Serbët këmbëngulin: Nuk kthehemi në institucione pa u themeluar Asociacioni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, tha sot se deri të shihet vullneti i qartë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbë, siç është rënë dakord në Bruksel, do të ishte arsye e ligjshme për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Pra, kur ne konkretisht e shohin një vullnet të qartë për të filluar procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mënyrën sikur është rënë dakord, jo improvizim dhe jo trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme për t’u kthyer në institucione dhe të punojmë në atë që është më e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, deri atëherë, nuk e shohin rikthimin në punën e organet politike, duke thënë se serbët janë të angazhuar në disa projektet të rëndësishme, por realizimi i tyre nuk do të ndodh deri sa të shihet gatishmëri për AKS-në.

Ndryshe, përfaqësuesit serb në Kuvendin e Kosovës dhe të qeverisë kanë bojkotuar institucionet në tetor të vitit të kaluar për shkak të miratimit të disa ligjeve, duke përfshirë edhe ligjin për Trepçën, ku sipas vlerësimi të tyre, janë në kundërshtim me interesat e komunitetit serb në Kosovë.

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e Stojanoviqin

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/kryeministrit Branimir Stojanoviq.

Periskopi.com Lajme

Ajo i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që ta shkarkojë menjëherë Stojanoviqin, për faktin se sipas saj derisa ai paguhet nga taksapaguesit e Kosovës nuk guxon të punojë në dëm të interesave të shtetit të tyre.

Postimi i plotë i Ganimete Musliut në Facebook:

“KRYEMINISTER REFLEKTO! Ky Zevendeskryeminister paguhet nga taksapaguesit e Kosovës dhe nuk guxon te punoj ne deme te interesave dhe shtetit te tyre. Kryeministër shkarko Zevendeskryeministrin Branimir Stojanoviq! Sjellja inferiore ndaj keti veprimi është sjellje inferiore ndaj Kosovës. Kosovës nuk i duhen përfaqësues qe sillen me inferioritet kur përdhosen vlerat e saj. #shkarko #zevendeskryeministrin #BranimirStojanoviq” (sic.).