bleona

Bleona provokon, ja si ia ‘grisin’ rrobat (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar në Instagram një foto ku përgatitet për setin fotografik të radhës.

Periskopi.com Limonada

Siç shohim edhe nga kjo foto seti duket mjaft provokues dhe diçka e tillë vihet re nga veshja e Qeretit të cilën stilistët po ja “grisin” edhe më shumë me gërshërë./Gazeta Express/

Bleona ‘kërcënon’ Pacollin: Do të nxjerr në libër marrëdhënien tonë

Bleona Qereti duket se është prekur nga fjalët e biznesmenit të njohur nga Kosova, Behxhet Bacolli.

Periskopi.com Lajme

Qereti i ka drejtuar një letër të hapur biznesmenit dhe politikanit pasi Pacolli i ftuar në programet televizive në Kosovë, ka ironizuar urimin e Bleonës për Trump, duke u shprehur se urimi i këngëtares, ashtu si edhe ai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk kanë kurrfarë ndikimi tek Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E zhgënjyer nga këto fjalë të mikut të saj të dikurshëm, Bleona zbulon se urimin e ka nisur në privat pikërisht për të mos e përdorur, dhe s’e përgjigja nga ana e njerëzve të afërt të Trump ka qenë e menjëhershme dhe plot dashamirësi.

Ja çfarë shkruan Bleona:

I dashur miku im Behgjet!

Jam realisht e zhgënjyer që ti, një njeri nga i cili unë kam mësuar si të sillem me liderët botërore, një njeri për të cilin RESPEKT është fjala që ka karakterizuar marrëdhënien tonë prej shumë vitesh, ke rënë në vorbullën e thashethemeve e të injornacës dhe je tashmë pjesë e tyre!!! Është e drejta ime fillimisht si qytetare amerikane, artiste dhe më pas si mike e zotit TRUMP, t’i dërgoj një mesazh urimi në një moment historik si ky që ka çuar peshë botën! Ndryshimi i vetëm është që unë nuk i kam dërguar letër të hapur si çdo artist tjetër që ka qenë i gëzuar për këtë fakt, por i kam dërguar SMS, të njëjtën gjë që kam bërë dhe me ty kur je bërë President!

Nuk po bie në nivelin nga i cili po operon ti kohët e fundit, dhe të të permend emrin lart e poshtë nëpër emisione që gjenerojnë tituj “flluska sapuni”, dhe po mos të të njihja personalisht, të mos shikoja më larg sesa injoranca dhe xhelozia e njerëzve të vegjël, dhe po të kisha qenë prezente (në më shumë se sa një rast) kur ti ke bërë takime me liderë botërorë, do të thoja që: Njerëzit si ti kur bëjnë statuse të tilla nëpër emisione, fillimisht nisen nga vetja sepse ata janë vetë mashtrues!!! Thonë kanë “marrëdhënie të afërta” dhe “numra celulari” të liderve botërorë, kur realiteti është krejt ndryshe: Këta liderë, as i njohin e as i dinë se kush janë këta njerëz, thjesht ata kanë qenë në të njëjten dhomë me ta! KAQ.

Por unë të njoh nga afër dhe e di që ti si Behgjet je më i mirë se kaq! Qëndron shumë më lart se sa inferioriteti ballkanik prandaj MOS U BEJ PJESE E TIJ!!! Nuk është etike nga ana ime të nxjerr SMS të miqve të mi nëpër gazeta por meqë ka ardhur puna deri këtu midis meje e teje, që të komunikojmë nëpërmjet televizionit e mediave sociale, në shkëmbim të një KËRKIMI FALJEJE PUBLIKE nga ana jote, me poshtë është një ‘screenshot’ i ‘e-mail’-it që kam marrë 33 minuta mbas rezultatit të zgjedhjeve nga një prej njerëzve më të afërt të zotit TRUMP. Unë kam aq klas sa mesazhet dhe marrëdhëniet personale të mos i bëj pazar gazetash, por nëse ti dëshiron atëherë PATJETER marrëdhënia jonë do të jete pjesë e librit tim që do të dalë së shpejti në treg!

Te përqafoj nga larg/ PANORAMA