plaçkitet BKT

Sërish plaçkitet Banka Kombëtare Tregtare në Prishtinë

Para dy orësh hajnat kanë plaçkitur një filial të Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Metro edhe zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se grabitja është kryer rreth orës 16:00 në filialen e një banke në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke mos dhënë detaje tjera.

“Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:00. Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës dhe tani për tani nuk mund të japim detaje shtesë”, tha Ahmeti.

Gazetametro ka realizuar disa fotografi para kësaj filiale ku shihet se Policia ka vendosur shiritat dhe është duke kryer hetimet. Në vendin e ngjarjes janë edhe ekipi i Forenzikës.

Plackitet BKT 2-25