Zyrtare: Chelsea kompleton transferin e parë

Mbrojtësi Nathan Ake do të rikthehet në Stamford Bridge, këtë e kanë konfirmuar liderët e Premier League.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari holandez ishte i huazuar nga fillimi i sezonit te Bournemouth, duke u shëndërruar një nga lojtarët kyç i skuadrës së Eddie Howe.

ake chelsea
Nathan Ake ishte i huazuar tek Bournemouth

 

Ai ka shënuar 3 gola, duke përfshirë edhe golin e fitores kundër Liverpool në dhjetor. /Periskopi/

Arsenali nga 0-3 në 3-3 ndaj Bournemouth (Video)

Arsenal nuk ka arritur të mposht Bournemouth në xhiron e 20-të të Premier League.

Periskopi.com Sporti

Arsenali që ishte favoritë për të fituar ndeshjen, u shokua në minutën e 15’ të takimit kur vendasit kaluan në epërsië përmes mbrojtësit të majt, Charlie Daniels.

daniels
Charlie Daniels shënoi për 1 me 0

 

‘Cherries’ që nga ajo minutë morrën lojën në kontrollë dhe fituan edhe një penalti në minutën e 21’ të shkaktuar nga Granit Xhaka.

Penaltin e konvertoi sulmuesi Callum Wilson për rezultatin 2 me 0.

wilson
Calum Wilson realizoi nga pika e bardh për 2 me 0

 

‘Topqinjtë’ nuk kishin asnjë rast të mirë në pjesë të parë, me rezultatin 2 me 0 përfundoi pjesa e parë.

Skuadra e Arsene Ëenger e filloi pjesën e dytë më mirë, ku morri posedimin e topit dhe kontrollonte mesfushën por ata u goditën në minutën e 58’ nga Hary Fraser i cili përfitoi nga gabimi i Bellerin për të shënuar për rezultatin 3 me 0.

Ëenger bëri zëvendsime ku inkuadroi Lucas Perezin dhe Gabriel Paulita, në pjesë të parë kishte inkuadruar anglezin Chamberlain.

Gjithqka filloi në minutën e 70’ kur Sanchez përfitoi nga një top i devijuar nga Giroud, për të ngushtuar epërsinë në 3 më 1.

sanchez
Sanchez e ngushtoi epërsinë në 3 me 1

 

Arsenali morri kontrollin e lojës totalisht që nga ai moment dhe më nuk shikoi prapa. Pas një aksioni të gjatë Giroud arriti të asistoj për sulmuesin spanjoll Lucas Perez i cili shënoi për 3 me 2.

perez-12-1
Perez realizoi për 3 me 2

 

Skuadra vendase u goditë rëndë në minutën e 83’ të takimit, pasi që kapiteni i skuadrës u ndëshkua me karton të kuq nga Miachel Oliver për ndërhyrjen në Aroon Ramsey.

Arsenali arriti të barazojë rezultatin në minutën e 91’ të kohës shtesë, përmes sulmuesit francez Oliver Giroud.

giroud
Giroud asistoi dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 91′

 

Arsenali me këtë barazim mbetet në pozitën e katërt me  41 pikë ndërsa Bournemouth rënditet në pozitën e nëntë me 25 pikë. /Periskopi/

 

Arsenali bën mrekullinë, barazon rezultatin 3-3 (Video)

Arsenali ka arritur të barazojë rezultatin kundër Bournemouth.

Periskopi.com Sporti

Golin e barazimit e shënoi francezi Oliver Giroud për 3 me 3. /Periskopi/

Perez shënon një perlë, Arsenali po rikthehet (Video)

Arsenali ka arritur të shënojë edhe golin e dytë brenda pak minutash.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi spanjoll Perez i cili shënoi një super-gol për rezultatin 3 me 2. /Periskopi/

Shënon Sanchez, Arsenali ngjallë shpresat (Video)

Arsenali ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshjen ndaj Bournemouth.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi kiliani Alexis Sanchez me kokë pas një devijimi me kokë nga Giroud. /Periskopi/

Bournemouth nuk ndalet, shënon golin e tretë ndaj Arsenalit (Video)

Bournemouth ka arritur të shënojë edhe golin e tretë kundër Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Ishte skocezi Fraser i cili realizoi për rezultatin 3 me 0 në minutën 56’. /Periskopi/

Bournemouth ‘shokon’ Arsenalin (Video)

Bournemouth ka arritur të kalojë në epërsië ndaj Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mbrojtësi i majt anglez, Charlie Daniels, pas një super deportimi nga ana e majt për 1 me 0.

Pas disa minutash Granit Xhaka shkaktoi penalti për Bournemouth, të cilën e konvertoi sulmuesi Callum Wilson për rezultatin 2 me 0./Periskopi/

Formacionet zyrtare: Bournemouth-Arsenal, rikthehet Mustafi

Arsenali do të kërkojë fitoren e tretë me radhë në ndeshje me Bournemouth.

Periskopi.com Sporti

Arsene wenger ka futur në lojë lojtarët më të mirë për këtë takim.

Xhaka do të luajë nga fillimi, ndërsa nga lëndimi kthehet edhe Shkodran Mustafi.

Përballë tyre nuk do të jetë lojtari i tyre i lënë në huazim Jack Wilshere.

Bournemouth:  Boruc; Francis, Ake, Cook, Daniels; Arter, Gosling, Stanislas, Fraser; King, Wilson.

Arsenal:  Cech; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Coquelin, Xhaka; Ramsey, Iwobi, Sanchez; Giroud.

 

Më derbi Bournemouth-Liverpool sesa Barcelona-Real Madrid

Burim Sejdiu Sporti

Të gjithë i patëm sytë kah El Clasico, ai që njihet si derbi më i madh i futbollit në botë. Një ndeshje e shumëpritur jo vetëm për tifozët e të dy gjigandëve të futbollit spanjoll. Takimi i zhvilluar në Camp Nou para rreth 100 mijë shikuesve dhe ndoshta miliardave që i shikonin përmes ekranit, u karakterizua kryesisht vetëm me ndërhyrje të ashpëra. Të dyja palët tentonin me penalti të paqena të vinin deri te zhbllokimi, një praktikë e njohur kjo për këto dy skuadra. Aksione të jashtëzakonshme si në përballjet tjera mes këtyre dy skuadrave nuk pati në këtë sfidë. Pamë rastin e Neymar, të cilin braziliani e humbi nga një pozitë tejet e favorshme për të shënuar. Por, në përgjithësi ky derbi ishte më i varfër për nga bukuria e lojës dhe rastet. Ndeshje, e cila po të mos dramatizohej në çastet e fundit pas golit të Sergio Ramos, nuk do të kishte pse ta përmendje si derbi. Gjatë gjithë kësaj ndeshje katalunasit tentuan të shënonin shtatë herë, ndërsa ‘Los Blancos’ nëntë herë.

messi-ronaldo

Ndërhyrje të parregullta vendësit i shkaktuan 19, ndërsa mysafirët 16 sosh. U dhanë katër kartonë të verdhë për futbollistët vendës dhe dy për mysafirët e ardhur nga Madridi. Në disa raste, në pamundësi për të organizuar sulme njëra ose tjetra skuadër, lojtarët qëronin hesapet me ndërhyrje të ashpëra në lojën e cila zhvillohej kryesisht në repartin e mesfushës. Ronaldo e Messi sikur të mos luanin në këtë takim. Dy futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit nuk ishin në formën e duhur në këtë sfidë. Përveç golit, as Luis Suarez nuk ishte në nivelin e tij, as Neymar poashtu. Pra dy superyjet që i kushtuan Barcelonës jozyrtarisht rreth 200 milionë euro, nuk treguan lojë të pritshme. Por, lojë të mirë nuk treguan në anën tjetër, as Ronaldo dhe as Benzema. Kjo dyshe madrilene që pagat i ka sa krejt ekipi i Bornemouth, bëri tepër pak për klubin e tyre dhe për ndeshjen.

Ndërsa, tani dalim te ndeshja tejet dramatike në Premier Ligën angleze.

Nuk po e përmend sfidën Manchester City-Chelsea, e cila përgjatë 90 minutave u luajt sikur të ishte minuta e fundit e takimit që do të sjellte titullin kampion në rast fitoreje.

bournemouth1

Por po përmendi ndeshjen Bournemouth-Liverpool, ku skuadra e trajnerit Eddie Howe i tregoi Jurgen Klopp’t se fitorja nuk sigurohet edhe kur je në avantazh 2:0 e as 3:1 deri pak më shumë se dhjetë minuta lojë para përfundimit të lojës. Tre gola për 15 minuta, kundër një super-Liverpooli të këtij sezoni, i shënon një skuadër si Bournemouth, që nuk dorëzohet as kur është duke humbur 2:0 e as 3:1. Kjo është natyra e futbollit anglez. Mosdorëzimi. Gjë e cila në masë të madhe u mungon ligave tjera të futbollit europian.

Dhe jo, kjo nuk është që ndodh rrallë në angli, befasi të tilla, në mos jo çdo javë, ndodhin mesatarisht në çdo dy-tre javë në elitën e futbollit anglez.

Pra, në përfundim po e përsëris, që ndeshje më interesante ishte ajo ndërmjet Bournemouth dhe Liverpool sesa ajo Barcelona-Real Madrid, të cilën shumë nga ne mbetëm të zhgënjyer për mungesën e spektaklit dhe lojës fer.

E pabesueshme, Bournemouth 3-3 Liverpool (Video)

Bournemouth ka arritur të barazojë rezultatin në 3-3.

Periskopi.com Sporti

Golin e tretë për skuadrën vendase e shënoi mbrojtësin Steve Cook në minutën 78’. /Periskopi/

Emre Can realizon një perlë të vërtetë (Video)

Liverpool ka arritur të shënoj edhe golin e tretë.

Periskopi.com Sporti

Ishte Emre Can që nga distanca realizoi një supergol për rezultatin 1-3. /Periskopi/

 

Bournemouth shënon golin e parë (Video)

Bournemouth ka arritur të ngushtojë rezultatin nga 0- 2 në 1-2.

Periskopi.com Sporti

Golin e parë për cherries e shënoi sulmuesi kryesor Callum Wilson përmes pikës së bardh në minutën e 56’. /Periskopi/

Arsenali nuk lejonë befasi në shtëpi, mposhtë Bournemouth

Arsenali ka rigjetur fitoren në Premier Ligë, pasi ka mposhtur Bournemouth në kuadër të javës së 13-të.

Periskopi.com Sporti

Topqinjtë filluan furishëm ndeshjen duke sulmuar mbrojtjen e Bournemouth qysh në minutat e parë të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger e ka mposhtur Bournemouth me rezultat solid prej 3:1 në Emirates Stadium.

Golat për klubin londinez i shënuan Alexis Sanchez (’12,’90) dhe Theo Walcott, ndërsa për mysafirët shënoi Callum Wilson (’23) nga pika e bardh.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 11-të me 15 pikë. /Periskopi/

 

 

 

Bournemouth barazon rezultatin në Emirates Stadium (Video)

Bournemouth ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit në 1-1.

Periskopi.com Sporti

Ishte Calum Wilson i cili fitojë një penalti në minutën e 23’ e më pas vetë e shëndrroi në gol. /Periskopi/

Demantohen keq mediat angleze në lidhje me trajnerin e njohur

Presidenti i Bournemouth, Jeff Mostyn ka mohuar që Arsenali të ketë kontaktuar me trajnerin Eddie Howe.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ka qenë shumë i përfolur për një kalim të mundshëm te gjigandi anglez.

Por, Mostyn shuan zërat, duke thënë se londinezët nuk kanë kontaktuar trajnerin në fjalë.

“Për ne është e këndshme që një klub i madh ta kërkoj trajnerin tonë. Por, askush nuk ka kontaktuar me ne në mënyrë profesionale rreth kësaj çështje. As Arsenali as Evertoni dhe as Anglia”, deklaroi Mostyn.

Ishte raportuar shumë nga mediat angleze se trajneri në fjalë mund të zëvendësonte Arsene Wengerin pas largimit. /Periskopi.com