Britani, policia publikon fotografi të terroristit me një valixhe të kaltër që ende nuk është gjetur

Periskopi.com Lajme

Policia angleze ka publikuar imazhe nga kamerat e sigurisë të një valixheje blu që posedonte terroristi Salman Abedi disa orë para se të hidhte veten në erë në koncertin e Ariana Grande në stadiumin e Mançesterit, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Sikurse duket në foto, terroristi tërheq valixhen në një qendër tregtare të Mançesterit të hënën e kaluar. Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve që të telefonojnë nëse shikojnë valixhen ngjyrë blu. Auroritetet kanë paralajmëruar gjithashtu qytetarët që të mos i afrohen valixhes nëse e shikojnë, por të lajmërojnë menjëherë policinë.

Nuk dihet nëse brenda valixhes që posedonte terroristi të ketë ndonjë lëndë të rrezikshme. Të paktën, polici thotë se shpreson që të ketë të dhëna të vlefshme që mund t’i shërbejnë hetimeve.

Labi ftohet në ditëlindjen e mbretëreshës Elizabeth II (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Labinot Tahiri ka publikuar në “Facebook” një ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për ditëlindjen e mbretërëshes angleze, Elizabeth II.

“Shkëlqesia e tij, ambasadori O’Connell dhe Elida Lawton O’Connell kërkon që me knaqësi t’i bashkangjitet Labinot Tahiri ceremonisë së ditëlindjes së Mbretëreshës”, thuhet në letren dërguar Labit.

Ndryshe, Tahiri kohëve të fundit është duke u angazhuar intenvizisht në politik. Ai i është bashkuar AKR-së ku edhe pritet të garoj për kreytar të Ferizajt./ Magazina

Momenti kur kryeministrja e Britanisë së Madhe ia dorëzon “Shpatën e Nderit” kadetit Xhevahir Hasanaj (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Xhevahir Hasanaj, u shpall kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, nga forcat mbretërore angleze, sot faqja zyrtare në Facebook, e këtyre forcave ka prezantuar foton e Hasanajt me shefen e Qeverisë britanike, Theresa May.

Në përshkrimin që është bërë në këtë faqe, thuhet se çmimi Overseas i është dhënë kadetit Xhevahir Hasanaj, nga Republika e Kosovës, i cili ka arritur rezultatet më të mira në studimet ushtarake, akademike dhe praktike, dhe se ky çmim është dhuruar nga shteti i Katarit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj, ka marrë çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Kadeti Hasanaj çmimin ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Dy oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë”.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që kadetët e FSK-së marrin këtë çmim në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

Herën e parë oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha ishte shpallur kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës.

Ai ka fituar “Shpatën e Nderit” për oficer-kadetin më të mirë ndërkombëtar duke u bërë i pari përfaqësues ushtarak nga Ballkani që merr një çmim të tillë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”.

5 të vdekur e 40 të plagosur në Londër, identifikohet polici i vrarë

Policia britanike ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga sulmet e sotme në Londër ka shkuar në pesë, kurse 40 persona janë lënduar nga këto sulme, raporton BBC.

Periskopi.com Lajme

Oficeri i Scotland Yard, Mark Rowley ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve janë edhe tre policë.

Ai gjithashtu ka zbuluar emrin e policit që sot vdiq pasi ishte therë nga sulmuesi jashtë Parlamentit britanik.

Kaith Palmer, 48 vjeçar, është emri i policit të vdekur, kurse ishte në shërbimin policor që 15 vjet, ndërsa është bashkëshort dhe baba.

Por, Rowley nuk ka komentuar mbi identitetin e sulmuesit, përkundër që ka theksuar se policia është në dijeni se kush ishte sulmuesi.

Kryeministri Mustafa dënon sulmin terrorist në Londër

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar sulmin terrorist në Londër.

Periskopi.com Lajme

Duke shprehur shqetësimin e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për këtë sulm qyqar, kryeministri Mustafa ka theksuar solidaritetin me Qeverinë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Jemi të shokuar nga sulmi qyqar në Londër dhe dënojmë këtë incident terrorist. Qeveria e Kosovës është pranë Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe londinezëve”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Nuk ka kosovarë të lënduar nga sulmi në Londër

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci ka njoftuar se Ambasada e Kosovës në Londër është duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit të sotëm në afërsi të Parlamentit Britanik.

Periskopi.com Lajme

Grajçevci thotë se deri më tani nuk njoftohet për ndonjë të lënduar, shtetas të Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit terrorist afër Parlamentit Britanik. Deri më tani nuk kemi informacion që ka ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në këtë sulm.

Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Londër dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën.

Për çdo informatë ose kërkesë ofrojmë këtë numër emergjent: +447711077298.

Pas sulmit në Parlament, deputetët britanikë mbesin të ngujuar (FOTO)

Deputeti britanik, Barry Sheerman ka postuar disa fotografi ku shihet se pas sulmit në Parlamentin e Britanisë, deputetët kanë mbetur të ngujuar brenda hapësirës së këtij institucioni.

Periskopi.com Lajme

Dua Lipa në vendin e dytë në Shazam në Britani

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese me këngët e saj.

Periskopi.com Showbiz

Ajo udhëheqi top listën disa javë më parë në Shazam të Britanisë së Madhe me këngën e saj “Be The One”, që është kërkuar mbi 4.2 milionë herë.

E më vonë Dua Lipa la prapa edhe Jax Jones që në bashkëpunim me RAYE janë në vendin e dytë me “You Don’t Knoë Me”, kurse vendi i tretë është Ed Sheeran me “Shape of You”.

Kësaj radhe ajo ndodhet në vendin e dytë, pas Ed Sheeran./ Periskopi

Martesat ‘për letra’ më nuk mund të bëhen me ata që jetojnë në Britani

Shumë shqiptarë ëndërrojnë të pajisen me pasaportë angleze, ndërsa për përfitimin e saj zgjedhin të martohen me një shtetas anglez.

Periskopi.com Lajme

Por, duket se kjo metodë është e vjetër tashmë dhe autoritetet britanike e kanë kuptuar. Kështu, gjykata supreme në Britaninë e Madhe ka mbështetur unanimisht kryeministren Thesara May.

Kjo e fundit ka marrë një vendim për qytetarët britanikë që duan të sjellin një bashkëshort/e jo europiane në Britani.

Sipas këtij vendimi, qytetarët britanikë që duan të marrin në Britani bashkëshortin/en e tyre, duhet të kenë një prag minimal prej 18.600 paund.

Një vendim i prezantuar nga Theresa May në vitin 2012 kur ajo ishte sekretare për të reduktuar migrimin dhe duket se me miratimin e tij “penalizohen” shumë shqiptarë.

Më shumë se 250,000 të punësuar në Britani mund të zëvendësohen nga robotë

Rreth 250,000 vende pune të zëna nga puntorët e sektorit publik mund të zëvendësohen nga robotë në 15 vitet e ardhshme, duke qenë se inteligjenca artificiale ka përparuar me hapa galopantë, sipas një studimi të fundit.

Periskopi.com Lajme

Studimi, i kryer nga një grup shkencëtarësh Britanikë të shoqatës “Reform”, zbulon se në Britani, rreth 250,000 të punësuar nga shteti, përfshi edhe ata me punë në zyra qeveritare, shëndetësi apo transport, mund të zëvendësohen deri në vitin 2030, duke i shpëtuar taksapaguesit nga taksa që shkojnë deri në 4 miliard paund në vit.

U zbulua se robotët dhe inteligjenca artificiale, eventualisht do t’ia kalojë njeriut duke i marrë punën në sektorin publik dhe duke u bërë më efikase në aspektin e mbledhjes së të dhënave dhe punëve administrative, por gjithashtu edhe në punët në shëndetësi, si për shembull në përcaktimin e diagnozave të lehta për pacientët dhe në procedurat kirurgjike.

Njoftimi është njëfarë përpjekje për të inkurajuar qeverinë të përqafojë një model ekonomik ende më fleksibël, ku punëtorët marrin role të ndryshme për të dhënë furnizim aq sa duhet dhe atëherë kur duhet.

Në një konferencë për shtyp, “Reform” tha se studimi shpalos faktin se “këto shërbime publike mund të kthehen në shpikjen e madhe të ardhshme, duke përdorur një ekonomi të përshtatshme për të punësuar doktorë dhe mësues të përkohshëm.”

The Guardian: Emigrantët shqiptarë në vend të parë në Britani

Shqiptarët zënë vendin e parë për hyrjen në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Periskopi.com Lajme

Sipas britanikes The Guardian, shqiptarët janë dy herë më shumë se emigrantët e paligjshëm të kombësive të tjera.

Rreth 981 shqiptarë emigrantë klandestinë janë zbuluar në portet hyrëse në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2008 deri në pranverën e vitit 2016, thotë raporti zyrtar i cituar nga Guardian.

Numri i atyre që kanë hyrë në vend është shumë më i lartë. Ndër rastet është edhe një grua shtatzënë, e cila është zbuluar në një kamion në terminalin Humber në Killingholme pranë Grimsby në qershor 2015.

Gazeta shkruan se Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por kufizohet me një shtet anëtar të saj, siç është Greqia dhe se mafia është jo pak e njohur për policinë britanike si njerëz të pamëshirshëm në trafikun e klandestinëve dhe kontrabadimin e drogës.

Afganët janë të dytën në listë, ku gjatë kësaj periudhe janë zbuluar 425 raste, të ndjekur nga algjerianët (424), iranianët (348), SHBA (322), palestinezët (129), etj, shkruan Ora News.

Shumica e emigrantëve të paligjshëm përdorin kamionët duke hyrë nëpërmjet portit të Calais si dhe portet e tjera kontinentale.

Në një nga operacionet më të suksesshëm të forcave të kufirit, bënë të mundur zbulimin e 68 emigrantëve në pjesën e prapme të katër kamionëve në në Harwich në Essex, përfshirë këtu edhe gra shtatzëna dhe 15 fëmijë, aksion i zhvilluar në qershor 2015.

Zhduken dy adoleshentë shqiptarë në Britani (Foto)

Policia britanike është vënë në kërkim të dy adoleshentëve shqiptarë, të cilët rezultojnë të zhdukur që në nëntor të vitit të kaluar.

Periskopi.com Lajme

Ata janë Han Oruci dhe Elton Nikolli, të dy 16 vjeç.

Sipas raportimeve në media, ata janë parë për herë të fundit më 6 dhe 11 nëntor.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për të zbuluar se ku ndodhen, shkruan Lapsi, përcjellë Klan .

elton-nikolli-and-han-oruci

Johnson – Kosovës: Duhet bashkëpunim ndërfqinjësor në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhëna në Kosovë dhe rajon.

“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE.

“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë./Periskopi