Toure pensionohet nga Kombëtarja

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka njoftuar për pensionimin e tij nga Kombëtarja e Bregut të Fildishtë.

33-vjeçari ka zhvilluar 102 paraqitje për vendin e tij, duke shënuar 19 gola.

“Pas 14 vjet lojë me Kombëtaren time, unë kam vendosur t’i jap fund aventurës sime me Bregun e Fildishtë”, deklaroi Toure.

“Disa vendime janë të vështira për t’u marrë, por është koha që të vijnë lojtarë tjerë”. /Periskopi.com