Në Bosnjë, dy të vdekur nga i ftohti

Dy persona kanë humbur jetën në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e motit të ligë që po mbizotëron këto ditë në shumë shtete të rajonit.

Periskopi.com Lajme

 

Siç raporton Nezavisne, njëri person është gjetur i ngrirë në Banja Lukë dhe tjetra në Ribnik.

“Në të dyja rastet po kryhen hetime dhe sipas hetimeve të para, vdekja nuk ka të bëj me vepra penale, por është pasojë e të ftohtit”, ka thënë një burim i afërt me gazetën.

Dy trupat janë gjetur në ditën e Krishtlindjeve më 7 janar.

Reklamë
Reklamë
Shuhret Fazlliç

Ky është kryetari i komunës që ia uli pagën vetes, i vinte turp për pagën e lartë që kishte

Ndodh rrallë që politikanët të ulin me dëshirën e tyre pagën, por një politikan në rajonin e Ballkanit është ndryshe nga të tjerë.

Periskopi.com Uncategorized

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit Bihac në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili ka vendosur që të ulë pagën e tij.

Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç ka miratuar ndryshimin e pagës së tij, sigurisht me ulje, ndryshe ngase ndodh zakonisht, shkruan syri.net.

Këshilltarët bashkiakë kanë vendosur që të rrisin pagat për punonjësit e organeve administrative të qytetit dhe kryebashkiaku ka kontribuar për këtë.

Paga e tij është reduktuar me 40 për qind, duke hequr nga portofoli i tij rreth tre paga mesatare neto në Federatën Boshnjake.

Nga 4500 KM (rreth 2500 euro), në 2.500 KM (rreth 1300 euro).

“Më vjen turp që të kem të ardhura të tilla të mëdha në kohët e sotme. Ky është një mesash që të gjithë ne duhet të ndryshojmë qëndrim për sa i përket fondeve publike. Duhet të shpenzojmë në mënyrë modeste. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku.

b_160916053 suhret_fazlic_kandidat_za_gradonacelnika_bihaca uhret-fazllic

Reklamë
Reklamë

Ushtari serb i Bosnjës dënohet për përdhunim gjatë luftës

Gjykata shtetërore në Sarajevë të enjten e shpalli Dostiqin fajtor për përdhunim të viktimës së tij shtatzëne në fshatin Luboviqi në komunën e Foçës në një datë të pacaktuar në periudhën midis prillit dhe gushtit të vitit 1992.

Periskopi.com Lajme

Ish-ushtari serb i Bosnjës, Krsto Dostiq, u dënua me dhjetë vjet burg për përdhunim të vazhdueshëm të një gruaje shtatzënë në zonën e Focës në 1992.

Gjykata shtetërore në Sarajevë të enjten e shpalli Dostiqin fajtor për përdhunim të viktimës së tij shtatzëne në fshatin Luboviqi në komunën e Foçës në një datë të pacaktuar në periudhën midis prillit dhe gushtit të vitit 1992.

Dostiq e kërcënoi viktimën, duke thënë se ajo nuk duhet t’i tregonte askujt për sulmin, dhe më pas u kthye dhe dy ose tre herë të tjera më vonë dhe e përdhunoi përsëri.

Gjykata vendosi se ai i kishte kryer sulmet si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj civilëve boshnjakë që po kryhej nga forcat serbe në zonën e Foçës në atë kohë.

Ajo vendosi gjithashtu se Dostiq veproi me paramendim të drejtpërdrejtë, duke qenë në dijeni të situatës dhe pasojave.

Kryetarja e trupit gjykues Mira Smajloviq tha se gjykata ishte e bindur nga provat e dhëna nga viktima, e cila dëshmoi si dëshmitare e mbrojtur me emrin e koduar S-1.

“Gjykata mendon se dëshmia e palës së lënduar S-1 është totalisht e besueshme dhe e sinqertë dhe u konfirmua gjithashtu edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë,” tha Smajloviq.

Dostiq u urdhërua gjithashtu t’i paguante 40,000 marka boshnjake (20,450 euro) viktimës në kompensim për vuajtjen e saj mendore.

Gjykata mori në konsideratë si rrethana lehtësuese faktin që Dostiq është një njeri familjar dhe baba i dy fëmijëve, dhe si rrethana rënduese vrazhdësinë që ai tregoi ndërsa kryente krimin.

Reklamë
Reklamë