ronie

Si u vlerësuan lojtarët në ndeshjen Real-Dortmund (Foto)

Borussia Dortmundi është kthyer nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar kundër Real Madridit dhe duke zënë vendin e parë në Grupin F.

Periskopi.com Sporti

Karim Benzema ka marrë notën më të lartë në ndeshje (8.3), i ndjekur nga Carvajal (7.9) dhe James Rodriguez (7.6), përcjell Telegrafi.com

Pierre-Emerick Aubameyang (7.7) dhe i inkuadruari nga banka rezervë, Marco Reus (7.7), janë vlerësuar si më të mirët te ekipi mysafir.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve:

real-1

dort

bvb1

Çfarë rikthimi senzacional nga Borussia Dortmund (Video)

Real Madrid ka lëshuar fitoren nga dora, pasi ishte në epërsi prej 2-0 në 2-2.

Periskopi.com Sporti

Takimi ishte i barabartë deri në minutën e 28′ kur Real Madrid kaloi për herë të parë në epërsi përmes sulmuesit francez Karim Benzema.

untitled
Karim Benzema, pas shënimit të golit të parë

Los Blancos kishte një dominim të lehtë ndaj skuadrës gjermane në pjesë të parë.

Pjesa e dytë filloi ashtu siç përfundoi me një luftë të ashpër në mesfushë nga të dy skuadrat, verdhzinjtë tentuan disa herë të barazojnë rezultatin por nuk ia arritën, përkundrazi pësuan edhe golin e dytë përsëri nga Benzema në minutën e 53′ pasi pranoi një asistim të kolumbianit James Rodriguez.

benzi
Karim Benzema, shënoi përsëri

Rikthmin senzacional të Dortmund e filloi sulmuesi kryesor Pierre Erick-Abuameyang që shënoi në minutën e 61′.

abua
Pierre Erick-Abuameyang, duke festuar golin e parë të Dortmund

Nga kjo minutë skuadra e drejtuar nga Tuchel rriti intesitetin e sulmueve në drejtim të portës së Keylor Navas dhe posedimin e topit e kishte në favor të tyre.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundonte me fitoren e madrilenve u shfaq lojtari kryesor i gjermanve Marco Reus i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 89′.

reus
Marco Reus, duke festuar golin e barazimit

Real Madrid e humbi rastin të përfundojë si lider i grupit pasi që me këtë barazim ka vetëm 12 pikë ndërsa Borussia Dortmund e para me 14 pikë.

ronie

/Periskopi/

afga

Shokohet Real Madrid, barazon Dortmund në fund të takimit (Video)

Borussia Dortmund ka arritur të barazojë rezultatin në minutën e 89'.

Periskopi.com Sporti

Golin e dytë për Dortmund e shënoi gjermani Marco Reus. /Periskopi/

 

abua

Abuameyang ringjallë shpresat e Dortmund (Video)

Borussia Dortmundi e ka ngushtuar në 2:1 epërsinë e Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi pas asistimit të Marcel Schmelzer.

bvb

Formacionet zyrtare: Real Madrid-Borussia Dortmund

Sonte përfundon faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Real Madrid e pret skuadrën gjermane Borussia Dortmund në ndeshjen e fundit të grupit F.

Kjo ndeshje do të përcaktojë se kush do të përfundojë si lider i grupit F, pasi ‘los blancos’ janë në pozitën e dytë me 11 pikë ndërsa Dortmund në pozitën e parë me 13 pikë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Modric; Vasquez, Rodriguez, Ronaldo; Benzema.

Borussia Dortmund: Weidenfeller; Piszczek, Sokratis Bartra, Schmelzer; Castro, Weigl; Dembélé, Pulisic, Schürrle; Aubameyang. /Periskopi/

spanja

Ylli spanjoll pensionohet në moshën 27 vjeçare

Ish-lojtari i Atletcio Madridit, Alvaro Dominguez është detyruar të pensionohet nga futbolli qysh në moshën 27 vjeçare.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodhi pasi ai po ka probleme me lëndime dhe deri më tani është bërë operacion dy herë në gju.

Ai dha një deklaratë zyrtare, ku tha:

“Dua që ky mesazh të përcillet te të gjithë e sidomos te tifozët e Borussia Monchengladbach dhe Atletcio Madrid. Vitet e fundit nuk kam luajtur rregullisht dhe kam qenë në një gjendje të keqe kondicionare”.

realmadridvatleticomadridlaligapuvrbwh8cofl

”Kam qenë i detyruar të luaj pasi që jam i pasionuar pas kësaj loje, por kjo ka bërë që unë të bëj 2 operacione në gju. Askush nuk e dëshiron një lojtar 27 vjeçar ‘invalid’ dhe çmimi që duhet të paguaj është pensionimi nga kjo lojë”.

”Një përqafim të madh për të gjithë ju, shpresoj të shihemi së shpejti”, tha Dominguez në një video të postuar në Twitter.

reali3

Real Madrid nesër luan ‘finalen’

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Borussia Dortmundit.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja në fjalë zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjermanët janë në pozitën e parë në grup me 13 pikë, dy më shumë sesa madrilenët, që kërkojnë t’i rrëmbejnë pozitën e parë.

Trajneri francez e quan finale përballjen e nesërme.

“Është një finale”, deklaroi Zidane.

“Është ndeshja e fundit në grup dhe jemi duke luajtur në shtëpi para mbështetësve tanë. Kështu që le të shpresojmë se do të bëjmë paraqitje të mirë”. /Periskopi.com

aubameyang

Ndalet Dortmund

Borussia Dortmund është befasuar nga Eintracht Frankfurt në xhiron e 12-të të Bundesligës.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Tuchel është mposhtur 2:1 në stadiumin ‘Commerzbank-Arena’.

Husti dhe Seferovic shënuan për vendasit, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Aubameyang.

reus

Veç 12 gola, Dortmund dhe Legia futen në histori të Ligës së Kampionëve (Video)

Borussia Dormund dhe Legia Varshava kanë thyer rekord të gola në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 8-4 ku u shënuan gjithsej 12 gola.

Edhe sa u përket golave në pjesën e parë kjo ndeshje theu rekordin pas u shënuan shtatë të tilla (5-2).

Dortmundi – Legia kaluan ndeshjen Monaco – Deportivo që ishte mbyllur 8-3 ku ishin shënuar 11 gola, një më pak.

kagawa

Reali fiton në fund, Dortmund deklason Legian (Video)

Real Madridi ka regjistruar fitore ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane e ka mposhtur skuadrën portugeze me rezultat të ngushtë prej 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Jose Alvalade.

Golat për madrilenët i shënuan Varane (’29) dhe Benzema (’87), ndërsa për portugezët shënoi Silva nga pika e bardhë (’80) për rezultatin final 1:2.

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin F, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Sportingu në vendin e tretë me 3 pikë.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi e ka shpartalluar Legia Warszawa me rezultat të thellë prej 8:4 në Signal Iduna Park.

Golat për gjermanët i shënuan Kagawa (2), Sahin, Dembele, Reus (3) dhe Passlack, teksa për mysafirët shënuan Prijovic (2), Kucharczyk dhe Nikolic.

Për fund, Dortmundi është lider i grupit F me 13 pikë, ndërsa Legia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar.

kagawa

Dortmund dhe Legia vendosin rekord në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmund dhe Legia Warszaëa janë duke u takuar në Westfalen Stadion në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Në këtë ndeshje brenda 33 minutave janë shënuar plot 7 gola, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori të Ligës së Kampionëve. /Periskopi.com/

bayern-munich-vs-werder-bremen

Zyrtare: Bayerni tronditet para derbit me Dortmundin

Bayern Munich ka marrë lajme shumë të këqija para derbit të nesërm ndaj Borussia Dortmund.

Periskopi.com Sporti

Tre yje të bavarezëve do të mungojnë në sfidën e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:30.

Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj verdhezinjve, konfirmon trajneri Carlo Ancelotti.

“Tre lojtarët nuk do të jetë nesër në dispozicion: Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman”, ka thënë Ancelotti. /Periskopi.com

rashford-goal-celebrates-man-utd-manchester-united-man-city-manchester-city_3434910

Borussia Dortmund kërkon yllin e Manchester United

Borussia Dortmund është duke menduar të dërgojë ofertë në drejtim të Manchester United, për Henrikh Mkhitaryan.

Periskopi.com Sporti

Dortmund do të kërkojë të rikthejë armenin në futbollin gjerman vetëm pas 6 muaj të kaluar në futbollin anglez.

Mkhitaryan në fillim të sezonit dha shkëndija se ishte transfer i qëlluar nga United, por që nga lëndimi që pësoi nuk po arrinë asesi të gjejë vend në formacionin e Mourinho edhe pse tani ai është i gatshëm.

Normalisht klubi gjerman do të provojë ta huazojë armenin pasi largimi përmanent i Mkhitaryan me gjasa nuk do të ndodhë në janar. /Periskopi.com

miki

gueri

Ky ylli i Dortmund ka refuzuar Barcelonën

Raphael Guerreiro ka zbuluar se ai ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Barcelonën në favor të një kalim te Borussia Dortmund.

Periskopi.com Sporti

Guerriero ka zbuluar se ka refuzuar skuadrën e Barcelonës për ‘verdhëzinjtë’, pasi nuk ka besuar se do të kishte minutazhë në ekipin e Luis Enrique.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për të thënë jo për Barcelonën. Por erdhi një moment ku unë kam për të marrë një vendim dhe oferta nga Borussia Dortmundi më bindi mua”, ka thënë Guerreiro për Canal +.

“Unë kam nevojë për të luajtur rregullisht këtë sezon dhe të përfitoj minuta në mënyrë që të zhvillohem më shumë. Kam qenë me fat që gjërat janë duke shkuar shumë mirë për mua në Gjermani”, përfundoi portugezi. /Periskopi.com

 

 

ABUMEYANG

Prishen raportet Dortmund-Abuameyang?

Ylli i sulmit të skuadrës gjermane, Pierre Erick-Abumeyang është dënuar nga klubi.

Periskopi.com Sporti

Ai edhe pse ishte përgaditur për ndeshjen e sotëme që përfundoi me fitoren e Dortmund, nuk ishte grumbulluar nga trajneri i skuadrës, Tuchel.

Drejtori i gjeneral i klubit Watzke i pyetur nga gazetarët është përgjigjur duke thënë se janë probleme mbrenda klubit.

 

“Për shkak të arsyeve të brendshme. Kështu ka vendosur trajneri”, ka thënë drejtori i klubit Hans-Joachim Watzke. /Periskopi.com

navas

Këto skuadra janë kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (Foto)

Ka përfunduar xhiroja e katërt e fazës së grupeve dhe tashmë disa skuadra kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Periskopi.com Sporti

Nga grupi A kanë kaluar Arsenal dhe PSG të cilat janë me pikë të barabarta me nga dhjetë pikë.

Në grupin tjetër, D, nuk ka pasur befasi pasi që skuadrat si Atletiko Madrid dhe Bayern Munich kanë siguruar kalimin e më tutjeshëm në Ligën e Kampionëve. ‘Los Colchoneros’ prijnë me 12 pikë ndëersa gjermanët kanë 9 pikë në vendin e dytë.

Sonte e ka marrur biletën për në fazën tjetër edhe një tjetër skuadër gjermane pas fitores së Borussia Dortmund 1-0 ndaj asaj portugeze Sporting CB. /Periskopi.com

ucl

AFA

Dortmund fiton, Reali dështon (Video)

Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhtimin në Poloni ndaj Legia Warszawa.

Periskopi.com Sporti

Real Madridi nuk ka arritur që ta mposhtë Legia Warsaw në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka barazuar me rezultat prej 3:3 kundër Legia Warsaw në ndeshjen e zhvilluar në Polish Army.

Golat për madrilenët i shënuan Bale (‘1), Benzema (’35) dhe Kovacic (’85), ndërsa për polakët shënuan Ofoe (’40), Radovic (’58) dhe Moulin (’83).

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi ka triumfuar ndaj Sporting CP në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Thomas Tuchel e ka mposhtur klubin portugez me rezultat minimal prej 1:0 pas golit të shënuar nga Ramos (’12).

Pas kësaj ndeshje, Dortmundi është lider me 10 pikë në grupin F, ndërsa Real Madridi është në vendin e dytë me 8 pikë. /Periskopi.com

 

bvb

Vjen goli për Borussia Dortmund (Video)

Borussia Dortmund ka kalur ndaj skuadrës portugeze, Sporting Lisbona.

Periskopi.com Sporti

Goli e shënoi Adrian Ramos në minutën e 12-të. /Periskopi.com

bvb

Formacionet zyrtare: Borussia Dortmund-Sporting Lisbona

Borussia Dortmund do të përballet në shtëpi ndaj skuadrës portugeze, Sporting Lisbon.

Periskopi.com Sporti

Dortmund është në pozitën e parë me shtatë pikë ndërsa skuadra msyafire është në pozitën e tretë me 3 pikë. Takimi fillon nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në kuadër të grupit F.

Këto janë formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund: Ginter, Sokratis, Bartra, Guerreiro – Weigl – Pulisic, Castro, Götze, Dembélé – Ramos.

Sporting Lisbona:

hadergjonaj

Talenti kosovar debuton ndaj Dortmundit

Florent Hadergjonaj më në fund do ta luaj ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re Ingolstadt.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i krahut të djathtë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Hadergjonaj pas transferimit nëIngolstadt kishte disa probleme me lëndime dhe si duket tani i ka lënë anash ato, përcjell Telegrafi.

Djaloshi nga Deçani iu bashkua skuadrës gjermane në afatinkalimtar të verës nga gjiganti zviceran Young Boys Bern.

Hadergjonaj deri më tani ka qenë pjesë e Zvicrës U21, ndërsa mund ta veshë fanellën e Kosovës.