Shpallet në kërkim autori i atentatit ndaj ish-boksierit Nelson Hysa

Periskopi.com Sporti

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për plagosjen e djeshme me armë zjarri të ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa.

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri është shtetasi V.K. 21 vjeç me banim në Shkodër.

Policia po punon për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Nelson Hysa, boksieri i njohur shkodran u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor rreth orës 14:30. Në njoftimin që shpërndau policia thuhet se Hysa është jashtë rrezikut për jetën dhe plumbi e ka prekur në pjesën e poshtme të barkut.

Reklamë
Reklamë

Boksieri shqiptar me flamurin e Kosovës në Beograd

Periskopi.com Sporti

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, që jeton e vepron në Austri, tha se më 2 tetor do të boksojë në Beograd.

Mazrekaj njihet si boksieri që disa herë ka rrahur boksierët serb dhe tani po bëhet gati që të jetë i gatshëm për sfidën e fillim tetorit.

“Jam duke u përgatitur që të bëj meçin e parë për Kosovën. Me flamur të Kosovës do të udhëtoj për në Beograd, kur do të luftojë kundër një serbit që shumë shpejt do të bëhet i ditur emri i tij. Nëse e fitoi meçin iu premtoj se do ta ngriti lart flamurin e Kosovës”, ka thënë Mazrekaj për gazetën kombëtare”, ka thënë Mazrekaj.

Reklamë
Reklamë