Sërish masakër në një burg në Brazil , të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 të burgosur u vranë sot gjatë një tjetër konfrontimi në një burg brazilian, ndërsa aktet e dhunshme në burgje kanë shënuar qindra të vdekur prej fillimit të vitit në vend.

Periskopi.com Lajme

Një tjetër përballje është regjistruar mes bandave kriminale kundërshtare mbrëmjen e djeshme në burgun Alcaçuz, burgu më i madh shtetëror në Rio Grande do Norte. (verilindje).

balaj

Balaj takohet me legjendën braziliane (Foto)

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Bekim Balaj gjatë pushimeve të tij në Brazil ka takuar edhe një prej yjeve të të futbollit brazilian, Romario.

Periskopi.com Sporti

Takimin e ka bërë publik vetë sulmuesi shqiptar në rrjetet sociale duke postuar edhe një foto të tijën bashkë me brazilianin.

balaj
Bekim Balaj dhe Romario

 

Duket se përveçse pushimeve Balaj po argëtohet edhe me top në rërë sëbashku me legjendën e futbollit brazilian, me të cilin ai shkruan në “Instagram” se kanë luajtur volejboll me këmbë. /Top Channel/

 

Dogana serbe konfiskon një ton mish pule me prejardhje nga Brazili që po hynte në Kosovë

Doganierët në Vranjë kanë parandaluar tri tentime të kontrabandës dhe kanë konfiskuar gati një ton të mishit të pulës me prejardhje nga SHBA-ja dhe Brazili, ka njoftuar Dogana e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Doganierët kanë parandaluar tri herë të njëjtin person që të kontrabandojë mish më 19, 22 dhe 23 nëntor. Në të tri rastet, mishi ka qenë i fshehur nën ulëse të veturës. Bëhet fjalë për mish të bardhë dhe kaçikë nga SHBA-ja dhe Brazili, transmeton lajmi.net.

Automobili drejtohet nga shtetasi serb (49) nga Vranja i cili ka thënë se mishin e ka marrë nga një person i panjohur i kombësisë shqiptare në rrethinën e Bujanovcit, të cilin e kishte sjellë nga Kosova, kurse qëllimin e kishte që ta shiste në Serbi.

I njëjti person, më 22 nëntor, sërish është kapur në tentim që të kontrabandojë sasi të njëjtë të mishit, e më pas edhe sot.

Në kutitë e mishit është parë se ai vije nga SHBA-ja dhe Brazili, kurse vitit i prodhimit ishte 2016. “Etikat e tilla të skadencës nuk mund të merren si të mirëqena, pasi që kontrabandistët shpesh i falsifikojnë ato”, shkruajnë mediat serbe.

Shembet shpella në Brazil, dhjetë të vdekur

Shpella në Brazil në të cilën po festohej një festë fetare është shembur duke lënë të paktën dhjetë persona të vdekur.

Periskopi.com Lajme

Shpella “The Casa da Pedra” në qytetin Santa Maria do Tocantins ka qenë një vend ku prej vitesh mblidheshin besimtarët.

Rreh 50 persona ishin mbledhur në shpellë, kur ajo u shemb.