Kanceri dhe leukemia në Kosovë nga uraniumi i varfëruar si pasojë e bombardimeve të NATO’s?

Një tekst shokues që është publikuar kohë më parë, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 tonë të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Periskopi.com Lajme

Madje raporti shkon edhe më tej me shpjegimet se bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor.

E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet, raporton Periskopi

Raporti i Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 rreth pasojave të tmerrshme të bombardimit të Serbisë nuk ishte publikuar asnjëherë.

Në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.

OKB-ja nuk e ka publikuar këtë tekst asnjëherë, por pjesë të tij, thuhet se dolën në falë të intervistuarit të ‘Vesti’ , gazetarit të pavarur Amerikan , Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva.

Ai kishte arritur të marr raportin e Kante nga burimet e tij në PMBK dhe ta publikojë atë në qershor të vitit 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’ në një artikull të titulluar ‘’Raporti alarmues i fshehur rreth pasojave dhe bombardimit të Jugosllavisë: Toksinë që OKB nuk do ta shoh’’.

Sparkson kishte folur ekskluzivisht për ‘Vesti’ për atë se si raportet rreth pasojave në shëndet nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar në Ballkan, ishin kritikuar dhe ndryshuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.

Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.

Zvicra kishte paguar për heshtje?

Robert Parsons thotë se një burim direkt i informuar i kishte thënë atij se në Korrik të vitit 1999, një grup i shkencëtarëve zviceran kishin ardhur të një përfundim edhe më dramatik rreth efekteve të uraniumit të varfëruar në Ballkan, se sa ata që ishin të përfshirë në raportin e ndaluar të Bakary Kante.

“Hulumtimi i tyre ishte pjesë e aktiviteteve të grupit diplomatik FOCUS, i përbërë nga Zvicrra, Austria, Rusia dhe Greqia. Pasi që Zvicra ishte ajo që po paguante të gjitha shpenzimet, anëtarët tjerë të grupit duhej të heshtnin”, ka thënë Parsons.

Ushqimi i rrezatuar

Në raportin e tij Kante po ashtu paralajmëroi: “Bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave jetësore për popullsinë – misri, luledielli, soja, panxhar sheqeri dhe perimet. Uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor”.

Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar

Vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin.

Grupi punues i Ballkanit përbrenda PMBK ishte ai që alarmoi opinionin botëror me 17 Shkurt 2001 duke njoftuar se uranium i ‘ndyrë’ ishte hedhur në Kosovë.

Ishte njoftuar se analizat e 340 mostrave të baltës, ujit etj. kishin treguar për prezencë të elementeve transuraniumit siç është U-235 dhe gjurmë të plutonium dhe proceset e zbërthimit të atomit. Prania e plutoniumit ishte konfirmuar nga dy laboratorë- Instituti Suedez për Mbrojtje Radiologjike dhe Laboratori Zviceran AC-Speiz./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

Ja sa kushtuan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Ish-kryetari i New York-ut, ua tha serbëve në sy që i kanë merituar bombardimet

Ish-kryetari i New York, Rudolf Giuliani, tregoi në një intervistë për CNN të premten se si dukej vizita e tij në Beograd, në vitin 2012, dhe çka u kishte thënë serbëve atje.

Periskopi.com Lajme

Rudy Giuliani mbrojti fuqishëm lidhjet e tij të biznesit me qeveritë e huaja dhe punën e kompanisë së tij ligjore për klientë dhe vende të huaja, në një intervistë të premten në CNN, raporton Gazeta Express.

Ish-kryebashkiaku i New York City, konsiderohet si kandidati më serioz për Sekretar të Shtetit në Qeverinë e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, por raportimet e punës së tij të kaluar konsulente për qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Serbinë, kanë ngritur shqetësime për konflikt të interesit nëse ai do të zgjidhej në atë pozitë.

Giuliani kontaktoi CNN, në përgjigje të një storie nga KFile në CNN, rreth punës së tij konsulente në vitin 2012 me politikanët serbë të lidhur me të akuzuarin për krime lufte, Slobodan Milosevic. Giuliani tha se kishte ofruar këshilla për zhvillimin e qytetit të Beogradit. Në intervistën në atë kohë, Giuliani kishte thënë se ai ishte atje “për të dhënë këshilla” për Aleksandar Vucic, tani kryeministër i Serbisë, i cili kishte kandiduar për kryetar të komunës në atë kohë. Giuliani tha se ai ishte paguar nga një kompani e Londrës të përfshirë në krijimin e përbashkët të një plani për zhvillimin ekonomik të Beogradit. Raportimet e shtypit në atë kohë citojnë Vucic duke thënë se ai e kishte ftuar Giulianin ta këshillojë atë.

Në intervistën e së premtes, Giuliani tha se ai ishte i ftuar nga kompania e Londrës dhe se ekipi i tij ka vlerësuar ofertën dhe ka konstatuar se ata mund të japin këshilla të dobishme në qytet. Ai gjithashtu mbrojti përmbajtjen e konsulencës të tij.

“Nuk shkova atje dhe për t’u dhënë një adresë të marrëdhënieve me publikun”, tha ai. “Unë shkova atje dhe mbajta një fjalim shumë thelbësor në një fushë të dijes, që është krejtësisht e ligjshme. Unë nuk e di se çfarë është ajo që kam gabuar. Ose, si mund ta vizatoni se ka qenë e gabuar”.

“Jam sjellur në një mënyrë shumë të ndershme. Përfshirë diçka shumë të guximshme, për të shtuar, ah po,’unë mendoj se ju është dashur që të bombardoheni’”, tha Giuliani, duke iu referuar bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO. “Sa njerëz shkojnë në një qytet dhe thonë: “Unë mendoj se ishte në rregull që u bombarduat. Ti e di se sa shpesh e kam bërë këtë”?

Reklamë
Reklamë

Serbia “harron” bombat e ’99-ës, përkrah Kanadanë në KS të OKB-së

Kanadaja ka siguruar mbështetjen e Serbisë në kërkesën e saj për të fituar ulëse të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 2020, edhe pse Kanadaja hyri në luftë kundër tyre 17 vjet më parë, thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Periskopi.com Lajme

Synimi kryesor i politikës së jashtme të qeverisë Trudeau është fitimi i kësaj ulëse në Këshill të Sigurimit dhe politikbërja ndërkombëtare e kësaj qeveria është në fazën fillestare. Por pa dyshim se është në rrugë të duhur, shkruan “The Canadian Press”.

“Serbia pa dyshim se do ta përkrahë këtë kërkesë, do ta mbështet kandidaturën e Kanadasë”, ka thënë ministri serb Daçiq në një intervistë gjatë vizitës në Kanada.

“Dëshirojmë të kemi marrëdhënie më të mira me Kanadanë. Kanada është partner shumë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Ministri, i cili foli përmes një përkthyesi pasi që nuk di anglisht, tha se Serbia dëshiron ta tejkalojë të kaluarën e trazuar dhe nuk e hidhëruar me Kanadanë, e cila kushte hyrë në luftë me Serbinë bashkë me aleatët e NATO-s në 1999.

Kanadaja iu bashkua fushatës bombarduese 78-ditëshe të NATO-s kundër Serbisë në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, e cila tashmë është formuar si shtet.

Aeroplanët luftarakë kanadezë CF-18 lëshuan 10 për qind të bombave të NATO-s në Serbi, përfshirë edhe kryeqytetin, Beogradin.

“Është e dukshme se shumë vende kanë marrë pjesë në bombardimet ndaj Serbisë, por nuk mund të jetojmë vetëm duke e kujtuar të kaluarën”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net. “Duhet të gjejmë interesa të përbashkëta”.

Reklamë
Reklamë

Trump përgënjeshtron mediat serbe: S’i kam kërkuar kurrë falje Serbisë

Kampi i Donald Trumpit e ka mohuar se kandidati republikan për president i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Periskopi.com Lajme

Sipas një zyrtareje që citohet nga gazeta serbe Nedelnjik, Trump kurrë nuk ka folur për mediat serbe.

“Trump kurrë nuk ka dhënë intervistë për Serbinë. Unë nuk e di nga e kanë marrë këtë. Kurrë nuk kam lehtësuar intervistë për ndonjë gazetar serb”, ka thënë Suzanne Ryder Jaworowski, një këshilltare e lartë e Trumpit.

Nedelnjik kishte thënë se pikërisht kjo zyrtare e fushatës së Trumpit i kishte thënë përgjigjet në emër të tij.

Sipas intervistës së fabrikuar Trumpi i kishte kërkuar falje Serbisë për bombardimin e NATO-s duke thënë se “serbët ishin gjithmonë aleatët tanë”.

Reklamë
Reklamë