Paralajmërimi i deputeti rus: Britania do të zhdukej nga faqja e dheut, në një luftë bërthamore

Periskopi.com Lajme

Deputet rus, Franz Klintsevixh ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të zhdukej nga sipërfaqja e Tokës, nëse do të ndodhte një luftë bërthamore.

Klintsevixh, një ish-kolonel, i është përgjigjur komenteve nga Sekretari i Mbrojtjes britanik Michael Fallon, i cili tha: Në rrethanat më ekstreme, e kemi bërë shumë të qartë se nuk mund t’i përdorni armët bërthamore.

Ai shtoi se nëse do ndodhte diçka e tillë, duke qenë një shtet me sipërfaqe të vogël, do zhdukej tërësisht nga faqja e dheut, raporton “The Independent”.

 

 

Shkencëtarët britanikë zbulojnë një ‘thesar’ nënujor në Atlantik

Periskopi.com Lajme

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një “thesar”, kryesisht të formuar nga teluri dhe minerale të rralla, në një mal nëndetar në oqeanin Atlantik.

Zbulimi i kësaj shtrese mineralmbajtëse, rreth 500 km larg ishujve Kanare, nxori në pah se ky formacion nëndetar është “çuditërisht i pasur”.

I njohur si Mali Detar i Tropikut, ai është rreth 3.000 m i lartë dhe ka një pllajë të madhe në majë, e cila shtrihet rreth 1.000 m nën sipërfaqen e oqeanit.

Grupi shkencor i Qendrës Kombëtare e Oqeanografisë në Britaninë e Madhe (NOC) njoftoi se kampionet e mbledhura nga ky mal nëndetar janë 50.000 herë më të pasur me telur sesa resurset tokësore.

Sipas NOC-së, kampionet janë gjithashtu të pasura me elementë të rrallë, të cilat përdoren në turbinat e erës dhe në fushën e elektronikës.

“Shpresonim të gjenim sasi të mëdha mineralesh në malin nënujor, por kurrsesi nuk prisnim të bënim një zbulim të këtyre përmasave. Këto shtresa janë çuditërisht të pasura dhe kjo është ajo çfarë i bën këta shkëmbinj në mënyrë të pabesueshme specialë dhe të çmuar nga perspektiva e burimeve”, deklaroi Bram Murton, kreu i grupit shkencor të Qendrës Kombëtare e Oqeanografisë në Britaninë e Madhe.

Dr. Murton theksoi se rezerva e telurit të llogaritur prej tyre në këtë mal nëndetar është 2.670 tonë, gati sa 1/12 e totalit aktual në të gjithë botën.

Teluri përdoret gjerësisht në prodhimin e paneleve diellore të sofistikuara, kështu që zbulimi i NOC-së ngre një pyetje të vështirë nëse promovimi dhe stimulimi i energjisë së rinovueshme mund të inkurajojë industrinë minerare në shtratin e detit./TRT

Britania do të braktisë edhe Europolin

Britania e Madhe me siguri se do të braktisë edhe shërbimin evropian të policisë Europol, pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Periskopi.com Lajme

Britania mund të mbajë për vete informacionet e saja, nëse në të ardhmen nuk arrin marrëveshje për siguri me Unionin, tha të mërkurën ministrja e Punëve të Brendshme, Ember Rad.

“Marrëveshja është në interesin e të dyja palëve dhe siguria nuk është çështje për të cilën do të tregtohet”, ka porositur Rad, transmeton Reuters.

Britania e Madhe është njëra nga tre përdoruesit më të mëdhenj të informacioneve të Europolit, derisa shtetet evropiane po ashtu kanë dobi nga informatat e Britanisë së Madhe.

Zyrtarë të sigurisë britanike dhe shefat e policisë më herët kanë tërhequr vërejtjen nga rreziku i daljes së vendit nga Europoli dhe braktisjes së marrëveshjes për urdhrat evropianë për arrestime, me të cilët nga të gjitha qeveritë BE-ja kërkon arrestimin e të dyshuarve për të cilët ka nisur hetime ndonjëra nga vendet anëtare të këtij blloku, përkujton Reuters.

 

 

May: Britania nuk do të dorëzohet para terrorizmit

Kryeministrja britanike Theresa May ka dënuar sulmet terroriste të sotme në Londër, që lanë të paktën 4 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Periskopi.com Lajme

Ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se Britania e Madhe nuk do të dorëzohet para terrorizmit.

May e ka quajtur sulmin me veturë dhe therjen e policit “akt terrorist të sëmurë dhe të prishur”.

Kryeministrja po ashtu ka konfirmuar se sulmet u kryen nga një person.

“Parlamenti do të bashkohet… Londinezët do të vazhdojnë jetën e tyre… Ata do të ecin këtyre rrugëve, do të jetojnë jetët e tyre… Kurrë s’do t’i dorëzohemi terrorizmit dhe s’do të lejojmë që zërat e urrejtjes të na përçajnë”, ka thënë ajo.

Trump dhe May bisedojnë me telefon për sulmin në Londër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar të mërkurën me kryeministren britanike Theresa May për zhvillimet në qendër të Londrës, të cilat policia britanike i trajton si “incident terrorist”.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka bërë të ditur sot Shtëpia e Bardhë, transmeton AFP.

Ndryshe, në sulmin e sotëm para Parlamentit britanik kanë humbur jetën katër persona dhe 20 të tjerë janë të plagosur. Në mesin e të vrarëve është edhe sulmuesi.

Motivet e sulmit tash për tash janë të panjohura.

Britania reagon zyrtarisht për dëbimin e refugjatëve nga SHBA-ja, ja çfarë thotë

Kryeministrja britanike Theresa May ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar përkohësisht hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve muslimane në SHBA dhe paralajmëroi se do të reagojë nëse nga ky vendimi janë ndikuar qytetarët e Britanisë së Madhe.

Periskopi.com Lajme

Nga zyra e saj bëjnë të ditur se May, e cila javën e kaluar vizitoi Shtëpinë e Bardhë, “nuk eshet dakort” me urdhërin e Trump.

“Politika e Emigracionit në SHBA është një çështje që i përket qeverisë së atij vendi, ashtu sikur politika e emigracionit të Britanisë i përket qeverisë tonë. Por, ne nuk pajtohemi me këtë qasje dhe ne nuk do të veprojmë kështu”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të saj.

Opinioni britanik ka kritikuar May për shkak se gjatë vizitës së saj zyrtare në Turqi refuzoi të dënojë vendimin e SHBA-ve për pezullimin e pranimit të refugjatëve dhe tha se SHBA-të janë përgjegjëse për politikën e saj në lidhje me këtë çështje.

Kryeministri anglez kishte deklaruar: Jam në Janinë, kryeqyteti i Shqipërisë

Karizmatiku Benjamin Disraeli (1804-1881) kujtohet si një nga figurat më të gjalla të politikës britanike në shekullin XIX. Ai ka qenë dy herë kryeministër gjatë mbretërimit të mbretëreshës Viktoria. Robert Elsie, shkruan se ai njihet gjithashtu edhe si një autor i njohur dhe shumë i lexuar i prozës viktoriane.

Periskopi.com Uncategorized

Në moshën djaloshare, Disraeli ndërmori një tur të madh në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, gjoja për arsye shëndetësore. Udhëtimi i tij zgjati 17 muaj (nga muaji qershor 1830 deri në tetor 1831). Ai kaloi në Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi dhe Lindjen e Mesme, e kjo ka rezultuar të jetë një nga përvojat më formuese të viteve të tij të hershme dhe një nga kujtimet më të bukura të jetës së tij në tërësi. Albanologu ka botuar në sajtin e vet një letër që Disraeli i shkruan të atit nga Preveza.

Nga Korfuzi, Disraeli dhe dy shokët e tij që udhëtonin, shkuan në Artë dhe Janinë, atëherë kryeqyteti i Shqipërisë së jugut nën sundimin otoman, të cilin Lord Bajroni e kishte vizituar në ditët e Ali Pashë Tepelenës (1741-1822), të ashtuquajturit luani i Janinës. Preteksti zyrtar i Disraelit për udhëtim në malet e egra të Shqipërisë ishte për t’i çuar një letër nga veziri i madh, Frederick Adam, Guvernatorit britanik të ishujve jonianë. Nga Preveza, ai shkruante se “unë kurrë nuk do ta harroj efektin e muezinit, me zërin e tij të pasur, të lartë dhe solemn, duke bërë thirrje që ne të adhurojmë Zotin në mes të gjithë kësaj kërdie të njeriut.

Ai qe mahnitur veçanërisht me kostumet shqiptare. Pjesa më e madhe e asaj që Disraeli pa e përjetoi në Shqipërinë jugore u përdorur në novelën për Skënderbeun “Ngritja e Iskander-it”, të cilën e shkroi në Bath dy vjet pas turneut shqiptar. Letra e tij nga Shqipëria, rrëfen magjinë e udhëtimit, pjesë të së cilës po botojmë më poshtë.

Letra

Ati im i dashur!

I shkrova Ralph nga Malta, dhe për ju nga Korfuzi, dhe i lashë letrat që t’ju përcillen me pakon e tetorit. Megjithatë, pa dyshim ju i keni marrë letrat e mia nga burime të tjera. E kam përmendur në letrën që të dërgova, se ka mundësi t’i bëj një vizitë Vezirit të madh në lagjet e tij në Janinë, kryeqyteti i Shqipërisë.

Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori.

Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët, në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi ishte më i madh se fqinjët.

Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë. Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë. Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.

Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare ishte ende në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena.

Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.Si dhe Moreja e banuar me shumicë dërmuese nga Shqiptarët .

”Enciklopedi e vitit 1874 Shqipëria”

Shqipëria (shqip Skiperi, turqisht Arnaut), me një gjatësi 450 km dhe gjerësi-

90-135 km. Vend bregdetarë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, ka një sipërfaqe prej rreth 91.400 km ² dhe rreth 2,350,000 banorë-

Kufijtë e saj të cilat janë dhënë, janë pak a shumë në përputhje me dokumentet e kohës, Shqipëria kufizohet:

  • në veri me Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi,
  • në lindje me Bullgarin e lartë, me Maqedoninë, me Thesalinë,
  • në jug me Greqinë dhe të Gjiri i Artës
  • në perëndim me detin Jon dhe detin Adriatikut.

Shqipëria është një vend me plot male dhe shkëmbinj, pra nga këtu e ka edhe emrin “Skiperi” (vendi i shkëmbinjve). Të gjitha malet janë të egra, të pjerrëta, me plotë lugina dhe kanione të thella. Në veri në kufirin e Malit të Zi qëndron mali i Komanit, në verilindje të vendit gjenden malet e Sharrit, në jug-perëndim të Liqenit të Ohrit shtrihen malet e Tomorit, në juglindje janë malet e Gramozit dhe prej këtu vijnë malet nyje të Meqovës (Zygos), pastaj malet e sipërme të Aspropotamotal. në jug vargmalet lindore të Pindit dhe vargmalet perëndimore të maleve Tsumerka, të cila shtrihen deri të Gjiri i Artës. Shumë prej vargmaleve përfundojnë në drejtim të detit në cepa të pjerrtë, p.sh. kepi Linguetta, kepi Laghi, kepi Pali, Rodoni.

Shqipëria është e pasur me uji. Por vetëm disa lumenj kanë gjatësi mbi 150 km, me përjashtim të lumit Drin që derdhet në Liqenin e Ohrit, të gjithë lumenjtë tjerë janë lumenj bregdetarë. Të lundrueshëm janë vetëm Drini, Vjosa, Shkumbini dhe Buna, por vetëm për pak kilometra. Nga liqenet që duhet përmendur janë në veriperëndim Liqeni i Shkodrës (Skutari), 550 km². Në qendër liqeni i Ohrit dhe në jug liqeni i Janinës. Bregdeti posedon shumë Porte dhe disa Gjinj të mëdhenj, për shembull: Gjiri i Artës, i Vlorës, i Durrësit dhe ai i Drinit, kurse në jug bregdeti është i pjerrët të Cape Linguetta, në veri është rrafshinë dhe me i cekët deri në grykën e Drinit.

Në gjysmën veriore të vendit, popullsia shqiptare është pothuajse etnikisht e pastër, e papërzier me kombet sllave, boshnjakët dhe malazezët, një ndarje e ashpër etnike. Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët janë shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjohen si alternativa, ata përdorin gjuhën e njeri-tjetrit.. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flasin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare është ende në përdorim.

Kjo e fundit vlen edhe për pjesën e mbetur të gjuhës së vjetër Thrako-Ilire, ku sipas Bopp, kjo gjuhë është një degë e pavarur e fisit indo-evropian, por e përzier me fjalë greke, romake, gjermane, sllave dhe turke. Gramatika e gjuhës shqipe mungon, pasi për të shkruar përdorën shkronjat greke,alfabeti grek, material i marrë me kusht në Lecce (Romë 1716), në “Tabelat Krahasuese” (Hall 1822), (Xylander Frankfurt 1835), Rossi (Roma, 1866), një Blanchi fjalor (ibid., 1635). Krahasime edhe nga Bopp, duke përdorur gjuhën shqipe (Berlin 1855).

Besimi është i lidhur me ndarjen fetare, që nga koha kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin e tolerancës fetare, Islamit dhe të Kishës Katolike në publik, ata kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore është e angazhuar dhe i përket besimit katolik-romakë, Shqipëria e mesme është e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug është kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.

Ndarja politike e tokës shqiptare është në pronësi aktualisht të disa vilajeteve Shkodra (Shqipëria e Veriut) dhe Janina (Shqipëria Jugore), Shkupi(Shqipëria Verilindore), Manastiri (Shqipëria e mesme). Qytetet më të rëndësishme janë qytete bregdetare si, Durrësi Vlora dhe Preveza, qytetet tjera me rëndësi janë: Shkodra, Shkupi, Alhissar, Kruja, Elbasani, Berati, dhe Arta, në rajonet malore lindore Prizreni, Peja, në juglindje Ohri, Manastiri dhe Janina.

Emri i shqiptarëve dhe kryeqyteti i tyre Albanopolis është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu. Me fjalën apo emrin e tyre Alban, ata paraqiten më vonë (në shekullin e 12.), si luftëtarët më të mirë dhe më të mëdhenj, si fisi më trim nga ilirët, si fis trashëgimtarë të denjë të Ilirëve. Trimërinë e treguan shpesh në luftën kundër grekëve dhe të Perandorisë Lindore për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj më vonë. Turqit pasi e pushtuan vendin e shqiptarëve i ndryshuan emrin nga Albanon në Arnaut.

Shqiptarët janë të ndarë në dy degë kryesore, Toskë në jug të Shqipërisë dhe Gegë në pjesët qendrore dhe veriore të Shqipërisë. Megjithatë ata nuk janë të përkufizuar vetëm në shtëpitë e tyre të Shqipërisë dhe nuk e përmbushin krejt këtë vend. Ata jetojnë edhe në perëndim të Serbisë, së bashku me pjesët turke të Bullgarisë, madje edhe në Austri jetojnë shqiptarë si (në Dalmci në Zara dhe Pola) dhe Italinë jugore (Puglia, Calabria, Sicilia) ku ka kolon shqiptar. Por, mbi të gjitha, Greqia është i mbipopulluar nga ana e tyre dhe ata e formojnë shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis janë të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.

Në kohët e lashta, Shqipëria e përbënte një pjesë të Epirit dhe banorët e saj janë konsideruar të egër dhe luftëdashës, luftënxitës. Kurse nga bregu i detit ka depërtuar kultura greke, siç dëshmohet nga mbeturinat e shumta të Antikës. Nën sundimin e Mbretit Pirro vendi shqiptarë ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori (një kohë të shkurtër) derisa ajo ishte thyer brenda veti në shumë komunitete të vogla të cila ranë në varësi të Maqedonisë. Rreth 200 P.E.S, fillon nënshtrimi e vendit nga romakët. Qytete të shumta filluan të ngritën në brigje të detit: Apolonia (tani Polina) ishte qendra apo selia e zhvillimit të shkencave. Durrësi (Dyrrachium) me anë të tregtisë ishte bërë i madh dhe i pasur. Në vendet malore, megjithatë, ishte ruajtur gjuha e vjetër dhe zakonet e tyre. Me lëvizje të popullsive dhe migrime të shumta edhe në Shqipëri u zhduk sundimi romak. Barbarizma të paparë deri atëherë rezultuan në shekullin 7, 8 dhe 9 me pushtimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Ata zaptuan toka Ilire vranë njerëz dhe digjen gjithçka shqiptare. Pjesë e madhe e popullsisë Ilire u asimilua në sllav. Nga viti 870 Ohri ( Lychnidos vjetra) ishte kryeqendra e një Princi të Bullgarisë. Vetëm pas rënies së këtij sundimi tepër të egër sllav (1018), popullsia ilire që ju kishte mbijetuar këtyre furtunave, filloj të kthehet përsëri në zotërimin e tokës së tyre dhe ushtrimit të gjuhës së tyre. Me Perandorinë Bizantine, shqiptarët pothuaj se ishin vazhdimisht në luftë, ku njerëzit ishin shumë të shqetësuar, kishte grabitje dhe vrasje të përditshme. Pastaj pasuan betejat e gjata me turqit. Tashmë në vitin 1380 të krishterët, shqiptarët së bashku me sllavët dhe hungarezët luftuan kundër Turkut. Në betejën e tmerrshme të Kosovës me (1389) kundër Islamit, ushtria shqiptare kishte humbur boshtin e saj në ketë betejë duke pesuar humbje të mëdha në njerëz. Pas kësaj beteje shumë fise shqiptare emigruan në zonat pabanuara shqiptare, në bjeshkë dhe male, në tokat e boshatisura të Atikës, Thesalisë dhe Morës duke lënë tokat e pjellëshme në duar të armikut. Ata themeluam qytete të shumta shqiptare koloniale, të cila më vonë kontribuuan dhe benë rezistenca të guximshme me turqit e sulltan Pajazidit dhe sulltan Muratit. Shqiptarët në ketë kohë mbushen gradualisht me çadrat, stanet dhe kasollet e tyre të gjitha malet.

Historia me e ndritur shqiptare e asaj kohe është e lidhur ngushtë me emrin e Skënderbeut, princi i cili guximshëm për 25 vjet me radhë mbrojti trojet e veta.

(Nga viti 1443-1467), më shumë heroizëm të paparë, si dhe fat kundër tërë pushtetit të Turqisë (Superfuqi e kohës) luftuan me vite të tera me plot sukses ketë pushtues, përderisa vjehrri i tij, Acatina Topia, shfaqet në jug duke mbuluar jugun e Shqipërisë. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët për një kohë luftuan kundër osmanëve, e njohur është mbrojtja e Shkodrës dhe një nga betejat e fundit të tyre të periudhës.

Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua. Që nga mesi i shekullit 17, islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere. Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke, ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta. Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend.

 

George Finlay: Fama e shqiptarëve, i nxiti grekët modernë për ta miratuar fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar.

Historia e Revolucionit Grek do të ishte dendësisht e panjohur po të mos i jepej rëndësi elementit shqiptar, mbushja e shoqërisë ushtarake e të cilit në perandorinë Otomane, është plotësisht e vlerësuar. Një shenjë e vogël, por e mrekullueshme e pozicionit të lartë që shqiptarët kishin fituar, tregohej nga adoptimi i përgjithshëm i veshjes së tyre. Megjithëse ishte ndjerë gjithmonë një antipati e fortë ndaj myslimanëve shqiptarëve nga turqit Otomanë, nga fundi i shekullit të kaluar ata filluan të kryejnë një homazh të pavullnetshëm ndaj reputacionit luftarak të mercenarëve shqiptarë. U bë asokohe, jo e pazakontë, në Greqi e Maqedoni, që të shihje fëmijët e osmanlinjve më madhështorë, të veshur në fustanella, ose linjën e bardhëtë Toskëve. Më pas, kur Veli Pasha, djali i dytë i Aliut të Janinës, qeverisi Morenë, madje edhe grekët e rinj të sërës, guxuan ta marrin këtë veshje, veçanërisht kur udhëtonin, duke qenë se ajo u ofronte atyre mundësinë për të mbajtur armë.

Armëtarët dhe të krishterët grekë të punësuar si roje-policore, madje edhe në More, vishnin gjithashtu këtë fustanellë; por ishte fama e shqiptarëve – për reputacionin ushtarak në rënie të armëtarëve atëherë, dhe atij të Suliotëve në ngjitje – e cili i nxiti grekët modernë për ta miratuar fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Si pasojë e këtij admirimi të Shqiptarizmit, oborri i Mbretit Otho mori aspektin e tij melo-dramatik, dhe ndriti nën një imitacion veshje të pavlerë xhinglash të pasura dhe të shkëlqyera, që tërhoqën vëmendjen e Çajld Haroldit në galeritë e kështjellës së Tepelenës; por fustanella e basmës varet rreth këmbëve të grekëve si një këmishë nate prej letre, ndërsa fustanella e bardhë e Toskëve, e bërë nga një produkt i fortë amtar tezgjahu, bie si përthyerje e këndshme e një cohe antike.

Marrëdhëniet e shqiptarëve myslimanë dhe atyre të krishterë ishin shumë më miqësore se sa marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve. Shqiptari, në dallim nga greku, e ndjen detyrimin kombëtar më të fortë se sa atë të fesë. Ndjenjat armiqësore me të cilat ai i konsideronte Otomanët e kishin origjinën në tiraninë e pashallarëve turq dhe koprracisë së vojvodës turke, kadijve dhe mullahëve. Kundër shtypjes së këtyre të huajve, vendasit, qofshin myslimanë apo të krishterë, kishin vepruar për shumë breza në mënyrë të përbashkët. [faqe 47-48]

George Finlay

“Historia e Revolucionit grek” [History of the Greek revolution, Volumi 1]

Por cila është kjo shumicë jo-greke që vazhdimisht pikaset nga po këta perëndimor që e bënë Greqinë shtet?

George Finlay, një nga historianët më të flaktë filohelenik që morri pjesë me armë në dorë në luftën kryengritëse të vitit 1821-31 jep një pasqyrë të shqiptarësisë së asaj që më vonë u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi, Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarët dhe jo grekët. Bile edhe në rrugët e Athinës, që ndonëse për më shumë se çerek shekulli kryqytet i Mbretërisë greke, gjuha shqipe dëgjohet ende midis fëmijëve që luajnë në rrugët në afërsi të tempullit të Tezeut’ (Historia e Revolucionit Grek: 1861). Autorë të tjerë vënë në spikamë ngjyrën shqiptare të shumicës së popullatës nëpër qytetet më të mëdha të Greqisë së asaj kohe. Edmond About me 1855 shkruan: ‘Athina, njëzet e pesë vjet më parë, ishte veçse një fshat shqiptar. Shqiptarët përbënin, dhe ende përbëjnë, thuajse tërë popullsinë e Atikës; dhe brenda tri kategorive të kryqytetit, gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’. Edhe francezi Pukëvill pajtohet me ngjyrat shqiptare të shumicës së popullsisë së Atikës. Edhe ‘Elefisi, gati në mes të rrugës midis Megarës dhe Athinës…është një fshat i mjeruar i banuar nga shqiptarët’ – shkruan Henry A. Dearborn me 1819. Me një fjalë, duke u mbështetur në përshkrimet e G. Finlay dhe F. Martin shqiptarët popullonin tërë Atikën dhe Meseninë, pjesën më të madhe të Beotisë, krejt Salamisin, Korinthin, Argolisin dhe treva të tjera të brendshme të Moresë (Peleponezit). John Hobhouse (1809), bashkohanik i Bajronit, duke folur për përmasat e shtrirjes tokësore të zotërimeve të Pashallëkut të Ali Pashë Janinës thotë se në jug përfshinin një pjesë të Tebës, tërë Negroponten (Eubenë), trevën e Livadisë, Atikën, viset rreth Gjirit të Lepantos (Korinthit) dhe së fundmi edhe Morenë (Peleponezin), e cila i takonte njërit prej djemve të tij.

Sami Frashëri në enciklopedinë e tij shumëvëllimëshe ‘Kamus Al-alam’ ku sipërfaq elemente biografikë të shqiptarëve me nam, përmend në zërat përkatës se djemtë e Ali Pashë Tepelenës, përkatësisht Muhtar Pasha dhe Veli Pasha ishin në detyrat e mytesarrifëve të Athinës (Muhtari) dhe të Moresë (Veliu). Kjo do të thotë se dhjetë vite para se të formohej Mbretëria rioshe e Greqisë, ajo quhej Shqipëri jo vetëm nga aspekti politik por veçanarisht nga ai etno-linguistik. Në mbështetje të këtij përfundimi vijnë një shumësi e panumërt dokumentimesh etnografike të kohës, të cilat vënë në dukje karakterin shqiptar të hapësirave në fjalë. Jakob Philipp Fallmerayer i cili udhëtoi mespërmes Greqisë hasi në Atikë, Beoti, dhe në pjesën më të madhe të Peleponezit një numër të madh shqiptarësh të vendosur, të cilat nganjëherë nuk kuptonin madje as greqisht. Nëse dikush e quan këtë vend Shqipëri e Re, shkruan i njejti autor, jep emrin e saj të vërtetë. Për të, këto provinca të Mbretërisë Greke janë të lidhura me helenizmin aq sa janë malësitë skoceze me trevat afgane të Kandaharit dhe Kabulit. ‘Megjithëse teoria e Fallmerayerit si tërësi është përjashtuar, edhe në ditët tona është e vërtetë se një numër i madh, shumë nga ishujt e Arçipelagut dhe thuajse e tërë Atika gjer në Athinë janë shqiptare’ shkruan A. Vasiliev, autor i volumeve të tëra për Perandorinë Bizantine. Pikërisht, kjo popullsi luftarake shqiptare (për të cilën flasin me admirim të gjithë europianët e kohës) do të jetë avangardja e kryengritjes së ardhshme e cila do të kurorizojë një Greqi të mëvetësishme. ‘Kunduriotët – shkruan Misha Glenny – familja më e fuqishme lundërtare e ishullit të Hidrës, që i priu një grupi domethënës gjatë luftës për pavarësi, ishin me prejardhje shqiptare’. Ëoodhouse veçon edhe prijësin e qëndresës në veri të Gjirit të Korinthit i cili ishte ‘sulioti Marko Boçari, pasuesit e të cilit ishin shumica shqiptarë’. Edhe Lord Bajroni kur kërkonte ca fakte bashkohore për të dëftuar se shpirti i madh helenik nuk ishte zhdukur, u drejtua pikërisht tek shqiptarët suliotë. Bile në përceptimin e asokohshëm europian, heleniku i vjetër që iluminoi me qytetërim Europën, shikohej tek shqiptari i asokohe. David Roessel thotë: ‘Kur Disraeli (kryeministri britanik – S.M) e bëri grek heroin shqiptar Skënderbeun në novelën e tij Ngritja e Iskanderit (1831), ai nuk përpiqej të rishkruante historinë ose të shlyente identitetin shqiptar. Ai thjesht nuk i shikonte grekun dhe shqiptarin si terma përjashtues njëri me tjetrin’. Së këndejmi, është për t’u shënuar pohimi i sinqertë dhe i përligjur i profesorit grek Nikos Dimous në një intervistë për Neë York Times: ‘Ne flasim shqip dhe e quanim vetën rumë, por pastaj Ëinkelmani, Gëtja, Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanë neve, ‘Jo, ju jeni Helenë, pasardhës të drejtë të Platonit dhe Soktratit,’ dhe këtë e bënë’ (23 qershor, 2009). Përveç të lartëpërmendurve, në kronikat e luftës për pavarësi të Greqisë, heronjtë, kapetanët dhe ushtarët ishin shqiptar. Në të mirë të këtij përfundimi flet fakti që menjëherë pas pavarësimit, në kohën e mbretit bavarez Otoni I, veshja emblematike shqiptare – Fustanella – u adaptua si veshje zyrtare e Greqisë, e cila përdoret edhe nga Garda e ushtrisë së sotme greke. Prandaj, flamujt e mburrjes së grekëve të sotëm me ‘Ellinikotita’ (grek i vërtetë) janë veçse një tregues i falsitetit të pretendimit të tyre./ TheAlbanian

krye

May thërret britanikët “të mos frikësohen” nga terroristët

Kryeministrja britanike, Theresa May u bëri thirrje qytetarëve që t'u dërgojnë një mesazh të qartë terroristëve me të cilin do t'u thonë se nuk janë të frikësuar nga veprimet e tyre.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen britanike “The Evening Standard”, ajo tha se njerëzit duhet të dalin dhe të kënaqen në kohën e festave, raporton AA

Sipas saj, njerëzit nuk do të duhet të frenojnë veten nga “shpingu” dhe zbavitja në kryeqytet, pavarësisht sulmit vdekjeprurës terrorist i cili ditë më parë ndodhi në Berlin, ku në shënjestër ishte tregu i Krishtlindjeve.

“Është e një rëndësie të veçantë të dërgojmë mesazh të qartë se nuk do të frikësohemi nga terroristët, por se do të vazhdojmë jetën ashtu siç kemi bërë der më tani”, tha May.

Britania e Madhe, vendi i parë që autorizon krijimin e bebeve nga tre prindër

Britania e Madhe është bërë sot vendi i parë që autorizon konceptimin e bebeve nga tre ADN të tre prindërve për të evituar transmetimin e një sëmundje vdekjeprurëse të trashëgueshme, pas miratimit nga Komiteti Etik Britanik.

Periskopi.com Lajme

“Është një vendim historik dhe jam i sigurt se pacientët, gati për të përfituar nga kjo teknikë, do të jenë të lumtur”, deklaroi presidenti i Autoritetit të Rregullimit të Asistencës Mjekësore për Mbrojtjen dhe Kërkimin në Embriologji, Sally Cheshire, përcjell Atsh.

“Ne do të përparojmë me shumë kujdes”, theksoi ajo.

Edhe Franca mendon daljen nga BE, propozohet referendumi

Marion Le Pen, mbesa e kryetares së Frontit Nacional, Marine Le Pen dhe zëvendëspresidente e kësaj partie, ndodhet në Firence në vazhdën e përpjekjeve për të ndërtuar një rrjet të ri të të djathtës anti-bllok, të cilat morën hov me triumfin e Brexit-it dhe fitoren e Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”-n, ajo thotë se forca politike që përfaqëson këmbëngul në rivendosjen e kufijve francezë, daljen nga zona e Shengenit, arritjen e sovranitetit monetar dhe supremacinë e të drejtave të francezëve mbi ato europiane.

Nëse nuk ia dalim, ishin fjalët e 27-vjeçares, do të propozojmë një referendum për shkëputjen e Francës nga BE-ja, transmeton tch.

Sa i takon dy kandidatëve të qendrës së djathtë që përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e së dielës për nominimin në presidencialet e muajit maj, Marion mendon se i përkasin të njëjtit regjim politik.

Juppe ka qenë ministër kabineti i  Sarkozy-së, Fillon ka qenë kryeministri i tij. Që të dy kanë kontribuar në krijimin e Europës Federale. Sot, thotë Le Pen, prezantohen si njerëz të cilët duan të zgjidhin problemin që kanë krijuar po ata vetë.

Fitoren e Trumpit, ajo e përshkroi si lajm të mirë për Francën dhe për ekuilibrin në botë. Sipas politikanes së re, republikani do të shtrëngojë aleancën me Rusinë duke dalë kështu nga logjika e Luftës së Ftohtë e do të refuzojë politikat e rrezikshme që promovoi Clintoni në Irak e Afganistan.

Ambasadori britanik: Në Kosovë ka mjaft ekspertë që do zbulonin vdekjen e Deharit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell vlerëson se vdekja e Astrit Deharit është e tmerrshme, por sipas tij, në Kosovë ka mjaft ekspertë që do të mund të hetonin dhe zbardhnin rastin e tij.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë në RTV 21 ai tha se është pikëlluar shumë kur ka dëgjuar për këtë çështje, por sipas tij, ky rast nuk është i pari dhe ndodh në shumë shtete.

AI këshill të gjithë të jenë më gjakftohtë dhe t’ia lënë në dorë drejtësisë e të mos përfshihen të gjithë në këtë çështje.

“Duhet të jemi më gjakftohtë për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe për të hetuar rastet sidomos ato të ndjeshme. E kuptoj kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për hetime nga britanikët, ka qenë gatishmëri për paanshmëri, por ne nuk mund të marrin rol në këtë rast sepse nuk ka të bëjë asgjë me Britaninë, dhe nuk është e përshtatshme që gjithmonë të vijmë nga jashtë për hetime”, tha O’Connell.

Ai ka shpjeguar se nëse kjo do të ndodhte në Britani, hetimet do të zgjasnin shumë, me muaj të tërë.

“Në Britani një hetim pas vdekjes në burg do të zgjaste me muaj, nuk është diçka që bëhet për një ditë. Ne kërkojmë profesionalizëm. Ka profesionist në sistemin e drejtësisë në Kosovë që mund ta bëjnë këtë që sipas fakteve mund të konkludojnë se çfarë ka ndodhur në këtë rast”, tha ai.

Ambasadori, duke folur në gjuhën shqipe ka thënë se nuk është e nevojshme që patjetër të hetoj dikush nga jashtë.

Ai tha se korrupsioni ekziston gjithandej nëpër botë, por e rëndësishme është si reagon shteti.

O’Connell thotë se është e rëndësishme që njerëzit të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre./ Periskopi

Ministrja Hoxha kërkoi të hetohet rasti Dehari nga policia britanike (Dokument)

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha disa dite pas vdekjes se Astrit Deharit i ka shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell nga i cili ka kërkuar përfshirjen në hetimet shtesë për të mos lënë asnjë hapësirë për dyshime potenciale.

Periskopi.com Lajme

Në letrën që “Zëri” e ka siguruar nga burimet e saj, ministrja Hoxha, ftojnë policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë rast.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:

E kuptoj se qeveria juaj dhe e jona ndajmë shqetësimin e njëjtë se është tejet e rëndësishme që hetimet rreth vdekjes së z.Astrit Dehari në paraburgim të kryhen dhe kompletohen në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Në këtë kontekst, po ashtu i referohem vizitës së fundit të Sekretarit të Shtetit, Johnson në Kosovë dhe fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku ai ka adresuar këtë shqetësim. Siç e dini, autoritetet e Kosovës janë në proces të kryerjes së një hetimi të hollësishëm në këtë rast dhe unë konfirmoj se të gjitha autoritetet e Kosovës, që janë të përfshira në këtë proces, janë të zotuara që të kryejnë një hetim profesional, të paanshëm dhe të gjerë. Mirëpo, siç e dini, në pjesë të caktuara të opinionit publik, janë shfaqur dyshime në lidhje me integritetin dhe paanshmërinë e procesit të hetimit. Kjo mund të shkaktoj një dëm të madh në promovimin e rendit dhe ligjit dhe respektimin për institucionet e Kosovës.

Me qëllim të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe për të siguruar besimin dhe kredibilitetin e publikut për këtë hetim, Ministria e Drejtësisë, së bashku me Kryeprokurorin e shtetit, ftojnë dhe mirëpresin policinë metropolitane (Scotland Yard) që në mënyrë të ndarë të kryej një hetim në lidhje me këtë çështje. Edhe pse të gjeturat e hetimit të tanishëm pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim, çfarëdo hetimi që do të kryhej nga Skotland Jard, nuk duhet të pengohet apo kufizohet nga këto të gjetura.

Edhe përkundër mundësisë së kufizuar të fondeve, ne jemi në gjendje të bëjmë aranzhime për t’i mundësuar policisë metropolitane që ta kryej këtë hetim. Po ashtu, autoritetet e Kosovës janë të gatshme që të sigurojnë çfarëdo ndihme që ka nevojë policia metropolitane për të realizuar dhe kompletuar këtë hetim. Nuk kam dyshim se autoritetet e Kosovës po kryejnë hetimin në mënyrë shumë profesionale dhe të pavarur. Sidoqoftë, përfshirja e policisë metropolitane do të siguronte një besim publik në këtë proces dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë të gjeturat e këtij hetimi, duke pasur besim në profesionalizmin dhe paanshmërinë e policisë metropolitane. Mbështetja dhe bashkëpunimi juaj në këtë çështje është i mirëpritur dhe i vlerësuar.

“Brexit” shtyhet sërish, parlamentit i duhen 2 vjet për ta miratuar

Parlamentit britanik mund ti duhen plot 2 vite për të aprovuar ligjin që aktivizon daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Të paktën këtë skenar projektojnë disa anëtarë të gjykatës së lartë.

Periskopi.com Lajme

Kjo gjykatë shumë shpejt do të dalë me një vendim të prerë sa i përket çështjes se kujt i përket kompetenca për të aktivizuar nenin 50-të të traktatit të Lisbonës, ekzekutivit apo legjislativit.

Ekzekutivi i Theresa May pas vendimit të parë të gjykatës apeloi këtë vendim me shpresën se gjykata do ti japë të drejtë. Gjithsesi, me shumë gjasa vendimi i parë do të mbetet në fuqi dhe do ti duhet parlamentit që të thotë fjalën e fundit.

Procedurat në parlament mund të zgjasin deri në dy vite pasi me shumë gjasa do të kërkohet zëvendësimi i një ligji të vjetër të vitit 1972 për Bashkimin Europian dhe që sanksionoi hyrjen e vendit në union.

Veç këtyre dy viteve që kërkon parlamenti, dy vite të tjera i kërkon Brukseli për të mbyllur procedurat e daljes. Kështu që Brexit me shumë gjasa nuk do të fillojë të negociohet përpara vitit 2019.

Qeveria e Theresa May ndërkohë ka deklaruar se do të kërkojë aktivizimin e nenit 50-të në muajin Mars të vitit të ardhshëm, me shpresën për të mbyllur negociatat me Brukselin brenda 2019-ës. Ky skenar tashmë duket ai më pak i mundshëm./ ScanTV

Sa lehtë largohen nga politika udhëheqësit britanik

Më 24 shtator 2016, Jeremy Corbyn u rizgjodh kryetar i Partisë Laburiste të Mbretërisë e Bashkuar. Ai u zgjodh për herë të parë në 2015. Pas referendumit për largimin e Britanisë nga BE, Corbyn u akuzua si një njeri “i vakët” dhe me udhëheqje të dobët. Figura të rëndësishme brenda partisë e akuzuan se ai po punonte kundër partisë dhe kishte objektiva të kundërta me të.

Periskopi.com Lajme

Disa nga deputetët e tij kërkuan një mocion mosbesimi, të cilin ai e humbi. Pas, kritikave të vazhdueshme për mungesë udhëheqësie dhe krisja e marrëdhënies me grupin parlamentar, partia vendosi mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar partie. Corbyn fitoi sërish, me 61.8 për qind, një diferencë në rritje krahasuar me zgjedhjet e 2015-ës.

Pavarësisht rezultatit, ky është një shembull i vërtet i funksionimit të demokracisë brenda partive. Elitat politike në perëndim qarkullojnë i nënshtrohet zgjedhjeve brenda partisë, duke i lënë vend politikanëve të rinj. Në më pak se dy vjet në Britani ka ndryshuar e gjithë elita politike.

Disa nga drejtuesit kryesorë politik kanë ikur nga drejtimi i partisë edhe pse mund të kishin shumë pak kohë në krye të saj, apo ta kishin drejtuar atë në fitore.

Pas zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2015 në Britani u dorëhoqën disa figura të rëndësishme politike:

Ed Miliband, kryetari i opozitës dhe partisë së dytë në vend, Partisë Laburiste. Ai kishte 5 vjet në krye të partisë.

Nick Clegg, kryetari i Partisë Liberale Demokrate, partia e tretë në vend. Ai u zgjedh kryetar i partisë në vitin 2007. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2015 partia e tij humbi 47 deputet duke përfunduar nga 59 deputet në vitin 2010 në tetë deputet në vitin 2015.

Pas referendumit të 23 qershor 2016, ku Britania vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian figurat kryesore politike në vend u dorëhoqën. Ata u larguan për t’i hapur rrugë politikanëve të rinj brenda partisë së tyre dhe në përgjithësi në politikën britanike.

Kryeministri David Cameron, udhëheqësi i fushatës pro qëndrimit në Bashkimin Evropian. Ai dha dorëheqjen menjëherë pas zyrtarizimit të rezultatit të referendumit. Ai tha se vendit i duhet drejtues të rinj për ta udhëhequr në këtë drejtim të ri.

Ministri i Financave George Osborne, mbështetës i fushatës pro qëndrimit në BE. George Osborne, krahu i djathtë i kryeministrit Cameron, konsiderohej si lideri i ardhshëm i konservatorëve.

Kreu i UKIP Nigel Farage, arkitekti  dhe udhëheqësi kryesor i fushatës Brexit. Ai dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij, menjëherë pas zyrtarizimit të rezultatit të referendumit. Zoti Farange dha shembullin se dorëheqja nuk është vetëm për humbësit.

Gjithashtu, politikanë të tjerë nuk pranuan kandidimet apo rikandidimet për hir të ndërrimit të klasës politike në vend, si:

Ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, njëkohësisht dhe kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore në tetor 2016 pas dorëheqjes së Kryeministrit Cameron, deklaroi se nuk do të kandidonte për drejtimin e partisë.

Në shtator të 2016, Natalie Bennet, kreu i Partisë së Gjelbër nuk rikandidoi më për kreun e partisë, duke u tërhequr nga funksionet drejtuese në parti. Ajo u zgjodh në krye të partisë së Gjelbër vetëm 6 vjet pasi ishte anëtarësuar në të. Në 2015, nën drejtimin e Zonjës Bennet, Partia e Gjelbër pati një rritje të ndjeshme të mbështetësve.

Pothuaj të gjithë ata që janë dorëhequr nga postet e larta shtetërore, kanë preferuar të largohen nga skena politike apo të mbajnë një profil shumë të ulët.

James Gordon Brown, ish kryeministri laburist i MB-së, pasi u largua nga drejtimi i qeverisë dhe partisë në vitin 2010, ruajti postin si deputet por mbajti një profil shumë të ulët politik. Zgjodhi të përfshihej në çështjen e referendumit të Skocisë, por nuk ndërhyri më në drejtimin e Partisë Laburiste.

David Miliband, vëllai i Ed Miliband, që në 2010 konsiderohej si kandidati kryesor për kreun e Partisë Laburiste, u largua nga politika edhe pse në zgjedhjet brenda partisë humbi me më pak se një për qind diferencë. Po ashtu, Ed Miliband, pas dorëheqjes ka mbajtur një profil shumë të ulët në parlament.

Po ashtu, ish-kryeministri Cameron, pas zyrtarizimit të rezultatit të Brexit, jo vetëm u largua nga drejtimi i qeverisë dhe Partisë Konservatore, por tre muaj më pas, dorëzoi dhe mandatin e deputetit. Konservatorët, nën drejtimin e Cameron, fituan mandatin e dytë për të qeverisur në 2015-ën.

Largimi nga çdo pozicion politik, si në rastin e Cameron, vendosi një standard të ri, pasi më parë, kryeministrat e dorëhequr kanë mbajtur mandatin e deputetit, por kanë ruajtur një profil të ulët./ Exit.al