rruget ne Kosove

Gjendje e mirë e rrugëve në tërë vendin

Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve nacionale dhe rajonale ka mundësuar një qarkullim të lehtësuar në të gjithë vendin.

Periskopi.com Lajme

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI, së bashku me Policinë e Kosovës po vazhdojnë të punojnë në koordinim të plotë, për zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe të sigurt.

Po ashtu, ekipet e MI-së po bashkëpunojnë me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës për të vazhduar pastrimin e rrugëve në zona të thella malore.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore, të respektojnë ligjin, duke respektuar rregullat e parkimit, për të mos shkaktuar parregullsi dhe bllokim të rrugëve, në mënyrë që gjatë mirëmbajtjes së tyre të mos shkaktohet ndonjë pengesë./ Periskopi

 

sumaa-650x358

Rufki Suma vazhdon të jetë shembull, largon vet borën (Foto)

Rufki Suma vazhdon të jetë shembull i një kryetari të Komunës në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse është i vetmi që dy palë zgjedhje i ka fituar si kandidat i pavarur, kryetari i Hanit të Elezit, nuk e ka problem që krah për krah me punëtorët e komunës ta largojë borën.

Një shembull të tillë të largimit të borës, Suma e kishte dhënë edhe vitin e kaluar, kur vet largonte borën me veturë, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë e dërguar në portalin tonë, Suma shihet duke e larguar borën pranë ndërtesës së Komunës.

suma1 sumaa

boree

Dëbora e ditëve të fundit, vërtetoi edhe një fakt rreth fundit të botës

Më shumë se 500 vjet më parë, një filozof italian bëri një parashikim apokaliptik, që rënia për dy ditë me radhë e dëborës në qytetin me diell të Salentos, kjo do të ishte shenjë e “fundit të botës”.

Periskopi.com Lajme

Tashmë profecia e Matteo Tafurit rrezikon të bëhet realitet, të paktën sa i përket dëborës, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë pushtuar Europën, duke bërë që plazhet e Salentos të mbulohen nga dëbora.

“Nostradamusi italian” Tafuri, i cili jetoi nga 1492 – 1582, siç shkruan “DailyMail” ishte një prej personaliteteve më të shquara të rajonit të Apulias në Italinë e shekullit të 16.

Duke paralajmëruar se dy ditë dëborë në Salento do të çonte në fundin e botë, ai shkroi: “Salento e palmave dhe erërave të buta jugore, Salento me dëborë. Dy ditë dëborë, dy shkëndija në qiell, e di që bota do të marrë fund.”

Tafuri ishte një admirues i literaturës greke dhe latine, një fizikan dhe astrolog i talentuar.

Dëbora në Salento ra përgjatë fundjavës teksa shkollat u mbyllën pasi jugu i Italisë nuk është i mësuar me reshje të tilla të dendura dëbore.

Kjo ka bërë që përdorues të shumtë në rrjete sociale të frikësohen se një profeci e tillë mund të kthehet realitet.

Kosova zhbllokon dy fshatra të Kukësit nga bora, i lidh me Prizrenin

Deputeti socialist Namik Dokle, ka treguar se ka qenë Kosova që me mjetet e veta i ka dalë në ndihmë Kukësit, për ta zhbllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.

Periskopi.com Lajme

I ka lënë qasje në Prizren, e prej aty në Shqipëri.

“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se ç’bllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan dhe vete dhe sot Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tiranë e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë. Pune e mrekullueshme!”, ka thënë Dokle, raporton Koha.net.

“Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë. Mirënjohje Lutfi, mirënjohje Qemal!”, ka thënë ai.

267413_m

Viktima e nëntë nga i ftohti, vdes babai i dy fëmijëve në Sarandë

Periskopi.com Lajme

Ndërron jetë një tjetër person nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit duke e çuar bilancin në 9 të personave që kanë vdekur nga moti i keq dhe aksidentet.

Sot në qytetin e Sarandës është gjetur i pajetë 61 vjeçari Zhevahir Telo, babai i dy fëmijë.

Ai punonte në portin e Sarandës, ndërsa sipas familjarëve është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të banesës së tij. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa shkak kryesor i vdekjes ka qenë i ftohti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes. Kujtojmë që pak ditë më parë në Sarandë ndërroi jetë një tjetër i moshuar për shkak të të ftohtit.

Në datën 8 Janar, po në Sarandë, ndërroi jetë Leonard Beqiri 54­vjeç si pasojë e motit të keq. Dje një fëmijë 12­vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi u thye akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.

Në Durrës kanë ndërruar jetë nga i ftohti dy persona, në 7 Janar, Arben Sulo 38 vjeç dhe dje Shpresa Muça 68­ vjeç.

Dje një bari 40­ vjeçar ra në liqenin e Petovës. Hajredin Xhelo tentoi të kalonte rezervuarin i cili kishte ngrirë, por në ato momente akulli është thyer e për pasojë bariu nga fshati Petovë ka rënë në ujë.

Në Gjirokastër para 6 ditësh ndërroi jetë Vasil Kaçi 64­vjeç, pasi aksidentalisht rrëshqiti, teksa kishte hipur të rregullonte depozitën, pasi kishte ngrirë nga ngricat. Në qarkun e Korcës kanë ndërruar jetë dy persona nga i ftohti. Në Pogradec ndërroi jetë Anastas Shuke, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë nga disa të afërm.

Ndërsa në Korçë ne 10 janar Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish Poligonit të Bonifikimit në Korçë të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.

Shqipëria e mbanë mend ende borën e parë, ato ditë vdiq Enver Hoxha (Foto)

Bora vitit 1985 do të mbahet mend gjatë, për sasinë, shtrirjen në territor dhe kohëzgjatjen e saj.

Periskopi.com Lajme

Ndoshta ishte pranvera më e vonuar në Shqipëri.

Një pranverë që filloi të vijë në fillim të Prillit, por që në Tiranë rastisi me një ngjarje shumë të rëndësishme politike.

Bash në ditët kur Shqipëria po çlirohej nga bora, vendi u çlirua edhe nga tirani. Më 11 Prill të atij viti të acartë vdiq Enver Hoxha.

Ishte dimri i parë që mbuloi Tiranën me dëborë.

tirana_1985_61484146430 tirana_1985_21484146427 untitled1484146424 15965891_743633999121072_3162512731632402528_n-11484146421 tirana_1985_11484146419-1 tirana_1985_11484146419 tirana_1985_21484146417 tirana_1985_41484146414 tirana_1985_51484146412

Si të pastroni xhamin e makinës kur ka ngrirë

Në këto mëngjese të ftohta nuk ka gjë më të sikletshme se mëngjesi, teksa përpiqesh të shkrish akullin në xhamat e makinës kur je me nxitim për në punë.

Periskopi.com Lajme

Ka nga ata që përdorin kartat e bankave për të hequr akullin, apo i hedhin ujë të nxehtë makinës, por këto metoda dëmtojnë mjetin tuaj.

Është tamam koha për të mësuar se si të pastrojmë pa patur dëme në mjet.

Përzieni ujë me një lugë çaji kripë, para se ta hidhni mbi zonën e ngrirë. Gjithashtu përzieni tre pjesë uthull me një pjesë ujë për të shkrirë akullin. Kjo funksionon në pak sekonda.

Nuk është e këshillueshme të hidhni ujë të nxehtë në dritaret e mjetit kur temperaturat jashtë janë shumë të ftohta. Kjo mund të sillte një krisje të xhamit. Gjithashtu mos përdorni sende të ashpra për të mos gërvishtur xhamat.

 

gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-2

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes pa masa mbrojtëse kundër ngricave (Foto)

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren edhe gjatë këtij dimri ka mbetur pa masa mbrojtëse kundër ngricave. Kjo gjetje, ka mbetur e hapur prej vitit 2015, duke iu nënshtruar kushteve të jashtme, ndërkohë që ditëve të fundit është mbuluar nga bora dhe moti i ftohtë përkatësisht ngricat.

Periskopi.com Lajme

Instituti Arkeologjik i Kosovës gjatë vitit 2016 ka vazhduar gërmimet me karakter shpëtimi në Sheshin e Lidhjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mbetje arkitektonike të periudhës klasike romake, përkatësisht të shekullit II-III. Njëkohësisht ka paralajmëruar mbulimin provizor të monumentit për ta mbrojtur gjatë stinës së dimrit.

Bazuar në vëzhgimin në terren, në këtë hapësirë nuk është vërejtur zbatimi i ndonjë mase mbrojtëse kundër borës e ngricave.

EC Ma Ndryshe përkujton se edhe një vit më parë pat reaguar, duke kërkuar aplikimin e masave mbrojtëse në këtë lokalitet arkeologjik, i cili qe zbuluar në fund të vitit 2014, gjatë punimeve infrastrukturore në Sheshin e Lidhjes. Vitin e kaluar si pasojë e motit të ftohtë pat ardhur deri te shpërthimi i gypave të ujit që kalojnë nëpër këtë hapësirë, duke mbuluar kështu me ujë pjesë të caktuara të lokalitetit.

Prandaj, EC sërish i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë vlerë të trashëgimisë kulturore ta trajtojnë me seriozitet, të ndërmarrin veprime adekuate për mbrojtje gjatë të ftohtit, dhe në kohën më të shkurtër të fillojë trajtimi profesional i lokalitetit konform legjislacionit dhe praktikave të mira për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, në mënyrë që ai të vihet në shërbim të publikut dhe vizitorëve të Prizrenit./ Periskopi

gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-1 gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-2

auto_rruget-bora-0105-3_1483633994-4590451483634508

Rrugët në tërë vendin vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës në terren, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.

Periskopi.com Lajme

Menaxherët rajonalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës po vazhdojnë punën në largimin e çdo pengese, për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit.

Po ashtu, ekipet e MI-së kanë vazhduar t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të bërë largimin e borës dhe akullit nga disa zona të thella malore.

Njëkohësisht Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim, si dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

 

boraa

Shënohet viktima e tretë  nga i ftohti në Maqedoni

Moti i ftohtë që ka kapluar Maqedoninë për disa ditë me radhë ka marë edhe viktimën e tretë - pas atyre në Shkup dhe Strumicë një e moshuar vdes nga i ftohti edhe në Pehçevë, njoftojnë mediat e Maqedonisë.

Periskopi.com Lajme

68-vjeçari nga Shkupi në lagjen Aerodrom vdiq nga i ftohti të dielën. Ai qëndronte në një ndërtesë të pabanuar, ndërkohë që sipas informacioneve kishte refuzuar të shkonte në shtëpinë e të pastrehëve.

Të dielën gjithashtu në Strumicë është gjetur i ngrirë një tjetër mashkull rreth të 60-ave, ndërsa sipas fqinjëve të tij ai ka qenë i shtrirë para shtëpisë në gjendje të dehur.

Temperaturat e ftohta kanë marrë viktimë edhe në fshatin Crnik të Pehçevës. Mbrëmjen e së dielës 80 vjeçarja është rrëzuar në korridorin e shtëpisë, ndërkaq në mëngjes është gjetur e ngrirë nga anëtari i familjes.

Maqedoninë nga java e kaluar e ka kapur ftohtë i madh me temperatura deri në minus 24 gradë celsius. Moti i ftohtë po vazhdon edhe më tutje. Temperaturat e sotme lëvizin nga -20 deri më -6 gradë celsius.

saaaaaa

Pas 32 vjetësh në bie borë në Sarandë (Foto)

Saranda bregdetare është zgjuar sot me një shtresën e bardhë të borës.

Periskopi.com Lajme

 

Reshjet kanë nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe vazhdojnë të bien.

Në këtë qytete borë po bie pas 32 vjetësh, pasi hera e fundit kur në Sarandë ka rënë borë ka qenë viti 1985 , shkruan KP.

 

turqi-6-620x330

Bora bllokon Turqinë, anulohen 640 fluturime dhe mbyllet ura e Bosforit

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Stambollin kanë bërë te mbyllet Ura e Bosforit dhe që kompania ajrore “Turkish Airlines” (THY) të anulojë 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë, të cilat do të realizoheshin nëpërmjet aeroportit “Ataturk”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Periskopi.com Lajme

 

Si pasojë e vonesës së fluturimeve, kompania ajrore “Turkish Airlines” THY në dy ditët e fundit ka ofruar udhëtime për 29 000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13 000 udhëtarë të tjerë janë dashur të vendosen në hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia për realizimin e fluturimeve të së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.   Gjithashtu, stafi i aeroportit po punon për pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”. Ura e Bosforit është mbyllur, ndërkohë që një stuhi e rëndë dëbore goditi Stambollin.

Lypsari në Prizren, i shtrirë në borë në -13 gradë

Fotoja të cilën e ka siguruar Telegrafi, është bërë para pak çastesh në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Në të shihet një lypsar, një nevojtar, që është shtrirë në borë, tek Sheshi Shatërvan.

Ndërkaq, temperatura në kohën kur është bërë fotoja ishte minues 13 gradë Celsius.

Shqipëria, dhe shumë shtete tjera, si rezultat i temperaturave të ulëta, shtresat e rrezikuara sociale i ka vendosur në strehimore të veçanta.

Deri në këto çaste, temperatura më e ulët në Kosovë ka shënuar -17 gradë. Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit ajo pritet të zbresë në -24.

Bore

Ballkani përfshihet nga temperatura tejet të ftohta

Në malet e Bosnje e Hercegovinës u shënuan temperaturat më e ultë në Ballkan, në minus 27 gradë Celsius.

Periskopi.com Lajme

Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat Split, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Rekordi paraprak është prej 23 janarit të vitit 1963, kur në Split janë matur minus nëntë gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë.

Në rajonin e Makarska tashmë dita e tretë po fryn erë me shpejtësi prej 90 kilometra në orë, ndërsa temperatura ka zbritur deri në minus shtatë gradë.

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Athinë temperatura është rreth zeros, ndërsa në pjesët veriore të vendit janë matur minus 15 gradë.

Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin, rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor. Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor, shkruan kosovapress.

Gjatë natës, shtresa e borës në Stamboll arriti deri 40 centimetra dhe shkaktoi kaos nëpër rrugë.

Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy emigrantëve ilegal irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Vala e ftohtë i kaploi edhe Poloninë, Belgjikën dhe Italinë, ku ka edhe viktima në njerëz.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Poloni, të cilët vdiqën nga hipotermia prej 1 nëntorit u ngrit në 53, ndërsa në dy ditët e fundit vdiqën 10 persona. Në pjesë të caktuara të vendit temperatura e ajrit ka zbritur deri minus 20 gradë.

Së paku gjashtë persona të pastrehë vdiqën nga të ftohtit në Itali, ndërsa fluturimet janë rikahëzuar, rrugët janë mbyllur, ndërsa komunikacioni hekurudhor është ndërprerë.

Qytetarët e Moskës patën Krishtlindjet më të ftohta në 120 vitet e fundit, me ç’rast gjatë natës janë matur minus 30 gradë. Në Sankt Petersburg janë matur minus 24 gradë, ndërsa policia gjeti trupin e një burri, i cili ishte ngrirë gjatë natës.

Edhe Zvicra është kapluar nga i ftohti polar. Në Davos janë matur minus 19 gradë, ndërsa në Bernë minus 15,5 gradë.

Në Belgjikë humbi jetën një burrë pasi doli nga rruga për shkak të ngricave.

Në dy fshatra të Bavarisë mbrëmë temperatura zbriti deri minus 26 gradë, ndërsa në Berlin janë matur minus 15 gradë.

Probleme nga bora kishte edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, por fluturimet u rikthyen

Periskopi.com Video
bora1-640x380

Nesër temperaturat deri -25 gradë celsiusë në Kosovë

Kjo fundjavë është me mot shumë të ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, ndërsa ditën e diel do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës së ardhshme turbullira nga Arktiku do të mbetet e bllokuar mbi Detin e Zi, që do të vazhdojë të sjellë mot shumë të ftohtë, me mundësi që kohëpaskohe të kemi edhe rrebeshe të dobëta bore, raporton Prishtina Weather

Temperaturat e ajrit gjatë natës do të vazhdojnë të pësojnë rënie, ku në fundjavë minimalet pritet të zbresin deri në -21C, e në vise malore deri në -25C, ndërsa maksimalet do të zbresin në -12C deri -10C. Në fillim të javës do të ketë rritje graduale të temperaturave, por që do të vazhdojnë të mbesin thellë nën vlera mesatare.

Era gradualisht do të fillojë të qetësohet, duke vazhduar të fryjë nga veriu-veriperëndimi me intensitet mesatar 3-7m/s, e në fillim të javës do të fryjë lehtë nga verilindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike ka filluar të shënojë rritje, që në fundjavë do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Labinot Tahiri

Labi s’ka të ndalur, pastron rrugët me traktor (Foto&Video)

Labinot Tahiri gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë kur qytetarët kanë nevojë për këtë gjë.

Periskopi.com Lajme

Dhe pas borës që i bllokoi shumë rrugë nëpër Kosovë, këngëtari ka dalë për të ndihmuar në zhbllokimin e tyre.

Ai ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke treguar për punën e bërë.“Foto gjatë angazhimit të kësaj dite! Në disa fshatra kemi pastruar rrugët”, ka shkruar Labi pranë një fotografie ku ka pozuar para traktorit, ndërsa e ka quajtur edhe si ‘foto e ditës’.

“Krenarë me traktorin. Na i ka hapur rrugët si loçkë. Vazhdojmë nesër veç me punë e përkushtim”, ka shkruar këngëtari në një postim tjetër.

 

 

 

Labinot Tahiri

Viktima e parë shqiptar nga moti i ftohtë, një i pastrehë

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një të pastrehë që është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Periskopi.com Lajme

Trupi është gjetur i mbledhur kruspull nga kalimtarët në lagjen numër 17, të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit, pas veprimeve të para e ka identifikuar të ndjerin si shtetasin Arben Sulo, 38 vjeç, raporton TopChannel.

Ndërkohë, specialistët e mjekësisë ligjore që kanë marrë në dorëzim kufomën kanë konstatuar se në të nuk ka patur shenja dhune dhe se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.

Aktivistët e Vetëvendosjes pastrojnë trotuaret nga bora në Ferizaj (Foto)

Aktivistë të Lëvizzjes Vetëvendosje - Qendra Ferizaj të prirë nga kryetari Bashkim Misini si dhe kryesia kësja dege gjatë ditës së sotme kanë pastruar trotuaret në rr."Ahmet Kaçiku" prej stacionit të autobusëve e deri te nënkalimi afër Xhamisë së Madhe.

Periskopi.com Lajme

“Edhe pse në një mot të acartë nuk ka munguar vullneti i aktivistëve që sadopak t’ju dalin në ndihmë qytetarëve në Ferizaj. Shpresojmë që pushteti në Ferizaj nuk do të përfshijë ndonjë shumë të caktuar ne raportin e tij financiar punën e sotme vullnetare të LVV. Të gjithë aktivistët pajtohen që këtë shumë ta ndajnë për dajen e Sfarqes!”, kanë shkruar ata.

Gjithashtu, ata kanë ftuar qytetarët që nesër prej orës 11:30 të ju bahskangjiten në pastrimin e trotuareve në rrugën e spitalit.

15873240_1084320411679416_8361133102471387776_n 15941384_1084320395012751_729939335633821592_n 15873388_1084320375012753_1615127987935775973_n 15965184_1084320361679421_4351970174021705477_n 15871925_1084320295012761_43374614421394854_n 15894378_1084320285012762_1520224855886850321_n

nxenesit ne bore

Në Kosovë mësimi nuk fillon të martën, shkak moti i lig

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

Periskopi.com Lajme

Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Arsimit në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.