Afrona Dika

Afrona me kërkesë të veçantë për krishtlindje! (Foto)

Bukuroshja e njohur, Afrona Dika, lirisht mund të themi se është një ndër femrat më aktive në rrjete sociale.

Periskopi.com Limonada

Profili i saj ka kohë që është shndërruar në një Blog, teksa po shërben si model inspirimi për shumë kë.

E tashmë kur jemi në prag të festave dhuratat e shumta për një Blogere mjaft të njohur natyrisht se nuk do të mungojnë.

Edhe pse disa ditë para krishtlindjeve Afrona duket ta ketë zgjedhur dhuratën për veten e saj e cila është një çantë e markës së njohur Chanel modeli Boy.

Çanta në fjalë kap një çmim super të lartë në treg teksa nuk dihet ende nëse ajo e ka marrë këtë “dhuratë” pasi sipas mbishkrimit ajo tregoi se mezi po pret ta marrë atë.

afrona_1480974796-9369401

blero-1

Blero nuk di të shkruaj

Periskopi.com Limonada

Diçka aspak e këndshme i ka ndodhur Bleros në aeroportin e Suedisë.

Në Kosovë një problem i tillë edhe mund të mendohet por në Suedi assesi.

Në aeroport është ndalur rryma dhe sigurisht kjo ka qenë një befasi aspak e këndshme për këngëtarin i cili ishte nisur nga Suedia për në Kosovë.

Mirëpo, ajo që bie në sy, në postimin e Bleros, është se nuk ka ditur të shkruaj korrekt as emrin e shtetit të tij. “… a jom ne Kosov a ne Suedi??”, ka shkruar Blero.

blero aeroporte

blero

Blero se ka harruar akoma Teutën?! Kjo foto flet jo pak!

Periskopi.com Limonada

Përderisa akoma interesi vazhdon të jetë tek ndarja më e freskët, ajo me Afronën, detaje të reja po dalin në pah edhe për relacionin e këngëtarit Blero me aktoren Teuta Krasniqi.

Kjo e fundit në dokumentarin ‘E vërteta e fshehur e yjeve’ pak ditë më parë deklaroi se me gjithë gjërat e provuara, nuk ka shkuar më relacioni, por Blero megjithëse të përmbyllur, duket se nuk është përpjekur ta lë pas krahëve komplet këtë kaptinë.

Në një prej fotove të siguruara nga Prive.al, shihet qartazi se në banesën e këngëtarit vazhdon akoma të jetë e varur në mur fotoja e portretit familjar të dikurshëm kur vajza ishte e vogël.

Ndryshe nga Blero, gjurmë të së kaluarës bashkë nuk ka më të dokumentuara si fotografi tek banesa e aktores.

Fotot e vajzës vetëm dhe bashkë me nënën dominojnë në shumicën dërmuese duke qenë të vetmet që mund të hasen. /Prive.al

151515