Slavko Simiq

Lista Serbe e penduar që bojkotoi institucionet e Kosovës

Lisat Serbë është zbutur. Shefi i saj, Slavko Simiq, tanimë po thotë se kthimi i këtij grupi parlamentar në Punën e Kuvendit e të Qeverisë, mund të ndodh.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse, nuk është i prerë në këtë qëndrim, deputeti nga pakica serbe, mendon se me bojkotin e punës së institucioneve, ata po humbin, raporton Klan Kosova

Deputeti pakicave serbe mendon se me bojkotin e institucioneve, ata po humbin.

“Puna në Kuvend për ne serbët është shumë e rëndësishme sepse aty miratohen Ligje dhe Rezoluta të tjera. Ne nëse jemi larg Kuvendit mund të jemi larg zgjedhjeve të çështjeve komplekse. Nuk mund të mohoj as pohoj kthimin, do kemi ende diskutime, por s’ka vendim”, thotë ai.

AI thotë se janë të gatshëm për dialog me Isa Mustafën por që asnjëherë nuk morën ndonjë ftesë zyrtare.