se ajo duhet të jap dorëheqje, raporton Periskopi

Por, Tahiri foli dhe tha se i pëlqeu shumë propozim rezoluta.

“Nuk e kam pas lehtë këto gjashtë vite me u marr me Serbinë, prej këtu është lehtë me fol por beteja zhvillohet në Bruksel. Por e kam pranu këtë detyrë edhe pse vi nga një parti e vogël, ngase kanë besu se jam profesioniste në këtë punë”, tha Tahiri.

U përgjigj edhe për kërkesën që iu bë për të dhënë dorëheqje.

Në propozim-rezolutë thuhej se duhet shkarkuar, por kreu i Kuvendi, Kadri Veseli kërkoi nga Pal Lekaj që kërkesat të jetë vetëm në lidhje me murin, e Lekaj në fund tha se pas ndryshimeve që do të bëhen, Tahiri vet duhet dhënë dorëheqje, raporton Periskopi

“Unë nuk jam emëruar dhe kandiduar si ministre nga AAK-ja. Unë kam partnerin e koalicioni, konsultohen me partnerin tim dhe pastaj shohim e bëjmë”, tha ajo. Periskopi

 

 

Krejt çka u diskutua në Bruksel për arsimin dhe trashëgimin kulturore në Kosovë

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushën e arsimit, punës dhe mirëqenies sociale, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, komunikimeve elektronike, shoqërisë së informacionit dhe politikave audiovizuale, shkencës dhe inovacionit.

Periskopi.com Lajme

Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila hyri në fuqi në prill 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të Agjendës për Reformave Evropiane.

Në lidhje me arsimin, Komisioni ka theksuar edhe një herë rëndësinë që Kosova të vazhdojë përpjekjet për të siguruar autonominë dhe funksionimin e pavarur të institucioneve të arsimit të lartë dhe për të miratuar një ligj të ri mbi arsimin e lartë në bazë të standardeve ndërkombëtare. Komisioni rikujtoi nevojën për prioritizimin e sigurimit të cilësisë në të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri tek ai universitar, përmes ofrimit të fondeve të nevojshme. Qasja në arsim cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe komunitetet pakicë duhet të forcohet. Sa i përket hulumtimit dhe inovacionit, Komisioni theksoi rëndësinë e kapaciteteve të mira për hulumtim dhe inovacion në nivel kombëtar për të rritur konkurrencën dhe integrimin në Zonën Evropiane të Kërkimit dhe pjesëmarrjen në programin “Horizon 2020”. Në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Komisioni theksoi se Kosova duhet të ofrojë angazhim të vazhdueshëm ndaj Këshillit për Zbatim dhe Monitorim.

Sa i përket punësimit, palët ranë dakord se ekziston nevoja për të krijuar një sinergji në mes të agjencive të ndryshme shtetërore, ligjeve dhe strategjive për të siguruar se ka një rritje të mundësive të punësimit dhe përkrahje më të madhe nga ana e Kosovës për masat e nxitjes së punësimit. Komisioni Evropian inkurajoi Kosovën për të përgaditur një plan veprimi për trajtimin e papunësisë së të rinjve bazuar në një vlerësim të sfidave dhe duke u fokusuar në përmirësimin e rezultateve të arsimit dhe mbështetjen e tranzicionit nga shkolla në vend pune.

Palët u pajtuan se përpjekje më të mëdha janë të nevojshme për të zbatuar ligjin mbi punën dhe legjislacionin mbi shëndetin dhe sigurinë në punë, veçanërisht përsa i përket çështjes së numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve të punës.

Mbi shoqërinë e informacionit, Kosova ra dakord për të adresuar nevojat për burime, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Strategjisë së Sigurisë Kibernetike. Komisioni i bëri thirrje Komisionit të Pavarur për Media për të përshpejtuar përgatitjen e akteve nënligjore të nevojshme dhe për finalizimin e Strategjisë për Kalimin Digjital dhe për të siguruar se fondet e nevojshme janë ndarë për zbatimin e saj. Në lidhje me politikat audiovizuale, Komisioni inkurajoi Kosovën për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të financimit për transmetuesin publik në përputhje me acquis të BE-së, si një çështje prioritare.

Informata mbi historikun

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të Komisionit Evropian.

  • Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
  • Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
  • Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
  • Takimet e Komitetit të SA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për tu ndërmarrë nga autoritetet kosovare. Përfundimet e takimet mund t’i gjeni në faqën në internet të Zyrës së BE-së në Kosovë .

Nga 10 janari Gjyqësori i Kosovës shtrihet edhe në Veri

Shërbimi i Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme (EEAS), ka njoftuar sot përmes një komunikate për shtyp, se Kosova do të marrë kontrollin e gjyqësorit bë veri të vendit, më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas kumtesës së BE-së, ka qenë Serbia ajo që ka njoftuar BE-në të premtën e 9 dhjetorit, se do të ndalojë së paguari gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ të gjykatave në veri të Kosovës.

“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për mbarimin e të punësuarit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ do të marrë efekt më 10 janar, që do t’i mundësojë atyre që të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës prej asaj dite”, njofton BE-ja.

Njoftimin për implementimin e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Marrëveshja për Drejtësi është nënshkruar në Bruksel, në bisedimet e Dialogut Kosovë-Serbi më 30 nëntor të këtij viti. Marrëveshjen e kishin nënshkruar kryeministrat e të dyja shteteve, Isa Mustafa i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

Në fund të njoftimit, BE ka përgëzuar të dyja shtetet për implementimin e kësaj marrëveshjeje./Insajderi/

Tahiri premton sërish: Kosova së shpejti me sistem unitar të drejtësisë edhe në veri

Ministrja për Dialog njëherit kryenegociatore në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka bërë me dije se së shpejti Kosova do të konsolidojë sistemin unitar të drejtësisë edhe në veri të vendit.

Periskopi.com Lajme

” Jemi shumë afër përcaktimit të datës finale për vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë edhe në pjesën veriore të shtetit tonë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit”

” Zbatimi i marrëveshjes për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së shpejti funksionimin në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat të Republikës së Kosovës”.

“Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Sipas këtij ligji në Kosovë ekzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore”

Sipas saj, Kosova ka përmbyllur me sukses procesin e rekrutimit të stafit gjyqësor dhe prokuorial sipas ligjeve të Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje i jep fund ish strukturave paralele të drejtësisë në sistemin e Kosovës. Këto struktura paralele de facto kanë ndaluar operimin në fund të 2013, ndërsa de jure shpërbërja e tyre do të ndodh në momentin kur Serbia shfuqizon kontratat e punës dhe ndal pagat për këtë staf që më parë ka punuar në këto ish struktura paralele”

” Pas këtij veprimi, nis menjëherë fillimi i punës së sistemit të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit”, theksoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Nesër në Bruksel fillon raund i ri i bisedimeve

Nesër, në Bruksel fillojnë bisedimet trepalëshe në kuadër të dialogut të Brukselit.

Periskopi.com Lajme

Në këto bisedime që do të zgjasin dy ditë, në agjendë do të jenë çështjet e drejtësisë dhe kodit shtetëror telefonik për Kosovën.

Në këto takime të dyja shtetet do të raportojnë për progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit ka arritur në Bruksel, ku sot do të zhvilloj takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian me qëllim që të bëhet një vlerësim për rrjedhat dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti i cili po i afrohet fundit, si dhe për përcaktimin e dinamikave për përmbylljen e procesit zbatues për marrëveshjen për drejtësinë dhe për kodin telefonik shtetëror për të cilën tashmë është përcaktuar se më 15 dhjetor 2016 Kosova do ta merr kodin vet telefonik nga ITU.

Në këtë raund të bisedimeve nuk do të bisedohet për çështjen e Asociacionit dhe për këtë çështje nuk është biseduar as në raundet e kaluara ashtu siç ju kemi njoftuar. Ju bëjmë me dije se lajmet e lansuara nga pala tjetër se gjoja do të bisedohet për këtë temë janë të pasakta.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se kjo është hera e parë në jetën e saj që për ditën e flamurit kombëtar ka vendosur të punojë në vend se të festoj siç e kanë pasur traditë familjare, mirëpo ka thënë se këtë po e bënë me kërkesën e përfaqësuesve të BE-së sipas agjendës së të cilëve këto takime janë kërkuar. Ajo ka përcjellë urimin më të përzemërt për festën e flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku janë./ Periskopi

Hoxhaj në Bruksel: Sot u shënuan dy ngjarje të rëndësishme që e përafrojnë Kosovën me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE të udhëhequr nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri Hahn, si dhe Kryeministri Isa Mustafa që ka udhëhequr delegacionin kosovar.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim, të parin pas hyrjes në fuqi të MSA-së, është raportuar për të arriturat në zbatimin e deritanishëm, kurse takimet e këtij niveli do të mbahen në vazhdimësi çdo vit.

Një tjetër ngjarje që ka shënuar këtë takim, është nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë për qasjen në programet e BE-së nga ana e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Hoxhaj tha se sot ka qenë një ditë e veçantë për Kosovën, për shkak se kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rëndësishme.

“Sot ishte një ditë e veçantë për Kosovën meqë ndodhën në të njëjtën kohë dy ngjarje të rëndësishme. Së pari, nënshkruam me zonjën Mogherini, si përfaqësuese e Bashkimit Evropian marrëveshjen kornizë për qasje të Kosovës në programe të ndryshme evropiane, të cilat do ta ndihmojnë çdo qytetar, çdo biznes, çdo universitet dhe anëtar të shoqërisë civile në Kosovë. Së dyti u mbajt takimi i parë i Këshillit për Stabilizim Asociim që është një kaptinë e re e një dialogu në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Hoxhaj.

Së shpejti, Kosova do të deklaroj orientimin e saj për programet e para që synon të ketë qasje dhe që sipas Hoxhajt do të fokusohen në arsimim, punësim, ndërmarrësi dhe fusha të tjera./ Periskopi

4-10 2-12 1-13

Vrasësit e Enver Hadrit sot u dënuan me burgim të përjetshëm

Familja e Enver Hadrit të ndjerë, të vrarë në Bruksel, ka njoftuar se sot vrasësit e Enverit janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Periskopi.com Lajme

Dje organizatorët e vrasjes së aktivistit shqiptar Enver Hadri u shpallën fajtorë. Prokurorja e Mbretit në Belgjikë dje ka kërkuar që të dënohen të tre me nga 30 vjet burgim, por sipas një njoftimi nga familja, ata sot janë dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton Koha.net.

Juria, e përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, kanë vendosur burgim të përjetshëm.

Kjo ishte dhe kërkesa e familjes Hadri.

Ky është njoftimi i plotë, pa ndërhyrje, i familjes Hadri:

Dje me, 22 nentor 2016, Kryetarja e Trupit Gjykues ia kishte shtruar Jurise se perbere prej 12 qytetaresh te perzgjedhur me short, 3 pyetje dhe 3 nenpyetje :

  1. Pyetja e pare kryesore : … I akuzuari Veselin Vukotiq a eshte fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
  2. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
  3. I akuzuari Bozhidar Spasiq a eshte fajtor per vrasjen Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
  4. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?
  5. I akuzuari Andrija Drashkoviq a eshte fajtor per vrasjen me paramendim te Enver Hadrit, i lindur me 2 prill 1941 ?
  6. A e ka kryer i akuzuari këtë vrasje me paramendim ?

Pas nje shqyrtimi prej me shume se dhjete oresh Juria ne te gjitha pyetje e Kryetares kishte nje pergjigje te vetme : PO !

Ne kete menyre Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor per vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiq-in, ish-shef i UDB-se per operacione speciale dhe vrasesit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.

Nderkaq sot, me 23 nentor 2016, ani se Prokurorja e Mbretit kerkoi per fajtoret nga 30 vjet burg per çdonjerin, megjithateJuria, e perbere nga perfaqesuesit e drejtperdrejte te popullit ne sistemin e drejtesise,vendosen ndryshe : ata vendosen qe kriminelet serbe te denohen me burg te perjetshem.

Kjo eshte nje fitore e madhe e drejtesise mbi krimin politik.

Me kete vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit te Evropes, krahas organizatorit dhe vrasesve te Enver Hadrit, praktikisht e denoj edhe shtetin serb. Sepse organet serbe qe nje çerek shekulli, nuk lane gur pa levizur, qe vrasja e Enver Hadrit te mos zbardhet dhe dorasit te mos ndeshkohen.

Shpresojme se edhe vrasjet e ngjashme politike te kryera kunder shqiptareve apo kujtdo qofte tjeter do te zbardhen deri ne imtesi dhe organizatoret dhe vrasesit te marrin denimin e merituar.

Per familjen Hadri

Teuta Hadri

Bruxelles, 23 nentor 2016, 18h45

Luzha marrëveshjen për kodin telefonik e quan ‘fitore e Pirros’

Profesoresha universitare, Besa Luzha e ka ironizuar këtë marrëveshjen në Bruksel për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ajo e quan atë si “fitore të Pirros”.

“Edhe një fjollë e radhës që kurrsesi s’po shkrihet. Duhet me shpresu që Serbia na e jep kodin mbasi të shihet a po ia rehatojmë mirë kompaninë publike të saj në territor të Kosovës”, ka thënë Luzha, teksa ka cituar një pjesë nga njoftimi zyrtar i BE-së.

“Palët do të shqyrtojnë këto dokumente dhe në qoftë se ata bien dakord se dokumentet janë në përputhje me Marrëveshjen e Telekomunikacionit nga Marrëveshja e 2013-ës, Plani i veprimit dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së të vitit 2015, Serbia do të dërgojë një letër ITU-së më 3 dhjetor duke rënë dakord se një kod treshifror mund të ndahet për Kosovën”, ka thënë ajo./ Periskopi

Në kryeqytetin e Evropës lypsarët janë bërë përditshmëri

Në rrugët e Brukselit, që konsiderohet si kryeqytet i Evropës, mund të shihen shumë fëmijë, por edhe të rritur se si lypin.

Periskopi.com Lajme

Institucionet kompetente nuk ndërmarrin asnjë masë kundër lypjes e cila veçmas është e shfaqur në rrugët frekuentuese të qytetit, dhe në afërsi të qendrave tregtare dhe destinacioneve turistike, raporton AA

Lypësit flenë në rrugët e qendrave tregtare, para bankomatëve dhe në hyrjet e ndërtesave të banimit. Lypësit në Bruksel kryesisht vijnë nga vendet e Evropës Lindore.

Vizitorët, por edhe banorët e qytetit nga autoritetet kërkojnë që urgjentisht diçka të bëhet kundër lypjes.

Në Belgjikë nga viti 1993 lypja nuk është vepër penale.