bore-moti-dimer

Temperaturat pritet të ndryshojnë ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vend pritet të ketë ndryshim të temperaturave.

Periskopi.com Lajme

Sipas IHMK-së ditëve të ardhshme pritet të bjerë borë por që temperaturat gjatë ditës do të sillen rreth 0 gradë Celcius.

Rrezet me diell pritet ta zbusin situatën e acartë që mbizotëroi ditëve të fundit në vend.

Temperaturat gjatë natës do të shkojnë deri në -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të jetë nga 0 – 1 gradë Celsius.

Të shtunën pritet të ketë sërish reshje shiu e bore, ndërsa të dielën vranësira të shpërndara me intervale me diell.

Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje bore por temperaturat nuk do të zbresin shumë, minimalet do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.

capture

Përmirësohet qarkullimi në rrugë, sot hapet edhe rruga për Prevallë- Brezovicë

Sot pritet të hapet në tërësi rruga Brezovicë – Prevallë, bashkë me rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, kështu njofton Ministria e Infrastrukturës.

Periskopi.com Lajme

 

“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.Ndërkohë, ata njoftojnë se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të jenë shumë të kujdeshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.

bora

Kur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk i di kompetencat e veta, reagon ndaj deklaratave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ish drejtorit Sylë Tahirsylaj dhe disa portaleve që raportuan mbi deklaratën e tij se “duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”.

Periskopi.com Lajme

IHMK-ja thotë se është duke e përcjellë situatën meteorologjike në gjithë territorin e Kosovës.

“Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale”, thuhet në njoftimin e IHNK-së.

“IHMK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucionalë që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit. Do të vjen dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashke me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtë institucionale, të japin përgjegjësi para ligjit”, thuhet më tej në reagim.

Në fund të reagimit të saj, IHMK ka thënë se bëjnë parashikime dhe ju dërgojnë medieve, kurse organet kompetente janë ato që nëse e shohin të nevojshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Shqiptarja shtatzëne në autoambulancë, bllokohet në rrugë nga bora (Foto)

Situata në qarkun e Dibrës është problematike për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe ngricave. Forcat e policisë ndodhen në terren për të ndihmuar në zgjidhjen e problematikave.

Periskopi.com Lajme

Sipas policisë, në aksin rrugorë Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”, një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Polcisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, të strukturave të pushtetit vendor si dhe të Drejtorisë së Rrugëve, me ndihmën e fadromave dhe të një borëpastrueseje tjetër, u bë e mundur që pas disa orë pune, të zhbllokohej ky aks rrugor. Lëvizja në këtë aks tashmë vijon me zinxhirë.

Në vendin e bllokimit do të qëndrojnë punonjësit e policisë si dhe borë-pastruesja, pasi si pasojë e erës së fortë grumbullohet dëborë, duke bërë bllokimin e këtij segmenti.

Gjatë kohës që ishte i bllokuar aksi rrugor, një autoambulancë nga njësia administrative Maqellarë, po transportonte një grua shtatzënë që ishte për lindje drejt Tiranës, por për shkak të rrugës së bllokuar në vendin e quajtur “Maranicë”, autoambulanca është kthyer prapa dhe me ndihmën e policisë ka kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllatë – Dibër e Madhe -Qafë Thanë – Tiranë.

Po gjatë orëve të pasdites, Shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë një tjetër familjeje, ku një grua shtatzënë për lindje, e kanë transportuar drejt Spitalit të Peshkopisë me automjetin e Policisë Kufitare Bllatë, pa asnjë problem.

Si pasojë e kushteve të motit në Qarkun e Dibrës deri në këto momente kemi këtë situatë :

Në Dibër, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni si pasojë e rreshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe erërave të fuqishme, akset rrugore që lidhin këto këto njësi vazhdojnë të jenë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve.

Në Njësitë Administrative Kala e Dodës, Sllovë, Arras, Muhurr, Tomin, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

 

Në Bulqizë, Njësitë Administrative Trebisht, Ostren, Tërnovë, për shkak të reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Po punohet për zbllokimin e tyre.

Në Njësitë Administrative Shupenzë, Gjoricë, Zerqan,Fushë-Bulqizë, Martanesh, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Mat, Njësia Administrative Xibër, për shkak të reshjeve të dëborës, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Akset e tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ndërsa aksi kryesor nacional Peshkopi – Bulqizë – Mat është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë levizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe familjeve që kanë nevojë për ndihmë.

09f19f9d-d95f-4fa6-b607-6df9c786672a1483725094-1 18af1665-5eec-490c-b0b1-037bf63ba4b01483725101  3c3a6344-c9c5-480d-863e-95e22d258e161483725099 4ddf66a7-d2aa-4637-bec7-3bc2928f89541483725097

bore-akull

Policia apelon pjesëmarrësit në trafik për kujdes në rrugë

 Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor të shtojnë vigjilencën e tyre dhe t’u përmbahen rregullave në trafik gjatë qarkullimit të tyre nëpër rrugë pas situatës së krijuar nga të reshurat e borës.

Periskopi.com Lajme

Duke iu referuar informacioneve zyrtare të pranuara nga të gjitha drejtoritë rajonale policore, përkundër këtyre të reshurave të borës të gjitha rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane në Kosovë janë të kalueshme edhe pse në disa prej tyre kalimi është më i vështirësuar dhe kryesisht për mjete të rënda të transportit.Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme.

Policia e Kosovës duke përcjellë  në vazhdimësi ndryshimin e kushteve atmosferike dhe gjendjen e sigurisë së qytetarëve tanë, e posaçërisht gjendjen nëpër rrugët e vendit, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, t’u përmbahen rregullave të trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore në pajtim me ligjin mbi trafikun rrugor, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë në reduktimin apo shmangien e aksidenteve në trafik.Sipas të dhënave zyrtare policore në Republikën e Kosovës, brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa numri i aksidenteve pa lëndime ka shkuar në 45.

Gjatë kësaj periudhe 24 orëshe, Policia ka shqiptuar 977 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme dhe në vazhdimësi aty ku vërehen shkelje të rregullave nga pjesëmarrësit në trafik masa të vazhdueshme ligjore do të ndërmerren nga zyrtarët kompetent policor, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor.

Acar nentori

Ditët e fundit të nëntorit me acar, të martën borë

Masat e ftohta ajrore polare kanë filluar të depërtojnë mbi Evropën lindore, ku gjatë ditës së nesërme pritet të shtrihen edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin acar siberik në këto ditë të fundit të nëntorit.

Periskopi.com Lajme

Të hënën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, me erë të ftohtë veriore, e vende-vende priten riga lokale shiu, të cilat gjatë ditës me rënie të temperaturave mund të shndërrohen edhe në reshje të dobëta bore. Të martën dhe mërkurën do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, ku gradualisht priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Të martën vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e enjte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, derisa temperaturat do të fillojnë gradualisht të ngritën.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare me minimale që do të sillen nga -7C deri në -2C, e ato maksimale do të zbresin deri në -1C, të martën, e më pas do të rriten deri në 6C, të premten.

Era do të fryjë nga veriu-verilindja 4-10m/s, e prej të enjtes nga jugperëndimi-perëndimi 2-7m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale./ Periskopi

nentori i ftohte

E diela e ftohtë, javën e ardhshme fillojnë ngricat

Nga Italia një tjetër turbullirë që është afruar në vendin tonë ka sjellur sërish kushte për të reshura, ndërsa masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojnë nga dita e diel ku do të sjellin mot më të ftohtë.

Periskopi.com Lajme

Sonte gjatë natës, sipas Prishtina Weather, do të ketë rrebeshe të dobëta shiu, ndërsa në vise malore priten edhe reshje të borës, e vonë gjatë natës, shfaqen mundësi që rrebeshet e dobëta të shiut mund të përzien edhe me fjolla bore.

Me depërtimin e masave të ftohta ajrore dhe fushave me presion të lartë mbi rajon, të dielën do të mbajë mot i ftohtë, por do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Në fillim të javës do të mbajë mot më stabil, i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell, të martën vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu që mund të përzien edhe me fjolla bore. Në mëngjes do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat maksimale do të zbresin nga 12C, të shtunën, në 4C deri 6C, në fillim të javës, e ato minimale nga 5C, deri në -3C.

Të shtunën do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu 6-14m/s, e nga dita e diel verilindja-veriperëndimi 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet dukshëm mbi vlera normale./ Periskopi