Në Kosovë mohohet se bombardimet e NATO-s kanë lënë prapa radioaktivitet

Pothuajse që nga vitet e para pas luftës së viteve 1997-1999 në Kosovë, kanë qarkulluar thashetheme se bombardimet e forcave ajrore të NATO-s mbi forcat ushtarake jugosllave në Kosovë, kanë ngritur nivelin e radioaktivitetit në tokën dhe ajrin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këtë bindje e ka përforcuar natyrshëm i ashtuquajturi “sindromi italian”: historia e disa ushtarëve italianë të KFOR-it, të cilët ishin sëmurë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë dhe të cilët pastaj qenë diagnostifikuar me kancer në Itali, ku shumica prej të cilëve kishin vdekur.

Por pulmologu Skender Baca, në një intervistë të dhënë për emisionin COSMO të KTV-së, ka mohuar mundësinë e lidhjes së bombardimeve të NATO-s me rastet e kancerit te ushtarët italianë.

Sipas Bacës, një studim i kryetarit të Shoqatës së Onkologëve të Italisë, e ka hedhur poshtë këtë hipotezë.

Bombardime të reja në Alepo, 25 civilë të vrarë

Të paktën 25 persona u vranë në sulmin ajror nga avionët ushtarakë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad ndaj një grupi civilësh të cilët po përpiqeshin për të lënë qytetin e Alepos. Me këtë numri i njerëzve të vrarë gjatë 24 ditëve të fundit është rritur në 960.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse Rusia tha se regjimi i Asadit pezulloi bombardimet në Halep për shkak të evakuimit të civilëve, shkatërrimi i qytetit sirian ende po vazhdon.

“Një grup civilësh në përpjekjen për t’u larguar nga qyteti ka qenë cak i sulmit të regjimit të Asadit. Si pasojë humbën jetën 25 persona”, konfirmoi për AA Nexhib Ensari nga Mbrojtja Civile në Alepo, raporton AA

Ensari tha se në lagjen Jallum nën rrënoja kanë shpëtuar 10 civilë dhe se në 24 ditët e fundit janë vrarë të paktën 960 persona.

Forcat e regjimit sirian dhe aleatët e tij që nga 15 nëntori janë duke kryer sulme të pandërprera në pjesët lindore të Alepos.

Alepo dikur ishte qyteti i ekonomisë dhe qendër kulturore e Sirisë dhe qyteti i dytë më i madh i cili tashmë u bë skenë e luftës së tmerrshme dhe vuajtjeve të njerëzve në atë vend.

Qindra mijëra njerëz në lindje të Alepos për më shumë se tre muaj nuk mund të plotësojnë nevojat elementare për jetesë. Në tre javët e fundit për shkak të sulmeve të regjimit kanë ndaluar punën të gjitha spitalet, qendrat mjekësore, furrat e bukës dhe shkollat.

Pjesa perëndimore e pjesës qendrore të qytetit kontrollohet nga regjimi, ndërsa pjesa lindore nga opozita.

 

 

 

Pas bisedës Putin – Trump, Rusia fillon sulmin masiv në Siri (Video)

Rusia ka nisur valën e parë të sulmeve në Siri, në pjesët që kontrollohen nga rebelët në Aleppo.

Periskopi.com Lajme

Sipas disa raportimeve, deri tani kanë vdekur 4 deri 10 persona nga sulmi me ç’rast janë përdorur avionët dhe raketat me rreze të gjata, duke rritur shqetësimet për një kthim të sulmeve ditore vdekjeprurëse nga bombat në qytetin më të madh të Sirisë.

Sulmet ruse kanë filluar vetëm disa orë pas diskutimit të presidentit Vladimir Putin me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për krizën në Siri nëpërmes telefonit, e që janë pajtuar se duhet të kombinohen në përpjekjet për të luftuar kundër asaj që Kremlini e quan armiku numër një: “terrorizmi dhe ekstremizmi ndërkombëtar”, transmeton koha.net.

Administrata e Obamas ka tentuar për muaj me radhë që të negociojë për një armëpushim në Aleppo, një qytet që është bërë një epiqendër e luftës në mesë të Presidentit Bashar Assad dhe rebelët që luftojnë për ta rrëzuar atë, e disa prej tyre marrin ndihma amerikane.

 

Halepi nën bombardime intensive

Prej mesditës së djeshme rajonet e kontrolluara nga opozitarët në Halep ndodhen nën valën e bombardimeve të rënda.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për AA, Bibers Mishal, një zyrtar i mbrojtjes civile, tha se “që prej mëngjesit të ditës së djeshme avionët rusë dhe ato të regjimit të Asadit nuk janë larguar nga qielli i Halepit.”

Mishal ka thënë se krahas bombardimeve nga ajri, regjimi sirian, ka bombarduar me artileri të rëndë edhe nga toka.

Duke theksuar se në lagjen Shear është goditur edhe një shkollë, Mishal në vijim tha: ”Ekipet e shpëtimit e kanë shumë të vështirë të shkojnë në vendngjarje për shkak të bombardimeve të rënda. Popullata nuk del dot nga shtëpitë si rrjedhojë e frikës.”

“Ambulanca që shkoi në vendgjarje u bombardua”

Duke nënvizuar se një ambulancë që shkonte në vendngjarje është bombarduar, Mishal në vijim ka thënë se në këtë sulm të paktën 6 civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

“Çdo gjë që lëviz bombardohet. Populli është në panik. Nuk di çfarë të bëjë. Të plagosurit nuk munden të dërgohen as në spitale”, ka shtuar ai.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau, ditën e djeshme dënoi sulmet e regjimit dhe Rusisë në Halep. “Sipas raportit të fundit janë goditur 5 spitale dhe një ambulancë. Kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të luftës”, ka thënë ajo.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ditën e djeshme deklaroi se forcat ruse prej 28 ditësh nuk fluturojnë mbi Halep.