Lirohen 5 mijë pengje që mbaheshin nga Boko Haram

Forcat rajonale të Afrikës Perëndimore kanë liruar 5000 të burgosur, që mbaheshin peng në bazat e organizatës terroriste Boko Haram.

Periskopi.com Lajme

Operacioni i lirimit të pengjeve zgjati më shumë se shtatë ditë dhe përfundoi me shkatërrimin e militantëve të organizatës terroriste, të fshehur në malet përgjatë kufirit mes Nigerisë dhe Kamerunit.

Boko Haram liron 21 femra nga gjithsej 276 sa rrëmbeu në vitin 2014

Njëzet e një nga gjithsej 276 femrat e rrëmbyera në Nigeri në vitin 2014 nga grupi terrorist Boko Haram janë liruar, ndërkohë që konfirmimi është bërë edhe nga qeveria e Nigerisë.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi presidencial Garba Shehu tha se 21 vajzat janë liruar pas negociatave intensive me rrëmbyesit.

“Mund të konfirmojmë se 21 nga femrat e zhdukura janë liruar dhe tani gjenden nën përkujdesin e shtetit”, thuhet në njoftim ku nënvizohet se negociatat janë ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe qeveria e Zvicrës të cilët janë të përfshira në bisedimet për lirimin edhe të vajzave tjera të rrëmbyera.