Blerta Deliu dhe Bardhyl Meta pëlqejnë dhunën që shpreh drejtori i RTK-së ndaj punëtorëve

Dikur moderatore në RTK, hyri prej aty në PDK, u bë deputete, e në këtë post pëlqen fjalorin e dhunshëm të drejtorit të RTK-së, ish kolegut të saj të dikurshëm, Mentor Shalës.

Periskopi.com Lajme

Kështu Blerta Deliu-Kodra pa asnjë hezitim, edhe pse deputete ka pëlqyer statusin e Mentor Shalës, i cili kishte dhënë kërcënime për punëtorët që shprehin pakënaqësi.

E atë që e ka pëlqyer deputetja, Sindikata e Pavarur e RTK-së e ka quajtur kërcënim për vrasje,

Madje kryetari i kësaj sindikate, Fadil Hoxha ka bërë të ditur se nesër, e premte do e paraqesin rastin në Polici.

Punëtorët e RTK-së: Mentor Shala na kërcënoi me vrasje, nesër e paraqesim në polici

 

Pikërisht, Deliu-Kodra, nuk ka një vit që ka punësuar vëllanë në RTK. Ai është zyrtar i prokurimit në këtë televizion, raporton Periskopi

Ajo është e martuar me biznismenin Sabit Kodra i cili njihet se është i lidhur me strukturat e PDK-së.

Por, jo vetëm Deliu-Kodra. Dhunën që ka shprehur Shala e ka pëlqyer edhe deputeti Bardhyl Meta.

Ai aktualisht është duke vuajtur nga një sëmundje dhe ndodhet për shërim.

E ka gjetur kohë që të përkrahë Shalën në dhunën e tij.

Nuk duhet harruar se për shërimin e Metës, Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 35 mijë euro, para këto për të cilat ai vet ka bërë kërkesë.

 

fdgdfgd

 

dfgfdgd

/ Periskopi

Mentor Shala me fjalor banditesk, kërcënon punëtorët e RTK-së dhe linçon mediat tjera

 

/ Periskopi

 

 

Reklamë
Reklamë

Edhe Xhavit Haliti thotë se Blerta Deliut nuk iu ofrua posti i ministres

Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarisht nuk ia ka ofruar postin e ministres së Integrimeve Evropiane, deputetes Blerta Deliu-Kodra.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavi Halitit për lajmi.net. Emri i deputetes Deliu-Kodra është përfolur në media si kandidate për t’u emëruar në dikasterin e integrimeve.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as deputetja nga Drenica, e cila madje është shprehur se ka refuzuar këtë post, pasi sipas saj, vendi shumë shpejtë do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por, Xhavit Haliti njeriu i dytë në PDK, pas Kadri Veselit, ka thënë se në mbledhjet e kryesisë ku ai ka marr pjesë, Blerta Deliut nuk i është ofruar posti i  ministres së Integrimeve.

“Blerta Deliut nuk iu ka ofruar posti i ministres, sepse në kryesi të partisë nuk është propozuar një gjë e tillë, përveç nëse është thënë në ndonjë mbledhje që unë s’kam qenë”, ka thënë Haliti.

Ministria e Integrimeve Evropiane tash e disa muaj ka mbetur pa ministër dhe zëvendësministër, pasi ministri Bekim Çollaku e zëvendësi i tij, Ramadan Ilazi kanë dhënë dorëheqje.

 

 

Reklamë
Reklamë

Deliu-Kodra e gatshme t’i dërgoj koleget e saj para gjykatës, kërkon dënim për to

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se në dhjetor do të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Gjykata Themelore na ka ftuar që të jemi dëshmitare në lidhje me gazin lotsjellës, unë për shkak të obligimeve shëndetësore dhe familjare që mos të shkojë, gjithsesi do të shkojë në dhjetor”, ka thënë Deliu-Kodra në “Interaktiv” të KTV-së.

Ajo thotë se secili që ka hedhur gaz, duhet të marrë dënimin e merituar.

Ne kemi dhënë një deklaratë kur ka ndodhur rrëmuja në Kuvend. Secili që ka hedhur gaz brenda Kuvendit, të marrë dënimin e merituar.

Reklamë
Reklamë