duda1

Deputetja boshnjake paralajmëron Kosovën: Jeni në rrezik nga Serbia

Serbia duket se do të shfrytëzojë çdo mënyrë që t`i realizojë planet e saj në Kosovë. Ardhja e një linje hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, menjëherë pas arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, është një hap tjetër që e shtyn Kosovën të mendojë më mirë se si të veprojë kundrejt Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që ta përsërisë historinë e Bosnjës.

Sipas saj, Bosnja tashmë gjendet në një situatë të tensionuar me Republikën Serbe dhe Milorad Dodikun në krye, andaj Serbisë nuk duhet t`i jepet drita e gjelbër për çdo veprim.

“Serbia ka një plan për Kosovën dhe ata provojnë t`i realizojnë në çdo mënyrë planet e tyre. Me thënë të drejtën, unë jam përfaqësuese e boshnjakëve dhe duke e parë se në çfarë gjendje është Bosnja, kam frikë për çdo gjë në Kosovë tash. Për shembull edhe arrestimi i zotit Haradinaj. Ne si shtet duhet të mendojmë pak më shumë për çdo hap që po e bëjmë sa i përket Serbisë. Në  Bosnje kemi një situatë kaotike me Republikën Serbe dhe Dodikun. Ka një tension shumë të madh. Kosova nuk duhet ta përsërisë historinë e Bosnjës”, është shprehur ajo.

Balje ka thënë se Serbia e shfrytëzon edhe Rusinë për t`i realizuar planet e saj. Kurse, është shprehur ajo, Beogradi tashmë ka ndikim tejet të keq në Kosovë.

“Influenca e Beogradit tani është shumë e keqe. Ata e kanë një plan dhe e shfrytëzon shumë Rusinë për këtë. Vërtetë duhet të ulemi dhe të mendojmë për çdo hap. Unë jam në kontakt vazhdimisht me politikanët në Bosnje. Unë nuk jam pro asaj që t`i jepet drita e gjelbër për çdo gjë Serbisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Balje është shprehur se nuk beson që ky tren mund të aktivizohet nesër për shkak se është kohë shumë e shpejtë që ai të hyjë në funksion.

Nexhad Dresheviq

Deputeti boshnjak në Mal të Zi kundër gjuhës shqipe në Komunën e Tuzit

Këshilltari i Partisë Boshnjake në Kuvendin e Tuzit, njëkohësisht dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Nexhad Dresheviq, ka paraqitur iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit të Statutit të Kryeqytetit, i cili parasheh që në Komunën Urbane të Tuzit, në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe.

Periskopi.com Lajme

Dresheviq konsideron se ky nen nuk është në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi. Ai në këtë iniciativë thekson se ky nen i statutit nuk është në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale i cili garanton mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të pakicave në pajtim me Kushtetutën, shkruan “Dan”.

Dresheviq kërkon që boshnjakëve në Komunën e Tuzit t’u sigurohen të gjitha të drejtat duke përfshirë këtu edhe të drejtën për gjuhën e tyre, dhe ajo është gjuha boshnjake. Deklarimin mbi iniciativën e Nexhad Dresheviq gjykatës ja ka dërguar sekretari i Komunës së Podgoricës, Veselin Vukçeviq, transmeton “gazetadita”.

Duke pasur parasysh se në Komunën e Tuzit shumicën e popullatës e përbëjnë shqiptarët, në mënyrë të qartë tregon se neni i kontestuar nga ana e Dresheviq është në përputhje me ligjin, mbi bazën e të cilit është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, shkruan mes tjerash në letrën e Vukçeviq dërguar Gjykatës.

Vukçeviq i ka propozuar Gjykatës Kushtetuese që mos të pranojë iniciativën e Nexhat Dresheviq pasi që neni është në përputhje me ligjin. Mendimi i Vukçeviq njëzëri është përkrahur edhe nga anëtarët e këshillit të statuteve dhe rregulloreve.

Bosnje

Bosnja po bëhet vend i pleqve

Bosnja e Hercegovina (BeH) gati dhjetë vite ka një rritje negative të popullsisë, që do të thotë se më shumë vdesin se sa që lindin, u tha në seminarin për media të organizuar nga Kombet e Bashkuara në BeH, apo më saktësisht Grupi i Komunikimit të OKB-së në Tesliçe.

Periskopi.com Lajme

Të dhënat flasin se në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shtresa e grup moshës 0-15 vjeç gjithnjë e më shumë po zvogëlohet dhe se është rritur përqindja e të moshuarve, raporton AA

“Në Bosnjë e Hercegovinë, tashmë mund të flasim për një deficit serioz demografik”, u paralajmërua në seminar.

Shqetësues është fakti se në bazë të hulumtimit të “UN Women” çdo e dyta grua në BeH ka përjetuar ndonjë formë të dhunës. Kryesisht, siç u tha, dhunë fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike.

Gjithashtu u theksua se mediat në BeH në të shumtën e rasteve raportojnë dhunën fizike dhe seksuale ndaj grave, por jo edhe dhunën psikologjike dhe ekonomike e cila është mjaft e pranishme.

Nga grupi i Komunikimit të OKB-së në BeH theksojnë se kuptimi i rëndësisë e secilës prej këtyre temave nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen adekuate të përfaqësuesve të medias.

dzeko

Grekët shkruan: ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, Dzeko i ‘kërcënon’ për ndeshjen në Bosnje

Futbollistët e Bosnjës dhe Hercegovinës janë shprehur të pakënaqur me atmosferën e krijuar në ndeshjen ndaj Greqisë.

Periskopi.com Sporti

Tifozët grekë kishin fyer dhe shpalosur thirrje raciste dhe fashiste në sfidën ndaj boshnjakëve.

Në një baner ata kishin shkruar ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, duke u kujtuar atyre masakrën e tmerrshme nga serbët në vitin 1995, ku janë vrarë mbi 8300 boshnjak civilë në Bosnje.

Ndërsa, sulmuesi Edin Dzeko i falënderon grekët për pritjen e keqe dhe thotë se mezi pret përballjen me Greqinë në Bosnje.

“Ndiej sikur kemi humbur 3:0. Grekët nuk e kanë merituar, jo një pikë, por është dashur të humbasin 4:0. Nuk ka rëndësi, shkojmë tutje, i falënderojmë për mikpritjen e keqe. Mezi po i pres në Zenicë”, ka thënë Dzeko. /Periskopi.com

Zbulimi i gazetarit italian: Bosnja e furnizon ISIS-in me armë për sulme në Evropë

Luigi Palaca, gazetar i njohur i emisionit italian Le Iene (Hienat), ka realizuar një reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është transmetuar në programin “Italia 1”.

Periskopi.com Lajme

Reportazhi i titulluar “Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Evropë”, ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehur dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtuar pothuajse nëçdo qytet të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Në fillim të reportazhit që zgjat vetëm 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentuar se sa lehtë terroristët e ISIS-it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Evropë.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë,i cili i aranzhon një takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.

“Kontakti ” i tij nga Bosnja e ka pritur në shtëpinë e vet, ku i ka shpjeguar për të kaluarën e tij kriminale në Itali dhe jetën që tani e bën në Sarajevë, si dhe mënyrën e kontrabandimit të 500 pushkëve automatike AK-47 në Holandë.

“Kontakti” i gazetarit italian mburrej se si pushkët e tij automatike arrijnë çmimin prej dy kilogramëve kokainë për copë. Në video mund të shihet se si ai blen një pushkë të vjetër ushtarake nga disa persona të panjohur nga pjesa veriore e qytetit të Mostarit, ku edhe e teston në afërsi të fshatit Nertva.

Ai këtë pushkë e kishte paguar 75, ndërsa ka mbuluar fytyrat e personave nga të cilët e kishte blerë. Por përveç pushkës, Palaca provoi edhe pushkën automatike AK-47, një granatë dore, një revole… ku disa prej të cilave edhe i ka blerë.

Në fund të reportazhit, “kontakti” i shpjegon se si kontrabandojnë armët me vetura dhe llojet e parfumeve që i përdorin në pikat kufitare, me qëllim që të hutimit të qenve që nuhasin barotin.