matuidi

Juventus 27 milionë për Matuidi

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Serie A, Juventus ka dërguar ofertë zyrtare prej 22 milionë plus 5 milionë euro shtesë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio.

Largimi i Paul Pogba drejt Manchester United ka lënë një zbrazëtirë jo të vogël në formacionin e bardhezinjve dhe transferimi i Matuidi shihet si zgjidhja e duhur e këtij problemi.

Megjithatë, klubi parisien kërkon 30 milionë euro për lojtarin në fjalë. /Periskopi.com