Vazhdon implementimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike

Administrata Tatimore e Kosovës, është duke zbatuar Ligjin Nr.05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, andaj subjektet që kanë obligime të pashlyera ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji.

Periskopi.com Lajme

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë (përveç ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit), të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 Dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ përkatës.

Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet:

  1. Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014, ose
  2. Të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 01 Shtator 2017, do të përfitojnë nga falja e borxhit.

Kërkesën për pjesëmarrje në programin për faljen ë borxhit publik, mund ta gjeni në zyrën përkatëse regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës.

Me qëllim të informimit edhe më tepër nga shlyerja e borxheve të vjetra dhe detyrimeve tjera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, tatimpaguesit mund të shfrytëzojnë Fletëpalosjen “Përfito nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës” e cila është në dispozicion të tatimpaguesve, në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletëpalosje./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

BE-ja ul borxhin e saj-Kosova e shton

Të dhënat e fundit të Eurostatit tregojnë se në periudhën prill-qershor ra borxhi publik i vendeve të BE-së.

Periskopi.com Lajme

Derisa Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian konfirmon se në tremujorin e dytë të këtij viti ra borxhi publik në vendet e BE-së, në Kosovë ky borxh vazhdimisht është duke u rritur.

Sipas Eurostatit, borxhi publik në 19 vendet e eurozonës në periudhën prill-qershor të 2016-ës mori pjesë në përqindjen e Produktit Brendshëm Bruto (PBB) me 91’2 për qind.

Në muajt janar-prill të këtij viti borxhi publik i vendeve të eurozonës ishte në nivelin 91.3 për qind të Produktit Brendshëm Bruto (PBB).

Erënie e borxhit publik është konstatuar edhe në 28 vendet e Bashkimit Evropian. Ky borxh te vendet e BE-së merrte pjesë në produktin e Brendshëm Bruto me 84.4 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa ra në 84.3 për qind në tre muajt e dytë.

Edhe në raport me vitin e kaluar borxhi publik te vendet e BE-së pësoi rënie. Ai në tre muajt e dytë të 2015 përbënte 84.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Borxhi publik në Kosovë deri në qershor arriti në 821.9 milionë euro, 26.6 për qind më i lartë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Borxhi publik gjatë këtij vitit përbën 13.8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Bazuar në këto të dhena, vërehet një rritje e vazhdueshme e borxhit.

Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2015, thotë se Kosova ka borxhin publik më të ulët në krahasim me vendet e Ballkanit.

Borxhi Publik në vendet e Ballkanit kaloi mbi 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të tyre vitin e kaluar.

Produkti i Brendshëm Bruto paraqet të gjitha aktivitetet ekonomike të një shteti.

Reklamë
Reklamë