Astrit Dehari

Kritikohen deputetët boshnjak, nuk kanë nënshkruar për seancën për Astrit Deharin

Nënkryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Istog, Mehmed Ćeman ka kritikuar deputetët e komuniteti të tij që nuk kanë kërkuar seancë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Ai duke përmendur shumë raste të zhdukjes së boshnjakëve në Kosovë ka pyetur se çfarë kërkojnë ata deputetë në Kuvend, kur sipas tij, as nuk punojnë për komunitetin e tyre e as për vrasjes apo zhdukjet e njerëzve që ndodhin në këtë vend, raporton periskopi

“Asnjë nuk ka nënshkruar këtë peticion nga komuniteti boshnjak. Përveç vrasjeve të pasluftës, edhe vitet e fundit ka pasur vrasje, si dhe rasti i fundit i zhdukjes së një boshnjaku nga Mali i zi në Fushë Kosovë nuk ka asnjë gjurmë. Ka sulme të studentëve në Prizren, përpjekje për rrëmbim”, ka thënë ai.

Ćeman thotë se Emilija Rexhepi, Qerim Bajrami e Duda Dalje nuk flasin as për problemet e komunitetit boshnjak dhe pyet se përse ata nuk nisin një kërkesë të mbështetur, për të ngritur këtë çështje e për të diskutuar në Kuvend./ Periskopi