Shpërthen bombë në Athinë

Periskopi.com Lajme

Një bombë ka shpërthyer jashtë një banke në Athinë.

Një roje sigurie në bankën në rrugën Santaroza të Athinës ka thënë se ka parë dy njerëz në një motor që po e linin një qese dhe po ecnin drejt zonës së Exarchia.

Në të njëjtën kohë thuhet se ka pasur një thirrje telefonike për të thënë se bomba do të shpërthejë pas 35 minutash, transmeton Klan Kosova.

Në fakt kështu edhe ndodhi. Bomba shpërtheu dhe raportohet se ka pasur shumë dritare të thyera gjë që tregon se shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm.

Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Mali i Zi, nga alarmi për bombë evakuohet qendra tregtare

Periskopi.com Lajme

Në momentin e alarmit për bombë, në qendrën tregtare ishin qindra njerëz, ndërsa aty ishte planifikuar festivali i shëndetit.

Vizitorët dhe të punësuarit në qendrën tregtare Delta City në Podgoricë të Malit të Zi, u evakuan sot pas alarmit se në qendrën tregtare është vendosur një bombë. Alarmi për bombë u kumtua përmes një njoftimi publik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në momentin e alarmit për bombë, në qendrën tregtare ishin qindra njerëz, ndërsa aty ishte planifikuar festivali i shëndetit.

Qasja deri te qendra tregtare momentalisht është e ndaluar.

16 të plagosur nga shpërthimi i një bombe

Të paktën 13 policë dhe 3 civilë janë plagosur, nga shpërthimi i një bombe që ka ndodhur sot në afërsi të një qendre stërvitore të policisë në qytetin e Tanta të Egjiptit, ka njoftuar Ministri egjiptiane e Punëve të Brendshme.

Periskopi.com Lajme

Të plagosurit u dërguan për trajtim në qendrën spitalore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetë, raporton Reuters

Tjetër kërcënim në Londër, gjendet pako e dyshimtë afër Parlamentit

Një tjetër kërcënim ka alarmuar autoritetet në Britani të Madhe, teksa një pako e dyshimtë është gjetur në një makinë të parkuar pranë Parlamentit në Londër.

Periskopi.com Lajme

Në vendngjarje ka shkuar skuadra anti-bombë, e cila do të verifikojë pakon e dyshimtë nëse ka material shpërthyes apo është alarm i rremë.

Ndërkohë, është pezulluar evakuimi i stafit të Parlamentit, që kishte nisur pas ngjarjes në hyrje të godinës, ku një agresor përplasi me makinë 12 këmbësorë dhe qëlloi me thikë një oficer policie, para se të vritej nga policia.

Mediat britanike raportojnë se autori është një 40-vjeçar aziatik. Ka dyshime të forta se ngjarja është sulm terrorist. Të paktën në këtë pistë po hetohet për momentin deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /SYRI.net

Mbi 10 të vdekur nga protestat tronditëse në Pakistan, bombë jashtë Kuvendit

Policia pakistaneze deklaroi se një bombë e madhe ka shpërthyer në një protestë në qytetin e Lahores.

Periskopi.com Lajme

Raportet bëjnë me dije se shpërthimi ndoshi jashtë Kuvendit Punjab, duke vrarë mbi 10 njerëz dhe plagosur disa te tjere, përfishirë edhe policë dhe gazetarë  që mbulonin marshimin.

Shpërthimi gjithashtu shkatërroi disa automjetem dhe një rrugë e madhe qënë qendër të qytetit, shkruan “The Independent”.

Bombë 250 kilogramë! Selaniku evakuohet për herë të parë pas Luftës Botërore

Gati 72,000 njerëz do të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanikun, një qytet i banuar tej mase edhe nga shqiptarët.

Periskopi.com Lajme

Evakuimi masiv është planifikuar të dielën në mënyrë që ekspertët  të mund të caktivizojnë dhe të heqin një bombë të Luftës së Dytë Botërore, shkrua “Reuters’.

Bomba 250 kilogramëshe u zbulua 5 metra nën tokë gjatë gërmimeve në një stacion gazi javën e kaluar.

Ekspertët ushtarakë do të përpiqen ta shpërthejnë bombën pa e lëvizur , në një operacion që pritet të zgjat disa orë.

Duke filluar që nga ora 6 e mëngjesit të dielën, autobusët do të marrin banorët që jetojnë brenda rrezes prej 2 kilometrash në vendin ku është gjetur bomba. Evakuimi do të  përfshijë palestrat lokale, stadiumet dhe kafetë dhe do jetë më i madhi në kohë paqeje në vend./SYRI.net

Bombë në Amsterdam (Foto)

Një bombë është gjetur në një lokal në Amsterdam të Holandës, ndërsa skuadra speciale për çaktivizimin e eksplozivëve është thirrur në vendngjarje.

Periskopi.com Lajme

 

Biznesi është mbyllur pasi është gjetur mjeti shpërthyes.

Një zëdhënës i policisë së Amsterdamit, tha se: “sasia e vogël e eksplozivit është gjetur në një ambient publik në Kleine Gartmanplantsoen”.

Raportohet se, bomba është gjetur jashtë lokalit Palladium Cafe, që është, një vend i populluar nga turistë.

Vendi përreth lokalit është evakuuar teksa skuadra anti-eksploziv është në aksion.

Image

Dramë në Pragë, arrestohet polaku që kërcënonte me bombë në aeroplan

Policia çeke ka mposhtur dhe më e pas e ka arrestuar udhëtarin për shkak të kërcënimit që ai bënte me bombë, në Pragë është ulur urgjentisht aeroplani i kompanisë polake “Enter Air” në fluturimin për në Varshavë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm çek, Milan Hovanec, transmeton lajmi.net.

“Udhëtari bërtiste se ka bombë dhe se do ta aktivizonte. Besojmë se më parë bëhet fjalë për një njëri të sëmurë, sesa për sulm terrorist. Dua ta falemndëroi policinë për angazhim profesional, dhe është mirë që gjithçka ka përfunduar kështu”, ka thënë Hovanec.

Ai për radion çeke ka thënë se udhëtari i arrestuar është polak, si dhe shumica nga 160 udhëtarët të cilët janë evakuuar nga aeroplani.

 

Alarm për bombë në fluturimin ndërkombëtar, aeroplani bën ulje të detyruar

Një aeroplan që ishte nisur nga Spanja me destinacion Poloninë ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Pragës mbrëmjen e sotme për shkak të një alarmi për bombë.

Periskopi.com Lajme

Policia dhe shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje.

Fluturimi B737 i kompanisë EnterAir , nga Las Palmas në Varshavë, u detyrua të ulej në Pragë pas incidentit.

Policia ka raportuar se ka “neutralizuar” të dyshuarin.

Bombë në veri, në hotelin ku qëndroi sot Edita Tahiri

Sonte është hedhur një mjet shpërthyer në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës. Ky mjet shpërthyes, garantë dorë, sipas mediave serbe nuk ka shpërthyer.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për hedhjen e granatës për Kos sev, që transmeton Tanjug, e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sot ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.

Para disa ditësh, edhe në oborrin e shtëpisë së serbit që i kishte folur Ramush Haradinajt te ura në veri, ishte hedhur granatë dore, por pa pasoja.

Alarm për bombë në Serbi, evakuohet ndërtesa afariste

Në lagjen Belvil të Beogradit, në Beogradin e Ri, për shkak të alarmit për bombë u evakuua një ndërtesë afariste.

Periskopi.com Lajme

Në të, gjenden të punësuar të kompanisë Air – Serbia, banka dhe disa ndërmarrje./ Periskopi

Arrestohen personat që organizuan alarmin për bombë në Ferizaj

Policia e Rajonit të Ferizaj bën të ditur se ka arrestuar dy vëllezër si të dyshuarit kryesorë, të cilët për të shkaktuar alarm për bombë kanë vendosur një pako në sheshin kryezor të Ferizajt. Në pako ishin shkruar fjalët “Mos prek bomë”; “lajme ISIS”.

Periskopi.com Lajme

“Sot rreth orës 07:30 minuta, policia në Ferizaj, ka marr një informatë për një pako të dyshimt, të vendosu në Sheshin Kryesor të Ferizajt, në afërsi të objektit të Kuvendit Komunal. Në këtë pako ishin shkruar, shprehje si: “ Mos prekë, bombë”, “rrezik për jetë”, “lajme ISIS”, etj. Njësitë përkatëse policore, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, janë njoftuar njësitet përkatëse hetuese të Stacionit, të Sektorit Rajonal të Hetimeve si dhe Njësia Policore për Deminim, e cila ka bërë këqyrjen e pakos, e cila ishte e mbushur me mbeturina dhe ambalazhe të zbrazët të materialeve higjienike.” thuhet në  komunikatën e dërguar nga Policia.

Më tej bëhet e ditur se “Pas heqjes së pakos dhe zhbllokimit të vendit të ngjarjes, Njësitet hetimore të DRP-së në Ferizaj, pas një pune intensive në terren, bashkëpunimit me qytetarë dhe këqyrjes së incizimeve të kamerave të sigurisë, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, (vëllezër), të komunitetit ashkali, banues në Ferizaj.”

Të dyshuarit janë Jeton G. (25 vj.) dhe Jetmir G. (21 vjeç) të cilët në tërësi e kanë pranuar veprën e kryer.

Policia njofton se të dyshuarit janë nën masën e ndalimit policor dhe të intervistimit të mëtutjeshëm si dhe të procedurave të tjera hetimore lidhur me rastin.

Bombë pranë Qeverisë së Serbisë

Mëngjesin e ditës se shtunë, një person ka kërcënuar me shpërthimin e një bombe pranë ndërtesës së qeverisë serbe në Beograd.

Periskopi.com Lajme

Policia ka negociuar tre orë me burrin 40 vjeçar, i cili kishte dy granata dore që kërcënonte se do t’i aktivizonte, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kjo ngjarje ka filluar në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa policia tashme ka arrestuar personin e lartpërmendur, i cili kishte një histori penale.

Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi, mirëpo dyshohet që 40 vjeçari ka kërkuar të flas me zyrtarë policorë që kishin punuar në një nga rastet e tij.