Bojan Mitiq

Deputeti i Listës Serbe thotë se arrestimi i Thaqit ka një prapavijë tjetër

Deputeti i Kuvendit të Kosovë nga Lista Serbe, Bojan Mitiq, që është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se nuk është në dijeni se për çfarë arsye ka ndodhur arrestimi i Thaqit, meqë, sipas tij, akoma nuk ka ndonjë informatë zyrtare.

Periskopi.com Lajme

Por, vlerëson se arrestimi i tij ka një prapavijë, raporton Periskopi.

“Ky arrestim ka një prapavijë tjetër, sepse Thaqi shumë herë ka kaluar në territorin e Serbisë dhe nuk është arrestuar. Shtrohet pyetja pse është arrestuar në këtë moment dhe në të gjitha këto pyetje duhet të përgjigjet dikush tjetër dhe të shohim pastaj se çfarë konkretisht mund të ndërmerret”, thotë Mitiq./ Periskopi