albert bunjaku

Bunjaku insiston: Objektivi kryesor i yni nuk është Botërori 2018

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka përsëritur objektivin kryesor për ‘Dardanët’.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se me skuadrën e tij do të punojnë për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, mirëpo objektiv real kanë Europianin 2020.

“Sikur që kemi thënë se ne do të punojmë për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018 por si objektiv real i yni është kualifikimi në Europianin 2020, ku mundësitë tona janë më të mëdha dhe gjasat për kualifikim janë favorin tonë. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijojmë një ekip homogjen rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë Bunjaku. /Periskopi.com

celina

Celina: Dua ta udhëheq Kosovën drejt Botërorit 2018

Talenti i madh i Kosovës, Bersant Celina zbulon ambicien e tij që ka për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se dëshiron ta udhëheq Kosovën drejt Kampionatit Botëror 2018.

Ai thotë se ka për qëllim kryesor kualifikimin në këtë garë.

“Ambicia ime është që ta drejtoj Kosovën drejt Botërorit 2018. Ky është qëllimi im përfundimtar”, deklaroi Celina.

“Qëllimi është që të kualifikohemi dhe nuk duhet të jetë asgjë tjetër. Ne duhet të luajmë në çdo lojë dhe të japim gjithçka nga vetja. Në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe unë besoj se ne mund t’ia dalim”, shtoi ai. /Periskopi.com