11 lloje fotografish që ndriçojnë botën tonë

Periskopi.com Galeria

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Different Types of Photography

Different Types of Photography

Different Types of Photography

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Type of Photography

Type of Photography

Type of Photography

Types of Photography

Types of Photography

Types of Photography

Different Types of Photography

Different Types of Photography

Different Types of Photography

Type of Photography

Type of Photography

Type of Photography

Different Types of Photography

Different Types of Photography

Types of Photography

Type of Photography

Types of Photography Styles

Types of Photography Styles

Types of Photography

Types of Photography

Types of Photography

Momentet kur vetëm një votë ndryshoi gjithçka – edhe historinë e njerëzimit

Periskopi.com Lajme

Shpesh dëgjojnë se çdo votë ka rëndësi, por jo të gjithë e marrin seriozisht këtë mesazh. Mesazhi i vërtetë prapa kësaj fraze qëndron se nëse mendojmë të gjithë se “një votë nuk do bëjë diferencën,” rezultatet mund të ndryshojnë krejtësisht.

Në fakt ekzistojnë shumë histori kur rezultati ka ndryshuar për një votë të vetme. Zakonisht këto histori shërbejnë si përralla paralajmëruese, por jo të gjitha janë të pavërteta. Në vijim po paraqesim disa shembuj kur një votë e vetme ka qenë aq e fuqishme, sa që ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

  1. Fleta e votimit me penis të pikturuar

Në zgjedhjet e vitit 2013 në Carinthia të Austrisë, partia Zukunft Ostrerreich (BZO) u ankua egërsisht për rezultatin e zgjedhjeve ndaj Partisë së Gjelbërt. Humbën për vetëm një votë. Një gjë shkatërruese.

Si në çdo rast, fleta e votimit që fitoi zgjedhjet nuk u bë kurrë publike. Por raporte nga njerëzit që kishin numëruar votat dhe e panë, thonë se vota vendimtare për të gjelbërit kishte të pikturuar një penis, në vend të shenjës “V” apo qarkimit të partisë.

Ndërsa shumë shtete mund ta konsideronin këtë votë të pavlefshme, zyrtarët austriakë e konsideruan të vlefshme, sepse piktura ishte bërë tejet mjeshtërisht.

Një rast i ngjashëm ndodhi në Britani në vitin 2015, ku një votues vizatoi një penis në krah të kandidatit të Partisë Konservatore Gly Davies, si një akt proteste. Megjithëse në këtë rast nuk bëhej fjalë për një votë, Davies e falenderoi përzemërsisht këtë votues.

  1. “Lumi i votave”

Të humbasësh për një votë është një përvojë e hidhur, por të fitosh për një votë, do ishte fantastike. Sigurisht që teknikisht do ishte më mirë të fitosh me numër të madh votash, por kënaqësia që vjen nga të fituarit me një votë të vetme është më e madhe për momentin.

Në vitin 1839, Marcus Morton fitoi për udheheqjen e Masaçusasit me vetëm një votë më shumë – me një total prej 51,034 votash. Sërish fitoi me një votë pas tre vjetësh. Këto dy fitore bënë që atij t’i vihej pseudonimin Marcus “Lumi i votave” Morton.

  1. Ekzistenca e Zanzibarit

Në vitin 1961, Zanzibari u shokua nga zgjedhjet që përcatuan ekzistencën e vetë këtij shteti. Si në shumë vende, Zanzibari ishte çliruar nga kolonizimi i britanikëve dhe kaloi nën pushtetin arab. Pas një puçi shteti kundër sulltanit, zgjedhjet e vitit 1961 vendosën nëse ky vend do të çimentonte pushtetin arab apo të merrte rrugën nacionaliste.

U duk sikur partia Nacionaliste e Zanzibarit do të dominonte zgjedhjet, siç kishin bërë për shumë vite. Megjithëse kjo parti fitoi më shumë zgjedhës duke siguruar 9 nga 22 vendet në parlament, partia rrebele Afro-Shirazi e ndryshoi kursin e historisë kur fitoi qytetin Çaka-Çaka me vetëm një votë (1,538 – 1537), duke fituar kështu 10 vende.

Praktikisht të dy partitë formuan koalicionin qeveritarë. Më vonë, vendosën që të shkrihen me Tannganikën për të formuar Tanzaninë.

  1. Ngritja e Margaret Theçerit

Një nga figurat më kontraverse të Britanisë ishte Margaret Theçer. Ishte një lidere e fortë që fitoi respektin për vete dhe popullin e saj në mbarë botën duke mbrojtur me sukses ishujt Falkland nga invazioni argjentinas.

Nga ana tjetër ajo shihej si një elitiste që rriti pabarazinë mes shtresave shoqërore. Ia doli të xhindosë Unionistët dhe Republikanët në Islandën Veriore, dy grupe politike që nuk ishin dakord në asgjë me të.

Vite më vonë, vërehet se shumë politika të Theçerit funksionuan. Sidoqoftë, pavarësisht nëse jeni apo jo dakord me politikat “Theçeriane”, vlen të theksohet se ajo nuk do bëhej kurrë kryeministre e Britanisë së Madhe po të mos qe për një votë të vetme parlamentare.

Në vitin 1979, Theçeri, liderja e partisë opozitare bëri një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit laburist James Callaghan. Mocioni kaloi për një votë (311 -310), pjesa tjetër është histori.

  1. Disidenti i Hitlerit

Kur diskutohet për rëndësinë e një vote të vetme, një legjendë urbane thotë se Adolf Hitleri u zgjodh si lider i partisë naziste me vetëm një votë më shumë. Sa ndryshe do ishte bota, nëse një njeri do të ndryshonte mendje!

Në fakt ndodhi e kundërta, shumë anëtarë të Partisë Naziste mendonin që Hitleri ishte shumë ambicioz dhe u munduan të limitojnë fuqinë e tij. Por kur ai u mundua të largohej për shkak të kësaj, anëtarët e partisë u alarmuan se po humbisnin njërin nga anëtarët më influencues.

Si rezultat, Hitleri u rikthye më një sërë kërkesash të reja që i dhanë atij edhe më shumë fuqi. Nga 554 anëtarë me të drejtë vote, vetëm njëri votoi kundër kërkesave të reja të Hitlerit.

Terrori dhe feja islame

Rainer Hermann Opinione

Politikisht në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por të paktën në radhët e teologëve po nis një proces reflektimi.

Një  javë tjetër terrori: në Mançester, një atentator britanik me origjinë nga Libia, vret në emër të “Shtetit Islamik” fëmijë dhe të rinj – në afërsi të Kajros ekstremistë islamikë vranë të premten më shumë se 24 të krishterë koptikë.

Kurse në Ditën e  Kishave mori pjesë dhe një nga autoritetet më të larta të islamizmit sunit, imami i madh i Universitetit Al-Azhar në Kajro, al Taxhib.

Ai paralajmëroi në Berlin se feja islame rrezikon që për shkak të terrorizmit fundamentalist të rikthehet në Mesjetë. Al Taxhibi tha se atenatorët nuk janë myslimanë; ai kërkoi t’u jepet fund krimeve në emër të feve. Po si mund të shpjegohet prania e njëkohëshme e sulmeve terroriste dhe deklaratat e imamit të madh?

Ajo që shumë presin prej myslimanëve dhe islamit në Perëndim, ka nisur. Sepse deklarata e dijetarit egjiptian në Berlin nuk është një rast i izoluar: Kori i dijetarëve të rëndësishëm të fesë islame, të cilët pranojnë se Islami gjendet në qorrsokak dhe ka një “problem” me dhunën.

Në këtë mes fjala është më pak për pyetjen nëse edhe Islami ka nevojë për një reformim si dikur në kohën e Martin Lutherit. Më urgjente është që myslimanët të gjejnë një mënyrë qëndrimi ndaj fesë së tyre, siç ishte kjo e zakonshme për një kohë të gjatë: pra të lejojë disa mënyra leximi dhe interpretimi të Kuranit dhe të pranojë se çdo sistem normash ndryshon sipas kohës dhe vendit.

Kështu Kurani përmban edhe vargje që legjitimojnë dhunën.

Ato janë shkruar në një kohë kur lufta ishte normalitet, jo në kohë paqeje. Prandaj klerikët ia besuan shumë herët monopolin e pushtetit shtetit dhe siguruan edhe paqen. Risimtarët teologjikë duan t’i lexojnë pasazhe të tilla ndryshe nga në shekullin e 7-të, sikurse bën IS-i.

Një rinovim teologjik i fesë islame, i cili iniciohet nga bota arabe, është megjithatë i vështirë të imagjinohet në kushtet aktuale atje.

Edhe dijetarë si Al Taxhibi gëzojnë ndër shumë myslimanë pak autoritet moral. Për shkak se ata janë zyrtarë të shteteve të tyre, dhe si të tillë ata nuk mund t’i kritikojnë në vendet e tyre klasat politike dhe elitat e korruptuara që janë të interesuara vetëm për pushtet dhe pasuri.

Në disa vende mbretërojnë luftëra dhe shkatërrime, në të tjera padrejtësi dhe shtypje.

Për sa kohë këto nuk ndryshojnë do të vazhdojë të ketë terror islamik, madje edhe në Gjermani.

Politikisht në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por të paktën në radhët e teologëve po nis një rishqyrtim i qëndrimeve.

 

 

 

 

Njeriu që vizitoi të ardhmen tregon se çfarë e pret botën në 2000 vitet e ardhshme

Periskopi.com Lajme

A keni dëgjuar për udhëtimet në kohë? Të jetë e vërtetë që mund të udhëtojmë në të ardhmen me ndonjë anije kozmike?

Paul Amadeus Dlenach, ishte në koma për një vit dhe kur u zgjua vendosi që të shkruante gjithçka në ditarin e tij. Por shënimet e tij janë surprizuese, saqë tashmë ata janë dhe në libër. Gjithçka ka filluar në vitin 1921.

Dienach ishte profesor gjerman që jetonte në Europën Qëndrore. Atë vit ai ra viktimë e një epidemie të quajtur encefalitis letargica dhe kjo e çoi në një gjendje kome. Që atëherë ai ka ndenjur për muaj të tërë në shtatrin e një spitali.

Por, atëherë kur është zgjuar ai ka pranuar dhe me plot besim ka thënë se ka jetuar në një tjetër vit, duke u mishëruar në trupin e një personi të quajtur Andrew Normathan, i cili jetonte në vitet 3906.

Kur u zgjua në vitin 1922, ai u habit kur të gjithë i treguan se në të vërtetë po jetonte në atë vit dhe nuk u besonte syve, por gjithçka ka ndryshuar kur ai udhëtoi për në Greqi. Në moshën 36 vjeçare ai udhëtoi për në Greqi që rezultoi të ishte vendi më i mirë për shkak të klimës.

Por, kur ai ka hedhur në ditarin e tij të gjithë atë që ka përjetuar ka habitur me shkrimet. Ai ka mbajtur shënim disa nga eventet më të mëdha që ka përjetuar.

2000-2300

Njerëzimi është ende duke luftuar me problemet e mbipopullimit, shkatërrimit ekologjik të mjedisit, pabarazia ekonomike dhe sistemit monetar, mungesa e të ushqyerit për të gjithë njerëzit, dhe luftërat janë probleme të vogla.

2204

Ka përfunduar kolonizimi i Marsit, 20 milion njerëz. Por në 2265 një shkatërrim i madh natyror i vret të gjithë ata. Njerëzimi kurrë nuk do përpiqet për të kolonizuar Marsin.

2309

Si rezultat i çështjeve të pazgjidhura një tjetër fatkeqësi e madhe vjen në tokë dhe është Lufta e Madhe Botërore.

Pjesa më e madhe e qytetërimit pushon së ekzistuari.

3400

Në këtë vit dhe në vazhdim çështja më e diskutuar dhe i gjithë fokusi do të jetë tek ato që merrem me trafikimin dhe shpërndarjen e drogërave.

Këta ishin disa nga “ngjarjet” më të bujshme që ai ka jetuar në vitet 3000 dhe ajo që në fakt i ka habitur të gjithë është se ai i ka shkruar në vitin 1922 dhe ndoshta nuk do të jetë habi nëse këto gjëra do të ndodhin, nëse jo tani, ndoshta në vitet 3000 atëherë do të ndodhin me të vërtetë.

Çdo minutë zhduken 2.3 kilometra katrorë pyje

Periskopi.com Uncategorized

Pyjet që mbulojnë një pjesë të mirë të globit po zhduken me shpejtësi alarmante. Që nga viti 2000 deri në 2012 janë zhdukur 2.3 milion kilometra katror pyje, një sipërfaqe e barabartë me zhdukjen e 50 fushave të futbollit çdo minutë.

Një pajisje e fuqishme kompjuterike ofron informacione të besueshme çdo minutë për të ndihmuar qeveritë dhe ata që merren me konservimin që të rikuperojnë humbjet dhe të godasin aktivitetet kriminale. Zjarri, prerja ilegale e pyjeve, ç’pyllëzimet si dhe minierat dhe nxjerrja e naftës janë probleme kronike në pyjet tropikale në botë.

Në kohën kur zbulohen këto aktivitete, shpesh është shumë vonë për të reaguar dhe për të gjetur se kush janë fajtorët.

Global Forest Watch, është një sistem mbikëqyrës për pyjet i krijuar nga Instituti për Burime Botërore dhe 40 grupe partnere. Ai ofron imazhe pothuajse në kohë reale në internet të pyjeve.

Presidenti i institutit Andrew Steer thotë se programi do të ndryshojë gjithçka.

“Për herë të parë mund të sjellë informacione në kohë reale në nivele lokale për këdo në botë. Ky është synimi ynë”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Nigel Sizer që drejton nismën, thotë se sistemi përfshin brenda imazheve satelitore informacione të rëndësishme në faqe elektronike të thjeshta për t’u përdorur:

“Funksionon sikurse hartat në Google, ku Global Forest Watch tregon se ç’po ndodh në pyjet e komunitetit tend, në shtetin tënd apo madje edhe në anën tjetër të globit dhe pastaj të mund të veprosh”.

Sipas Global Forest Watch, ç’pyllëzimet në tropik po shtohen me afro 2 mijë kilometra kateror në vit, me gjysmën e humbjeve në Brazil dhe Indonezi. Zoti Sizer thotë se programi mund të ndihmojë për të ngadalësuar prirjen.

“Ai u krijon mundësi qeverive të përqendrohen në zonat ku ndodh prerja ilegale e pyjeve. U ofron informacione kompanive si Nestle dhe Unilever që kanë thënë se nuk duan dëmtim të pyjeve nga produktet që shesin. Ato mund të përdorin programin për të vëzhguar se kush nga kompanitë furnizuese nuk po punon siç duhet”.

Global Forest Watch përdor fuqinë kompjuterike të Google Earth për të ofruar ndërthurjen me imazhet satelitore nga NASA dhe qasje në internet. Qartësia e imazheve është aq e lartë saqë mund të dallohet prerja e pemëve, djegia apo rrëzimi, thotë Rebecca More me kompaninë Google.

“Qartësia dhe iformacioni është shumë i lartë. Asnjëherë më parë nuk është bërë e mundur një detajim i tillë”.

Ky informacion në duart e sigurta mund të bëjë një ndryshim thotë Juan Carlos Jintiach (Hint-ich) që koordinon aktivitetet mes popujve dhe qeverive në nëntë vende të basenit të Amazonës.

“Është një mënyrë e thjeshtë për të shkëmbyer informacion. Për herë të parë përmes këtij programi mund të ndajmë fotot dhe njoftimet për të gjithë botën për të parë shkeljet që ndodhin në pyje dhe bërë vëzhgime në kohë reale”.

Ai thotë se hapi tjetër është për të mobilizuar njerëzit për të punuar për mbrojtjen e botës pyjore para se të jetë tepër vonë.

Nëse botën do ta sundoja unë…

Umberto Eco Opinione

Bota.al sjell pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritikut letrar, filozofit dhe profesorit Umberto Eco, dhënë për Serena Kutchinskyn e Revistës britanike Prospect, në dhjetor të vitit 2015, vetëm pak kohë përpara se të ndërronte jetë. Eshtë një përpjekje e Ecos për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: Çfarë do të bënte ai, nëse do të ishte sundimtar i botës?

Mund të jap vetëm një përgjigje polemike, për atë që unë do të bëja nëse do të sundoja botën, për shkak se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. Duke u plakur, kam filluar ta urrej njerëzimin, kshtu që po të kisha patur pushtet absolut, do ta lija të vazhdonte në rrugën e vetëshkatërrimit – kështu ai do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.

Njerëz si unë, ne jemi intelektualë – bëjmë punën tonë, shkruajmë artikuj, kemi mënyrat tona të të protestuarit, por ne s’mund ta ndryshojmë botën. Angela Merkeli bëri një deklaratë pozitive, kur nxiti popullin gjerman që të mirëpresë refugjatët sirianë. Ajo ndryshoi imazhin e popullit gjerman në të gjithë botën – ata nuk do të shihen më si SS-ët e Adolf Hitlerit. Këtë mund të bëjnë politikanët.

Të rinjtë duhen mësuar që të filtrojnë dhe të ngrejnë pikëpyetje mbi informacionin që marrin përmes Internetit, në vend se ta pranojnë atë për të vërtetë. Unë përdor Uikipedian dhe e di se mund t’i besoj asaj 99 përqind të kohës, por njerëzit kanë shkruajtur në faqen time se kam qenë i pari i 13 fëmijëve dhe se jam martuar me bijën e botuesit tim të parë. Asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë. Kështu që, edhe kjo mund të bëhet objekt manipulimi. Një prej nipërve të mi është 15 vjeç dhe ai më thotë se shumë prej bashkëmoshatarëve të tij, u besojnë teorive konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll cilësie – dhe ky është problem shumë i madh.

Çdo qeveri duhet të përpiqet të përmirësojë arsimin. Përpara Luftës së Parë Botërore, vetëm rreth 20% e njerëzve në Itali merrnin arsim fillor. Sot, problemi janë universitetet – rreziku është që të reduktojmë kërkesat e hyrjes, me qëllim që t’u japim më shumë njerëzve qasje në universitet, por edhe të kemi cilësi më të ulët. Ndodhi kohët e fundit në Itali dhe ishte një tragjedi. Tani tre vitet e parë të universitetit janë shumë të kollajtë – studentëve nuk u duhet të lexojnë libra më shumë se 100 faqësh. Ata që kanë pushtet duhet të kuptojnë se, që të rritesh, duhet të sfidohesh. Kur unë isha në universitet, lexoja një mijë faqe dhe nuk vdisja!

Mësimi i gjuhëve të huaja është e vetmja gjë që unë do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Në qoftë se koncepti i Evropës ekziston, atëherë ai është i bazuar në njohuritë e ndërsjella të gjuhëve. Në dy prej vendeve më të mëdha, Francës dhe Anglisë, shumica e njerëzve duket se dinë vetëm gjuhën e tyre. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin mësuar të flisnin rrjedhshëm në gjuhën latine. Ekziston një histori e një gjenerali anglez, i dërguar në krahinën indiane të Sindh në shekullin e 19, gjatë një revolte. Për shaka, ai dërgoi një telegram në Londër në latinisht, ku shkruante “Peccavi,” që përkthehet “Kam mëkatuar.” Gjëja e mrekullueshme nuk ishte se ai mund të bënte shaka në latinisht, por se kolegët e tij në Londër e kuptuan.

Nipi im ka studiuar greqisht për dy vitet e fundit; ai mund të mos jetë në gjendje që të lexojë Homerin në origjinal, por ka zhvilluar një kuptim të qytetërimit grek. Eshtë një pjesë e asaj që është quajtur “encyclios”, e cila do të thotë “arsim 360 gradë”, prej nga vjen edhe fjala “enciklopedi”.

Njerëzit janë kafshë fetare. Qentë nuk janë fetarë. Është e vërtetë se ata i lehin Hënës, por kjo ndoshta nuk ndodh për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendencën për të kërkuar arsyen e situatave të tyre. Ka një fjali të bukur, që i atribuohet GK Chestertonit: “Kur njerëzit nuk besojnë më në Zot, kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk besojnë në asgjë; ata besojnë në çdo gjë”.

Sundimtari i botës nuk mund ta eliminojë fenë. Ju mund të jeni një ateist apo një jo-besimtar, por ju duhet të pranoni se pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për disa besime fetare.

Karl Marksi thoshte se feja është opiumi i popullit – se ajo i mban njerëzit të qetë. Por ajo mund të jetë gjithashtu kokaina e popullit. Ajo ka funksion të dyfishtë – t’u përgjigjet pyetjeve të caktuara themelore dhe ndonjëherë duke i shtyrë ato, për të luftuar jo-besimtarët. Ky është një tipar i njerëzimit, po aq sa edhe ai që i bën njerëzit të jenë të vetmet specie të aftë për të dashuruar.

Së fundi, në qoftë se unë do të isha sundimtar i botës, do të doja të detyroja njerëzit për të lexuar të gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhen aq të zgjuar sa unë dhe kështu të mos besonin, se ne duhet të kemi një sundimtar në këtë botë! Jam i irrituar nga kritikat pozitive, nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe ndonjëherë jam i prekur nga kritikat negative, sepse ata e shohin që unë kam kuptuar diçka të vërtetë. Ndonjëherë jam i irrituar nga një kritikë negative, sepse unë mendoj se është idiote, por ok, kjo është pjesë e lojës. / Prospect Magazine

Ja kush janë Universitetet më të mira në botë

Periskopi.com Lajme

‘Times Higher Education’ ka zbuluar listën e universiteteve më të mira në botë dhe kjo është ndryshe nga raporti i “U.S News” dhe “World Report” të cilat kishin dalur me një ranglistë javë më parë.

Ndryshe U.S News , e cila renditë vetëm Universitetet e Shteteve të Bashkuara, lista e ‘Times High Education’ përfshin institucione nga e gjithë bota dhe ofron kategoritë individuale për mësimdhënie, perspektivë ndërkombëtare, hulumtime, citime dhe të ardhurat nga puna sistematike,.

Princeton, e cila kryeson listën e SHBA-së, këtu shfaqet në vendine 7-të, ndërsa Caltech, Stanford, MIT dhe Harvard e kan ‘mundur’ atë.

Për herë të parë, listës nuk i prinë një Universitet i Shteteve të Bashkuara. Pra, Universiteti i Oksfordit thuhet të jetë Universiteti më i mirë në botë.

Vlen të theksohet se prapë se prapë, gjysma e 50 Universiteteve më të mira janë në SHBA.

Ky është viti i parë që të dhënat dhe metodologjia e renditjes janë audituar nga ‘PriceëaterhouseCoopers (PëC) , pra kjo renditje vlerësohet si nga më të sigurtat.

Kjo është lista 10 Universiteteve më të mira në botë:

1.University of Oxford

2.California Institute of Technology

3.Stanford University

4.University of Cambridge

5.Massachusetts Institute of Technology

6.Harvard University

7.Princeton University

8.Imperial College London

9.ETH Zurich – Swiss Federal Institute of Technology Zurich

10.University of California, Berkeley

 

 

https://www.timeshighereducation.com/features/times-higher-education-pay-survey-2017

 

 

 

OBSH në alarm! Kjo sëmundje e heshtur po vret në masë njerëzit

Periskopi.com Shëndeti

Organizata Botërore të Shëndetësisë ka vënë alarmin për një vrasës të heshtur që po merr jetë njerëzish në të gjithë botën dhe ai është Hepatiti.

Në raportin e saj të parë në lidhje me këtë infeksion, OBSH thonë se numri i vdekjeve nga format e trajtueshme të kësaj sëmundjeje, të shkaktuara më shumë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, po rritet frikshëm.

Hepatiti viral mendohet se ka vrarë 1.34 milionë njerëz në vitin 2015, duke ia kaluar edhe turbekulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Ndërkohë që rastet me këto sëmundje po ulen, vdekjet nga hepatiti po shtohen – vetëm shekullin e fundit janë shtuar me 22%, shkruan Shendeti +.

Më shumë se 325 milionë njerëz janë të infektuar nga ky virus dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni për të dhe nuk marrin mjekime. Si pasojë, miliona njerëz rrezikohen nga sëmundja kronike e mëlçisë, kancerit, madje edhe nga vdekja, paralajmëron OBSH.

“Hepatiti viral është aktualisht sfida më e madhe publike shëndetësore që kërkon reagim të menjëhershëm”, shprehet drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan.

Dy nga format më kryesore, që janë përgjegjëse për 96% të vdekjeve nga kjo sëmundje, janë hepatiti B dhe C.

Hepatiti B mund të transmetohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse dhe lëngjet trupore. Kjo sëmundje kërkon një trajtim afatgjatë me një ilaç që përdoret zakonisht për luftimin e HIV.

Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj.

Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Rreth 1.75 milionë njerëz janë infektuar me hepatit C në vitin 2015, duke e çuar numrin total të njerëzve të infektuar në të gjithë botën në 71 milionë. 4/5 e tyre nuk janë në dijeni se janë infektuar nga ky virus, paralajmëron OBSH. /albeu.com/

Njeriu që parashikoi fitoren e Trumpit, tregon se kur do ndodh Lufta e III Botërore

Periskopi.com Lajme

Enigmatiku i cili e parashikoi zgjedhjen e Trump si president, pretendon ta dijë datën e fillimit të Luftës së tretë botërore.

Ndoshta duhet të marrim shënime, për shkak se enigmatiku i cili e parashikoi saktësisht zgjedhjen e Trump dhe sulmin Amerikan në Siri, pretendon se e dinë datën e saktë të fillimit të Luftës së tretë botërore.

Horocio Villegas, i cili pretendon të jetë ‘ i dërguar i Zotit’, beson se lufta nukleare është shumë afër, përcjell Periskopi

Data e saktë thotë të jetë më 13 maj të vitit 2017, datë në të cilën shënohet përvjetori i  Virgjëreshës Maria të cilës i referohen edhe si  Zonja Jonë e cila thuhet se e vizitoi Fatiman më 13 maj, të vitit 1917 dhe kjo ishte poashtu dita kur ‘Zonja Jonë’ paralajmroi njerëzit se nëse Russët nuk do të konvertohen në Katolicizëm, Zoti do e përdorte këtë vend për të bërë trazira në botë.

Mendjemprehti katolik, i cili jeton në Teksas të SHBA-së, pretendon ta ketë parashikuar fitoren e Trump në vitin 2015, sipas Daily Star. Ai gjithashtu thuhet se ka parashikuar që biznismeni Amerikan do të bëhet ‘mbret i organizates Iluminati dhe të e shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Se fundi ai tha për Daily Star : “ Kisha një ëndërr në të cilën shihja topa flake të binin nga qielli dhe që goditnin Tokën’.

Një nga parashikimet e tij tashmëështë bërë realitet, përderisa ato më seriozet pritet të realizohen në javët në vazhdim, sipas pretendimit të tij.

Villegas tha për gazetën se: “ Për të qenë të përgatitur, gjëja kryesore që njerëzit duhet ta dijnëështë se kjo luftë do të fillojë dhe mbarojë me vdekje dhe shkatërrime të shumta,  prej datës 13 të muajit maj deri më 13 tetor./ Periskopi

Mësoni çfarë kanë parashikuar për të ardhmen e botës shenjtorët ndër vite

Periskopi.com Lajme

Të dhënat e mëposhtme janë shkëputur nga libri “Profecitë katolike” me autor Yves Dupont, publikuar në vitin 1973.

Ajo që i bashkon këto profeci të njerëzve të kishës, me tituj apo thjesht besimtarë, është se shumë ngjarje të parashikuara prej tyre përkojnë me njëra- tjetrën. Një pjesë prej tyre kanë ndodhur në të kaluarën, kryesisht ato i përkasin shekullit XX. Të tjera, që ende nuk kanë ndodhur, janë parashikuar nga disa shenjtorë në pothuajse të njëjtën mënyrë. Disa nga profecitë i referohen të ardhmes së besimit fetar në krejt botën, duke nisur nga Papati i Romës. Por nuk mungojnë edhe profecitë që nënkuptojnë kohët moderne, me zhvillimet teknologjike apo edhe krizën ekonomike botërore.

Shën Hildegardi (Shekulli i 12-të)

Po vjen koha kur princat dhe njerëzit do të refuzojnë autoritetin e Papës. Disa shtete do të preferojnë drejtuesit e kishave të tyre në vend të Papës. Perandoria Gjermane do të ndahet.

Para mbërritjes së kometës, shumë kombe, përveç të mirëve, do të pushtohen nga uria dhe pangopësia. Kombi i madh në oqean, që popullohet nga njerëz që i përkasin fiseve dhe origjinave të ndryshme, do të shkatërrohet nga tërmeti, stuhia dhe dallga e madhe. Ai do të ndahet dhe në pjesën më të madhe, do të zhytet në ujë. Ky komb do ketë shumë fatkeqësi nga deti dhe do humbasë kolonitë e tij.

Pas Kometës së Madhe, kombi i madh do të shkatërrohet nga dallgët e mëdha të detit, që do të shkaktojnë shumë uri dhe epidemi. Oqeani do të shkaktojë përmbytje edhe në shumë shtete të tjera dhe krijesa të gjalla do të vdesin, madje edhe ato që do të arratisen do të vdesin nga sëmundje të tmerrshme. Në asnjë nga këto qytete nuk do të jetojë njeri, sipas Ligjit të Zotit.

Një erë e fuqishme do të ngrihet nga veriu, duke mbartur mjegull të dendur dhe pluhur të trashë dhe do të bllokojë fytin dhe sytë e njerëzve, në mënyrë që të ndalojë kasaphanën e tyre dhe t’u ndjellë frikë të madhe.

Bishopi Kristiano Axhenda (shekulli i 12-të)

Në shekullin e 20-të do të ketë luftëra dhe egërsi që do të zgjasë shumë; provinca të tëra do të zbrazen nga banorët e tyre dhe mbretëritë do të hyjnë në paqartësi. Në shumë vende toka do të mbetet djerrë dhe do të dalin shumë prostituta të klasit të lartë. Dora e djathtë e botës do të ketë frikë nga e majta dhe veriu do të ndalohet të ketë të bëjë me jugun.

Abati Verdin D’Orante (shekulli i 12-të)

Monarku i madh dhe Papa do të pasohen nga Antikrishti. Kombet do të hyjnë në luftë për katër vite dhe një pjesë e madhe e botës do të shkatërrohet. Papa do të shkojë përtej detit duke mbartur shenjën e dënimit në ballin e tij. Monarku i madh do të vijë për të rivendosur paqen dhe Papa do të ndajë me të fitoren.

Xhoni i Vitiguerros (shekulli i 13-të)

Papa do të ndryshojë rezidencën e tij dhe Kisha nuk do të mbrohet për 25 muaj ose më shumë, sepse gjatë kësaj kohe nuk do të ketë Papë në Romë. Pas shumë trazirash, një Papë do të zgjidhet nga ata që do t’i shpëtojnë persekutimeve.

Johan Frid (1204- 1257)

Kur koha e madhe të vijë, kur njerëzimi do të përballet me gjyqin e vështirë dhe të fundit, kjo do të shfaqet përmes ndryshimeve goditëse në natyrë. Alternimi midis të ftohtit dhe të nxehtit do të bëhet më intensiv dhe detet do të përmbyten në shumë toka të ulëta. Jo e gjitha do të jetë prej shkaqeve natyrale, por njerëzimi do të penetrojë në skutat e tokës dhe do të arrijë deri tek retë, duke luajtur bixhoz me vetë ekzistencën e tij. Para se forcat e shkatërrimit të arrijnë në formën e tyre, universi do të zhytet në çrregullim dhe epoka e hekurit do të kthehet në një hiç.

Kur netët të mbushen me të ftohtë më të madh dhe ditët me nxehtësi, një jetë e re do të nisë në natyrë. Nxehtësia do të thotë rrezatim nga toka, i ftohti është pasojë e dritës së pakësuar të diellit. Vetëm disa vite do kalojnë dhe ju do të kuptoni se drita e diellit është dobësuar në mënyrë të dukshme. Atëherë kur edhe drita juaj artificiale do të mbarojë së shërbyeri, ngjarja e madhe në qiell do të jetë e afërt.

Shën Francisi i Asizit (1226)

“Do të zgjidhet një Papë në mënyrë jo të rregullt, gjë që do të shkaktojë përçarje. Do të ketë predikohen mendime të ndryshme, që do të sjellin shumë dyshime apo edhe miratime të ideve të heretikëve dhe kjo do të shkaktojë një ndarje të Urdhrit. Më pas do të krijohen mosmarrëveshje universale dhe persekutime, që nëse ato ditë nuk do të ishin shkurtuar, edhe përzgjedhja do të humbiste”.

Disa mendojnë se kjo profeci i referohet kontradiktave në zgjedhjen e Papa Gjonit XXIII dhe Kardinalit Siri. Por gjithashtu, mund t’i referohet Papës së ardhshëm dhe të fundit (Pjetri Romak). Papa i fundit mund të përçajë unitetin tek katolikët dhe të shkaktojë ndarje dhe paqartësi të mëdha.

Shën Vinsent Ferrer (shekulli i 14-të)

Në ditët e paqes që do të vijnë pas mbylljes së revolucioneve dhe luftërave, para fundit të botës, kristianët do të bëhen kaq neglizhues në besimin e tyre saqë do të refuzojnë marrjen e Sakramentit të Konfirmimit, duke thënë se është i panevojshëm.

Xhoni i Kleft Rokut (shekulli i 14-të)

Kur të afrohet fundi i botës, tiranë mafiozë dhe të ulët do të plaçkitin Kishën dhe klerikët dhe do t’i martirizojnë. Ata që do të kryejnë abuzimet më të mëdha, do të marrin stimujt më të mëdhenj. Në këtë kohë, Papa dhe kardinalët e tij do të largohen nga Roma në një situatë tragjike dhe do të shkojnë në një vend ku do të jenë të panjohur. Papa do të ketë një vdekje mizore në vendin ku do të shkojë. Vuajtjet e kishës do të jenë shumë më të mëdha se në çdo periudhë tjetër në historinë e saj. Por Zoti do të shfaqë një Papë të shenjtë… ky njeri do të rindërtojë pothuajse gjithë botën përmes shenjtërisë së tij. Ai do të orientojë çdo njeri drejt besimit të vërtetë.

Maria e Manastirit Lah (shekulli i 16-të)

Shekulli i 20-të do të sjellë vdekje dhe shkatërrim, largim nga Kisha, mospërputhje në familje, qytete dhe shtete. Do të jetë shekulli i tre luftërave të mëdha në intervalin e disa dekadave. Ato do të bëhen gjithnjë e më shkatërruese dhe gjakderdhëse dhe do të çojnë në rrënoja jo vetëm Gjermaninë, por edhe gjithë shtetet e Lindjes dhe Perëndimit. Pas një humbje të tmerrshme, Gjermania do të nisë një luftë tjetër të madhe. Nuk do të ketë ushqim për njerëzit dhe as për kafshët. Re helmuese, të prodhuara nga dora e njerëzimit, do të ulen në tokë dhe do eleminojnë gjithçka. Mendja njerëzore do të pushtohet nga çmenduria.

Bartolomeu Holzhauser (shek. 17)

Periudha e pestë e kishës, që ka nisur rreth vitit 1520, do të përfundojë me mbërritjen e Papës së shenjtë dhe të Monarkut të fuqishëm që quhet “Ndihmë nga Zoti”, sepse ai do të rivendosë gjithçka. Periudha e pestë është një përulje, izolim, mëshirë dhe varfëri për Kishën. Jezu Krishti do të pastrojë njerëzit nëpërmjet luftërave mizore, urisë dhe epidemive. Ai do të ndikojë dhe “zgjojë” kishën latine me shumë herezi. Është periudhë braktisjesh, katastrofash dhe zhdukjesh. Ata kristianë që i shpëtojnë shpatës, epidemisë dhe urisë, do të jenë të paktë në tokë.

Gjatë kësaj periudhe, shumë njerëz do të abuzojnë më lirinë e ndërgjegjes që u është dhënë. Për këta njerëz flet edhe Apostulli Judë, kur thotë: “Këta njerëz blasfemojnë gjithçka që nuk e kuptojnë dot dhe ata korruptojnë gjithçka që njohin në mënyrë natyrale, ashtu siç bëjnë kafshët pa llogjikë”. Ata do të qeshin me thjeshtësinë kristiane, do ta quajnë idiotësi dhe të pakuptimtë, por do të kenë vlerësimin më të lartë për njohuritë e avancuara dhe aftësinë për të eklipsuar me pyetje pa kuptim dhe argumenta udhëzimet e moralit, ligjet e Kishës së Shenjtë dhe dogmat fetare.

Këto janë kohëra djallëzore, një shekull plot rreziqe dhe katastrofa. Herezia gjendet kudo dhe pasuesit e saj janë në fuqi. Por Zoti do të lejojë një djall të madh kundër Kishës së tij: heretikët dhe tiranët do të dalin papritur dhe do të hyjnë më forcë në kishë. Ata do të jenë në Itali dhe do ta shkatërrojnë Romën, do të djegin kishat dhe do të rrënojnë gjithçka.

Ekstatiku i Tureve (shek.19)

Para se lufta të shpërthejë sërish, ushqimi do të jetë i pakët dhe i shtrenjtë. Do të ketë pak punë për punëtorët dhe prindërit do dëgjojnë fëmijët e tyre të qajnë nga uria. Do të ndodhin tërmete dhe do ketë shenja në diell. Drejt fundit, errësira do të mbulojë Tokën. Kur gjithkush të besojë se paqja është siguruar, kur çdonjeri e pret më pak, do të ndodhë ngjarja e madhe. Revolucioni do shpërthejë në Itali, pothuajse në të njëjtën kohë edhe në Francë. Për disa kohë, Kisha nuk do të ketë Papë.

Papa Piu i 9-të (viti 1878)

Do të vijë një mrekulli e madhe, që do ta mbushë botën me habi. Kjo mrekulli do të ndiqet nga triumfi i revolucionit. Kisha do të vuajë jashtëzakonisht shumë. Shërbyesit e saj dhe drejtuesit do të ndëshkohen dhe martirizohen.

Motër Katrinë Emerik (viti 1823)

A është kjo një profeci për përçarjen e Kishës? Besohet se Emerik i referohet Novus Ordo, pra idesë “një kishë për gjithë botën”, efektet ndaluese të së cilës evidentohen qartë në aktualitetin e sotëm. Në prill të vitit 1823 ajo ka thënë:

“Pashë shumë priftërinj që gëlonin nga idetë e rrezikshme kundër Kishës… mes të tjerave pashë kishën nën personin N_____. Në gjithë dhomat gjenden fëmijët e tij, një koleksion i vizionit të tij… ai i kishte vënë zjarrin shtëpisë (nënkuptohet kishës) dhe unë me të tjerë duhet të ruanim të mirat dhe t’i transportonim për në hambar. Ata ndërtuan një kishë të madhe, unike dhe ekstravagante që do të përfaqësonte të gjitha rrëfimet me të drejta të barabarta; evangjelistët, katolikët dhe gjithë sektet fetare, një pjesëmarrje jo e shenjtë me një bari dhe një kope. Do të kishte një Papë, të paguar, por pa fuqi. Gjithçka ishte bërë gati, shumë gjëra të përfunduara, por në vend të altarit kishte vetëm djallëzi dhe vetmi. Kështu do të bëhej kisha e re dhe për këtë arsye ai e kishte djegur kishën e vjetër; por zoti ka menduar ndryshe…”

E bekuara Ana- Maria Taigi (shek. 19-të)

Emri i saj i vajzërisë ishte Xhaneti, lindi në Siena të Italisë në 29 maj 1769 dhe vdiq në Romë në 9 qershor 1837. Që kur ishte 20- vjeçare dhe derisa sa vdiq në moshën 63- vjeçare, ishte e shoqëruar nga një dritë misteri në të cilën shihte ngjarjet e së kaluarës, të tashmen dhe të ardhmen. Disa kanë të bëjnë me përballjet mes shteteve, disa me shpirtra individualë. Papët dhe Kardinalët i referohen kësaj gruaje të martuar si shenjtorja më e madhe e të gjitha kohërave. Ajo është vlerësuar nga Papa Benedikti XV në vitin 1920, kur u bë glorifikimi i saj. Shpesh ishte në gjendje ekstazie, bënte mrekulli shërimi, lexonte zemrat, parashikonte vdekjet dhe ngjarjet e ardhshme. Ajo parashikoi të dy luftërat botërore. 18 vjet pas vdekjes së saj, trupi i kishte mbetur i freskët dhe në gjendje të përkryer, sikur të ishte varrosur një ditë më parë.

Profecia e saj e mëposhtme flet për tre ditët e errësirës:

“Zoti do të sjellë dy ndëshkime: njëri do të jetë në formën e luftërave, revolucioneve dhe djallëzive të tjera, me origjinë nga toka. Tjetra do të vijë nga qielli. Do të vijë drejt gjithë tokës një errësitë e thellë që do të zgjasë tri ditë dhe tri netë. Asgjë nuk do mund të shihet dhe ajri do të ulet duke mbartur epidemi, që do të synojë kryesisht kundërshtarët e fesë. Ajri do të pushtohet nga demonët dhe do marrë forma nga më të ndryshmet. Asnjë dritë nuk do mund të përdoret në këtë errësirë, përveç qirinjve të bekuar. Ai që nga kurioziteti do të hapë dritaren që të shohë, apo do largohet nga shtëpia, do të vdesë… Besimi do të persekutohet dhe priftërinjtë do masakrohen. Kishat do mbyllen, por për një kohë të shkurtër. Babai i Shenjtë (Papa) do detyrohet të largohet nga Roma”.

Trump refuzon të përshëndetet me Merkel

Presidenti e ka përshëndetur lideren gjermane Angela Merkel, me një shtrëngim duarsh kur ajo kishte arritur megjithatë siç duket ka refuzuar ta bëj një gjë të tillë para kamerave.

Periskopi.com Lajme

Në disa pamje kur fotografët kërkojnë një shtrëngim duarsh për të realizuar fotografi, Merkel dëgjohet të thotë “Dëshiron të përshëndetemi me shtrëngim duarsh?”, shkruan The Independent.

Trump kthehet për pak kohë kah ajo mirëpo vazhdon qëndrimin e tij me duar së bashku.

Edhe pse paraqitja e tyre e përbashkët ishte e ftohtë, të dy liderët e kanë përshkruar takimin si shumë të mirë.

Ja çfarë thuhet në Kuran për fundin e botës, këto janë shenjat që zoti do tu dërgojë njerëzve

Prej shumë vitesh janë bërë parashikime nga personazhe të ndryshëm, se kur dhe i do të vijë fundi i botës, por sot shumë prej këtyre parashikimeve kanë rezultuar false.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë që edhe në librin e shnjtë të Kuranit ëhstë parashikuar se kur do të vijë fundi i botës. Ndëryshe nga parashikuesit si Nostradamusi, Fiset maja, po baba vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tegohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës.

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

4- Të shtohen tërmetet.

5- Koha të ikë shumë shpejt.

6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

7- Të shtohen vrasjet.

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”

Një “thënie” shqiptare në mesin e sharjeve më të çuditshme të botës (+18)

Gjatë tërë historisë, njerëzit gjuhën e kanë përdorur jo vetëm si formë e komunikimit po edhe të fyerjes.

Periskopi.com +18

Në të shumtën e herëve shahen nënat, po “kreativiteti” nuk ndalet me kaq.

Në një shkrim të mëparshëm, Global Post sjell 19 “sharjet më imagjinative”. Në mesin e tyre është edhe një në gjuhën shqipe.

  1. Kinezisht: “Ni muqin shi yi ge da wugui!”

… “Nëna jote është breshkë e madhe.”

  1. Spanjisht: “Me cago en la leche!”

… “Të dh… në qumësht.”

  1. Rusisht: “Perhot’ podzalupnaya”

… “Ti zotëri je zbokth p…”

  1. Finlandisht: “Äitisi nai poroja!”

… “Nëna jote është dre!”

  1. Hebraisht: “Lign in drerd un bakn beygl!”

… “U shtrifsh për toke e pjeksh gjevrekë.”

  1. Gjermanisht: “Schattenparker”

… “Parkofsh në hije.”

  1. Xhamajkçe: “Bumbaclot”

… “Je fshirës p…”

  1. Shqip: “Të q… të bardhët e syve!”

… E kjo më së lehti po kuptohet, apo jo?

  1. Turiqisht: “Sana girsin keman yayi!”

… “Tu fut’të harku i violinës në anus.”

  1. Persisht: “Mee goozam rangesh kon!”

… “Provo ta ngjyrosësh f… time.”

  1. Japonisht: “Hesomagari”

… “E nxjerrsh kërthizën prej vendit.”

  1. Galisht: “Go n-ithe an cat thu, is go n-ithe an diabhal an cat!”

… “Të hëngtë macja e pastaj dreqi macen.”

  1. Holandisht: “Volgescheten palingvel”

… “Je lëkurë e ngjalës plot me m…”

  1. Rumanisht: “Sufla-ţi-aş cu curul in lingură cand te arde ciorba la gura!”

… “Të ta f… lugën kur supa është shumë e nxehtë për ty.”

  1. Italisht: “Caccati in mano e prenditi a schiaffi!”

… “Merre halen në dorë dhe jepja një shuplakë vetes.”

  1. Hindi: “Chipkali ke gaand ke pasine”

… “E ëmbël si p… e zvarranikut.”

  1. Afrikaanisht: “Ek wens jou vingers verander in vishoeke, en jou balle begin te jeuk!”

… “T’u bëfshin gishtat grepa peshkimi e pastaj t’u krofshin topat.”

  1. Bullgarisht: “Grozna si kato salata.”

… “Je i shëmtuar si një sallatë.”

  1. Anglisht (thënie e Australisë): “May your ears turn into arseholes and sh*t on your shoulders!”

… “T’u bëfshin veshtë vrima anusi që dh… te krahët e tu”.

‘Oops!’ Lufta e Tretë Botërore

Shkrimtari dhe studiuesi Andreas PIeralli, që jeton në Pragë dhe me të cilin kam patur rastin të bashkëpunoj në disa konferenca, në homazh të të madhit Vaslav Havel, më shkruan se ka shumë dyshime mbi forcën ushtarake dhe ndikimin e Vladimir Putinit në Lindjen e Mesme.

Antonio Ferrari Opinione

Andreas citon një tabelë të saktë mbi shpenzimet ushtarake të Moskës. Shpenzime që rezultojnë më të larta se vetëm 50% të atyre të Japonisë paqësore, e cila jeton në një terirtor me dimensione modeste dhe pa burime natyrore.

Sipas grafikut, vendet e NATO-s, të gjithë bashkë, arrijnë pothuaj gjysmën e shpenzimeve ushtarake botërore. Rusia, pra, do të dukej vetëm si një hirushe, pa një mburojë të përshtatshme për të mbrojtur territorin e saj gjigand dhe kënaqur ambiciet e veta.

Megjithatë, kujdes! Një herë e një kohë konsiderohej vendimtar armatimi. Sot nuk është më kështu. Puna e shërbimeve të fshehtë, e manipulimit elektronik, e luftës kibernetike është bërë vendimtare. Hackerat nuk kanë kursyer askënd, duke filluar nga SHBA, dhe tani shqetësojnë Gjermaninë dhe fuqi të tjera të mesme e të mëdha. Rusia, po ta shohësh mirë, në këtë fushë është shumë e përparuar, dhe për shkak të eksperiencës në të kaluarën. Sigurisht, nuk e shqetësojnë kritikat dhe morali për të drejtat e njeriut.

Rreziku është që, në këtë botë të bërë lëmsh, e cila ka harruar historinë dhe nuk praktikon mençurinë praktike, manipulimet mund të bëhen eksponenciale, nëse shumëzohen me një gabim fatal. më ka lënë shumë mbresa një artikull-investigim i revistës “Neë Yorker”, palestër e gazetarisë më të mirë planetare, të cilën ua rekomandoj të gjithëve për tëa lexuar. Ka dalë për Krishtlindje, dhe ndoshta shumëkush nuk e ka vënë re, edhe pse titulli ishte një shuplakë në fytyrë: “Lufta e Tretë Botërore, gabimisht”.

Autori, Eric Schlosser, rrëfen ankthin që u përjetua orën 2.30, natën e 3 qershorit 1980, kur Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake sinjalizoi një alarm makthi: BRSS sapo kishte nisur një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara. Sapo kishte filluar pushtimi rus i Afganistanit dhe marrëdhëniet mes dy superfuqive ishin të tensionuara. Ndoshta po materializohej kriza më e rëndë që prej asaj të raketave kubane, me Kennedyn dhe Hrushovin shumë pranë një konflikti shkatërrimtar dhe katastrofik. Një krizë që u kapërcye në sajë të mençurisë së të dyve.

Telefonata e 3 qershorit 1980 i erdhi Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Jimmy Carter, Zbigniev Brzezinski, i cili padyshim ishte duke fjetur. Në anën tjetër të linjës, gjenerali Uilliam Odom e informoi atë se mbi dyqind raketa ishin nisur kundër Shteteve të Bashkuara nga nëndetëset sovjetike. Brzezinski, me ftohtësi, i kërkoi Odomit një verifikim të fundit, para se t’i telefononte Shtëpisë së Bardhë dhe t’i sugjeronte Carterit kundërsulm të menjëhershëm. Me pak fjalë, hakmarrjen e pashmangshme vdekjeprurëse. Për fat të mirë, Odomi menjëherë telefonoi sërish, për të kërkuar falje. Një gabim, një chip i vogël me defekt, që kushtonte vetëm gjysmë dollari, kishte shkaktuar alarm të rremë.

Nuk është i vetmi rast i ngjashëm. Të tjerë kanë ndodhur edhe në kohë të mëvonshme, por të paktën ekzistonte garancia që burra të përgjegjshëm, dhe të shkathët në kuptimin e gabimit të mundshëm, kanë ruajtur nervat e forta, pavarësisht sulmeve verbale paka  shumë propagandistike mes dy palëve, si për shembull Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini. A jemi të sigurtë që sot nuk do të mbizotërojë vrulli fatal dhe tragjik? /“Sette” – përktheu www.bota.al/

Emailet e stafit të Hillary Clinton: Pas 20 vitesh vjetësh bota mund të zhduket

Pas një hetimi të dokumenteve të rrjedhura nga WikiLeaks, u zbulua se John Podesta, menaxheri i fushatës se kandidates presidenciale Hilari Klinton, ka marrë një email tronditës për fundin e botës.

Periskopi.com Lajme

Një anëtar i një organizate të fshehtë kanadeze ,Ken Coffin, pretendon se njerëzimi mund të zhduket pas 20 vjetësh, kur të ndodhë zhvendosja e magnetik Polin e Veriut

Coffin kontaktoi me zotin Podesta duke i shkruajtur se lëvizja e polit magnetik mund ta zhdukë njerëzimin nga faqja e planetit dhe se ngjarje katastrofike mund të ndodhin në planetin tonë.

“Unë përfaqësoj një organizatë sekrete kanadeze që njihet si DARPA, por punon me qeverinë për të ndjekur bizneset në rritje, thoshte ai në email.

“Wikileaks” shkruan se, sipas ekspertëve, pozicioni i Polin e Jugut ka ndryshuar dhe nuk është i vendosur pikërisht në Antarktidë, Poli i Veriut besohet gjithashtu duke u zhvendosur në të gjithë Oqeanin Arktik. Por mendohet se katastrofat e sipërpermendura  mund të ndodhin pas qindra vitesh.

Mësohet se Podesta ka shkëmbyer disa emaile rresht me Coffin/SYRI.net/

Çahet Toka, a është ky fundi i botës? (Video)

Një çarje e madhe prej dy miljesh (mbi 3 km) e gjatë është zbuluar në shkretëtirën e Arizonas. Videoja e filmuar me dron është hedhur në YouTube tregon çarje masive në sipërfaqen e shkretëtirës në fushën Tator Hills.

Periskopi.com Lajme

Kjo është hera e parë që institutet kërkimore kanë përdorur dronë të telekomanduar për të parë nga sipër çarjen e tokës.

Plasaritja ka nisur mes marsit të vitit 2013 dhe dhjetorit të vitit 2014, dhe besohet se mund të jetë zgjeruar.

CNN raporton për protestën e grave në Prishtinë (Foto)

Sloganet protestuese që u shfaqën sot në Prishtinë si shenj solidariteti me protestën e organizuar në Washington DC, kanë zënë vend edhe në artikujt e mediave më të njohura ndërkombëtare.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi CNN në mesin e mbi 600 vendeve ku u mbajt një protest e tillë ka raportuar edhe për protestën e grave të organizuar në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

‘’Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut’’ është një nga sloganet që është paraqitur në mbarë botën në ‘’Marshin e Grave’’ që u mbajt në ditën e parë të Presidencës Trump, ajo mori vëmendje poashtu edhe në Kosovë.

Për më shumë ja dhe fotografia që ilustron më së miri momentet e marshit të grave në sheshin e Prishtinës e që u raportua për mbarë botën nga CNN.

16177576_10155945175156509_1557552704758116647_o

Obama: Në interes të botës marrëdhëniet e mira SHBA – Rusi

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbajtur konferencën e fundit për media si president i vendit.

Periskopi.com Lajme

Në këtë konferencë ai ka thënë se në interes të Amerikës dhe të gjithë botës janë marrëdhëniet e mira SHBA-Rusi.

“Mendoj se është në interes të Amerikës, në interes të botës, që të kemi marrëdhënie konstruktive me Rusinë”, ka thënë ai.

Pas dy ditësh postin e Obamas do ta zë Donald Trump.

Shkencëtarët japin alarmin: Vullkani në Korenë Veriore gati për të shpërthyer, rrezikohet gjithë bota

Një vullkan në Korenë e Veriut është gati për të shpërthyer, sipas shkencëtarëve, të cilët ngrenë shqetësimin se nëse ndodh ateherë do të shkaktojë pasoja të mëdha në të gjithë botën.

Periskopi.com Lajme

Vullkani që rrezikon shpërthimin ndodhet në malin Peaktu, që shtrihet në kufijtë e Koresë së Veriut dhe Kinës.

Shkencëtarët ngrenë alarmin se shpërthimet e këtij vullkani janë më vdekjeprurëset në historinë e njerëzit, me pasoja në të gjithë botën për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit në atmosferë.

Rreziku i shpërthimit të vullkanit në malin Peaktu rrezikohet edhe nga testimi i armëve bërthamore të Kim Jong Un pranë këtij mali, thonë shkencëtarët.

Mirela Xhota

Shqiptarja Mirela Xhota, në mesin e 250 lidereve më me ndikim në botë

Mirela renditet në pozitën e 214-të.

Periskopi.com Lajme

Rise Global vit për vit shpallë listën e 250 grave lidere më me ndikim në botë.

Edhe këtë vit kësaj liste i prin Hillary Clinton, Oprah Winfrey, Yoko Ono, J.K. Rowling, Michelle e Obama e të tjera gra që futen në dhjetëshen e parë.

Mirela Xhota vërehet si emri shqiptar në këtë listë. Mirela është pjesë e Financial Times – një prej agjencive të lajmeve më të mira në botë, në Londër, që nga shtatori i vitit 2014-të.

Xhota më herët ka punuar edhe në Tiranë në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Mirela renditet në pozitën e 214-të. / KultPlus.com