Përplasja e radhës, Stavileci – Gecaj

Periskopi.com Lajme

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zhvilluar një debat të ashpër lidhur me arsyet që kanë çuar deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Ministri në ikje Stavileci ka akuzuar LDK-në se nuk ka arritur që të bindë deputetët e vet për votimin e marrëveshjes së demarkacionit, duke bllokuar liberalizimin e vizave, por Gecaj ka thënë se kanë qenë katër deputetë të GP të PDK-së që kanë qenë kundër kësaj marrëveshje.

Përplasje mes të dyve, u zhvillua në RTV Dukagjini.

Bajram Gecaj ka thënë se partia e tij nuk i frikësohet zgjedhjeve, porse ka shprehur indinjatën me mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e PDK-së për të mos përkrahur mocionet ndaj Qeverisë.

Por, Stavileci i është kundërpërgjigjur atij se marrëveshja në fjalë është shkelur edhe në pika tjera, përveç asaj që të mos përkrahen mocionet ndaj qeverisë.

Sipas Stavilecit, marrëveshja është shkelur edhe me ndarjen e buxhetit dhe në raste të tjera.

Për më tepër, Stavileci ka thënë se ka qenë vetë LDK që në vitin 2014 kishte tradhtuar partnerët e bllokut VLAN.

Reklamë
Reklamë

Ja çfarë dhurate mori sot Blerand Stavileci (Foto)

Blerand Stavileci ka nisur sot ditën në mënyrë të veçantë.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, ka pranuar një dhuratë që në mëngjes, shkruan Indeksonline.

Ai ka marrë një gurë nga minatorët, gjatë një takimi që ka zhvilluar në orët e këtij mëngjesi.

“Si më bukur se sa ta nisësh ditën me një dhuratë kaq të çmueshme nga minatorët? Misioni i punës vazhdon…”, ka shkruar ai./Indeksonline/

 

Reklamë
Reklamë

Ramiz Lladrovci fillon rrugëtim për të mbledhur vota, mbështetet nga Blerand Stavileci

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovic ka filluar fushatën shumë herët.

Periskopi.com Lajme

Sot ai ka vizituar Qendrën Zejtare në Drenas për të cilën tha se do të jetë prioritet i tij, e bashkë me të ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, raporton Periskopi

“Çështjet e ngritura nga ju do të jenë çështje me prioritet, ngase kjo qendër është bazë e ekzistencës së shumë familjeve dhe duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Gjelbërimi, ujërat e zeza, parkingu, siguria, ndriçimi dhe nevojat emergjente që ka kjo qendër, do të jenë në agjendën time dhe ndër hapat e parë që do t’i ndërmarr” u ka thënë Lladrovci punëtorëve të qendrës Zejtare në Drenas, në takimin konsultativ me ta. / Periskopi

lladrovci-3 lladrovci-5 lladrovci-1 lladrovci-8 lladrovci-6 lladrovci-7

Reklamë
Reklamë

Kuçi – Stavilecit: Keni probleme të brendshme në pozitë, mos na ngarkoni me to

Ministri, Blerand Stavileci duke debatuar mbi një pajtim të mundshëm politik mbi procesin e demarkacionit me Malin e Zi theksoi se ky proces nuk është më vetëm çështje pozitë e opozitë.

Periskopi.com Lajme

“Nuk është çështje opozitë e pozitë. Është çështje që shqetëson edhe qytetarët ditë për ditë”, ka thënë Stavileci, transmeton Koha.net.

Mirëpo, në anën tjetër të tij sekretari i AAK-së i kujtoi Stavilecit se pozita ka probleme të brendshme dhe me to po e ngarkojnë edhe opozitën e qytetarët.

“Edhe një herë po ju them, e patët rastin që edhe përmes Kuvendit në seancë të rregullt të shkarkoheni prej situatës. Keni edhe probleme tjera që nuk po i dini me zgjedh dhe po na ngarkoni edhe neve, edhe qytetarëve”, ka thënë Kuçi drejtuar Stavilecit.

“Sot u detyruam të thërrasim një seancë për të ruajtur vlerat tona, identitetin tonë. Kjo do të na kushtoj shumë”, përfundoi Kuçi.

Reklamë
Reklamë

Blerand Stavileci mesazh prekës për babanë e ndjerë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebok ka përkujtuar babanë e tij, profesorin universitar i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Periskopi.com Lajme

“Si TI babë deri në takimin tonë të ardhshëm.Punëtor, i drejtë, i ndershëm, i sinqertë, i saktë, i organizuar dhe pedant. Natyrisht gjithmonë pa gabime gjuhësore, as në të folur as në të shkruar”.

“Me interesim e dashuri për Prishtinën e Juventusin. Mami, Linda e Donika janë obligim i imi. Të betohem!”, ka shkruar ai.

Reklamë
Reklamë

Ky është amaneti që Masar Stavileci ia la të birit, Blerand Stavilecit

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Vdes akademik Mastar Stavileci

Profesori universitar Masat Stavileci ka ndërruar jetë.

Periskopi.com Lajme

Masar Stavileci ka botuar një numër të konsiderueshëm vështrimesh, kritikash e studimesh letrare në gazeta e revista të specializuara në Kosovë, në Shqipëri, në Francë, në Angli, si dhe në disa nga republikat e ish-Jugosllavisë.

Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume, sesione dhe projekte shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Është marrë dhe me përkthime letrare nga gjuhët e huaja në shqip. Ka bërë përkthimin e romanit “Neveria” të filozofit dhe të shkrimtarit të madh francez Zh.P. Sartre.

Profesori është edhe babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Reklamë
Reklamë

Stavileci: Kjo është zgjidhja më e mirë për Trepçën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se është bërë zgjidhja më e mirë për Trepçën, ku u miratua mbrëmë Ligji për këtë ndërmarrje nga Kuvendi i Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Lexojeni të plotë reagimin e Stavilecit:

Trepça, Kosova e Re…

Drejtpërdrejt nga horizonti i X-të, që pas 17 vitesh pritje të bëhet zgjidhje. Pra, çështja e Trepçës u zgjidh në mënyrën dhe me formulën më të mirë të mundshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti për punëtorët e saj dhe familjet e tyre, si dhe për komunitetin atje.

Dalëngadalë, por shumë sigurtë, gjërat e mëdha po bëhen. Njëjtë, pas 17 vitesh, nga një horizont tjetër, tash mbitokësor, përtej oqeanit dhe mijëra kilometra larg vendlindjes, po zgjidhet edhe një çështje po kaq e rëndësishme për sigurinë energjetike dhe transformimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë.

Ndjenjë e jashtëzakonshme të hapësh sytë herët në mëngjes dhe të shohësh e lexosh lajme, analiza e komente të mira për suksesin e arritur me punën e bërë. Mos të harrojmë, pas 17 vitesh!

Fjalët janë të tepërta, kur puna flet më së shumti. E kur ajo është e drejtë, e ndershme dhe e sinqertë, flet edhe më shumë.

Ora 05:21, drejtpërdrejt nga horizonti i I-rë, me shumë mall e krenari për atë njeri të cilit ia atribuoj sukseset e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes.

 

Reklamë
Reklamë

Stavileci e quan sukses ligjin e “Trepçës”, të cilin ia dedikon babait të tij

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci thotë se me Ligjin e ri të "Trepçës" do të mbrohet pasuria mbitokësore e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, një e drejtë e tillë do gëzohet me aksionarë Qeverinë dhe punëtorët.

Ai vlerëson se ka bërë punë të madhe, të drejtë, të ndershme dhe të sinqertë. Madje gjithë këtë sukses ai i dedikon babait të tij, akademik Masar Stavilecit.

“Kjo formulë e aplikuar me bazë të fortë te parimet e qeverisjes korporative i hap rrugë zhvillimit të Trepçës, investimeve të reja, e sidomos atyre private, me qëllim të ngritjes së vlerës së aseteve dhe avancimit të kapitalit tekniko teknologjik, në dobi të prosperitetit të saj ekonomik dhe mirëqenies së punëtorëve e komunitetit”, thotë ai. Periskopi

 

Reklamë
Reklamë